Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:A DËGJON JUSUF GËRVALLA

Shko poshtë

AGIM GASHI:A DËGJON JUSUF GËRVALLA Empty AGIM GASHI:A DËGJON JUSUF GËRVALLA

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 16, 2015 10:38 pm

AGIM GASHI


A DËGJON JUSUF GËRVALLA
AGIM GASHI:A DËGJON JUSUF GËRVALLA 10868157_10152652786979077_2104456469783644521_n

A dëgjon Jusuf Gërvalla
O trimi i kombit tonë, 
Ti dergoj këto pak vargje
Dikush te varri të ti lexonë.


Ja besoj unë vjzes sate
Në rrugën tënde që mirë shkon,
Po ta kryen amanetin
Popullin nga gjumi do ta zgjon.

Ti kur re n´alltar t´atdheut,
Me ata plumba të tradhëtisë, 
Atëherë, sot edhe gjithmonë
Do t´jeshë simboli i lirisë.

Vepra jote bashkë me këngën
Do t´jetojnë sa të rron atdheu, 
Krenar me Ty e mbarë familja
Populli, dëshmorët e Skënderbeu.

Flej n´qetësi n´tokë të Dukagjinit
Ma vlla Bardhoshin që e mban në gji, 
Vijnë Rugova e Adem Jashari,
Ti sherojnë plagët Ty.


Nëna Ajshe vjen buzë n´gaz
N´thellsi t´varrit u sjellë dritë,
Me lotët e saja ua lane plagët
Edhe ballin ua flladitë.

Do t´sherohen kur është mirë atdheu
Kur bashkohet toka shqiptare, 
Ju dëshmorë jeni liria
Jetoni n´zemra djaloshare.

Mbi varrin tëndin të lexohen
Këto vargje mërgimtare, 
O Jusuf simbol lirie
O Jusuf krenari kombëtare.

16.01.15
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi