Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:NË DITËLINDJEN TËNDE O JUSUF GËRVALLA

Shko poshtë

AGIM GASHI:NË DITËLINDJEN TËNDE O JUSUF GËRVALLA Empty AGIM GASHI:NË DITËLINDJEN TËNDE O JUSUF GËRVALLA

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 01, 2014 8:33 pm

AGIM GASHI:NË DITËLINDJEN TËNDE O JUSUF GËRVALLA Jusuf_gervalla

AGIM GASHI
 
NË DITËLINDJEN TËNDE O JUSUF GËRVALLA
 
Jusuf, i mbushe gjashtdhjetenëntë vite sot
Ti Hero nuk harrohesh për jetë e mot,
Gjithmonë më i gjallë, edhe në vorr je ti
Se sa ata që shkrepen plumba në tradhëti
Mbi Bardhoshin, Kadriun e mbi atdheun-Ty.
 
Gjashtdhjetenëntë vite një popull jeton me Ty,
Gjashtdhjetenëntë vite Suzana plaket me Ty,
Gjashtdhjetenëntë vite akoma vrasësi nuk u denu
Vetë e ke thënë o Jusuf burri, o Jusuf o djal
Mos u zbuloftë kurr krimineli, nëse është shqiptar.
 
Po të ishe gjallë, ndryshe do të ishte Kosova,
Do të ishte gjallë, edhe miku yt Ibrahim Rugova,
Nuk do ta helmonin, Ti sdo të kishe lejuar,
Deri tani tokat shqiptare do të ishin bashkuar,
Nuk do të ishim kështu, nga Zoti keq të mallkuar.
 
Përmendoret tua janë kujtim kosove,
Çdo gjë i fale atdheut, aq sa jetove,
Edhe i vrarë o vlla, më shumë dhurove ti,
Të gjallët e vdekur, sot po bëjnë tradhëti,
Vjedhin Kosovën, vjedhin Iliriden, vjedhin Shqipëri.
 
Me këngë, punë e vllëzërim kombëtar,
Nderohet çdo Hero, rrezet u shkreptinë mbi varr,
Çohu Jusuf Gërvalla, sot bekoje atdheun,
Gëzoje Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën edhe Skënderbeun,
Çohu i dashur për atdhe, me plagët tua trofe.
 
Në vitet e shtatëdhjeta, Kosovës bashkë i kenduam,
Radio Prishtina, ishte vendi kun ne u takuam,
Rrugët e jetës e të atdheut, para na përlanë,
Që nga atëherë më kurr nuk u pamë
Por me këngë e me vargje o vlla, të mbaja pranë.
 
Zgjohu sot mbi qiellin e Arbërit, ngreje një gotë Ti,
Të zgjohen dëshmorët, rrokuni në valle për liri,
Për një vetëdijësim kombëtar, në përgjithësi,
Për trojet tona, për Kosovë, për Nënën Shqipëri,
Kthehu te Nëna Ajshe, atje sot ka më shumë ngrohtësi.
 
01.10.2014

Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi