Një prind nga Peja ka arritur të ndalë djalin e tij të shkojë në luftën e Sirisë. Ai e ka bindur të kthehet nga Turqia kur ai gati se ishte bindur t’u bashkohej organizatave terroriste ISIS ose AL-Nusra. Në një rrëfim për Express, Ramadan H. tregon se si arriti ta bind djalin të mos u bashkohet grupeve terroriste në Siri, derisa iu bën thirrje institucioneve të Kosovës t’i kontrollojnë hoxhallarët të cilët ua kanë shpërlarë trurin të rinjve për ‘luftën e shenjtë’.