Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:KTHEHUNI NË ATDHE SE NUK HAHET SILLA E BAJRAMIT ME GJAK E ME KRIM

Shko poshtë

AGIM GASHI:KTHEHUNI NË ATDHE SE NUK HAHET SILLA E BAJRAMIT ME GJAK E ME KRIM Empty AGIM GASHI:KTHEHUNI NË ATDHE SE NUK HAHET SILLA E BAJRAMIT ME GJAK E ME KRIM

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 03, 2014 9:47 pm

AGIM GASHI


KTHEHUNI NË ATDHE SE NUK HAHET SILLA E BAJRAMIT ME GJAK E ME KRIM

AGIM GASHI:KTHEHUNI NË ATDHE SE NUK HAHET SILLA E BAJRAMIT ME GJAK E ME KRIM Islamic-jihad22
 
Sa e sa foto vien nga tokat e Shamit ku duken shqiptar me fëmijë, me gra të mbuluara e të armatosur, fëmijë me kallasha pranë.  Vinë foto e filmime nga makabret e kohes së sotme, ku shqiptarët kryejnë punën e kasapit në njerz. Foto, këto që sjellin fatekeqesi familjes se tyre , shoqerise shqiptare dhe kombit në përgjithësi.
Mbi 110 persona shqiptar, burra, gra e fëmijë, që u gjurmuan me emra, fotografi dhe adresë, mbeten të vrarë në ato fronte lufte. Këta janë nga Kosova e Maqedonia por më shumë ka nga Kosova.
Lënja e atdheut në duart e huaja dhe mosfunksionimi i instuticioneve tona, u la fushë të lirë të sulen tradhëtarët e profiteret e lftrave, që për synim kanë vetëm paranë. Ata ia arriten që ta bëjnë degjenerimin e rinisë sonë, që dikur nuk prente koka të huaja t´pafajshme, por ju suleshin tankseve serbe me gjoksa e me trupa të tyre.
Unë nuk e di çfarë lezeti kanë lutjet te Guri i Çabes, kur pak kilometra përtej tyre, derdhet gjaku dhe në çdo minut vritet  dhe pritet nga një kokë njeriu.
Disa po më sulmojnë se gjoja unë kenkam përqarës, islamofob, e deri te fjalët më të ndyta denigruese. Po mirë more njerz, a ma islamofob qenkam unë që e besoj Zotin një, që urrej vrasjet, që dëshiroj paqë për njerzimin, që njerzit tanë, djem e vajza të reja,  ta gëzojnë jeten pranë familjeve të veta, pranë fëmijve, miqëve, në atdheun e tyre duke folë e këndur shqip, apo ju që po ua fshini rinisë sonë trurin, po i shitni me para si mercenr për përfitimet e juaja personale, duke i gënjye se gjoja kështu ka thënë Allahu e Kurani.
Asnjë liber fetar, asnjë normë fetare e njerzore, nuk thotë me shkue në dhenat tjera e me vra njerz të pafajshëm. Ato masakra janë krime që denohen nga Zoti gjithmonë. Asnjë, ju të mashtruar, e ju që po mashtroni, ju që keni vra fëmijë e gra, burra, pleq e plaka të pafajshme, nuk do ti shpëtoni denimit nga Zoti.
 
Sonte është natë e Kurban Bajramit.Ju atje nuk e dini as çka është kjo festë.
Kurban Bajrami - Eid-al-Ad-ha (Ad-ha Eid) është festë fetare Islame gjatë ditëve të të cilit myslimanët të cilët kane mundësi financiare flijojnë kafshë në emër të Allahut dhe një pjesë nga mishi i tyre ua dhurojnë të varfërve.Ejani pra ju të eturit për gjak, prejeni nga një kafshë, shfryhuni, por mos vritni njerz se ia moret fytyren familjes, shoqrisë dhe atdheut.
Ejani e mos u vritni kot për asgjë.Ejani se ju kanë mashtrue. Kurban Bajrami ka hijeshinë e tij në tokën tuaj,  sepse flitet e këndohet shqip.
Kthehuni e mos i leni nënat e juaja duke derdhë lotë edhe ditën e Bajramit pranë gurit të oxhakut, ku çdo ditë pret lajmin e vdekjes sate.
Kthehuni në atdheun e juaj e mos u bëni kriminel për hatrin e tradhëtarëve të atdheut tonë.
Kosova ka nevoj për çdo shqiptar!
 
 
03.10.14

Düren


AGIM GASHI:KTHEHUNI NË ATDHE SE NUK HAHET SILLA E BAJRAMIT ME GJAK E ME KRIM 10665863_1544500685779869_739162202302913207_n

Shqiptari me gruan në frontet e Shamit
AGIM GASHI:KTHEHUNI NË ATDHE SE NUK HAHET SILLA E BAJRAMIT ME GJAK E ME KRIM 10616502_1544503759112895_1936646081168767947_n
Shqiptari me të birin e tij


AGIM GASHI:KTHEHUNI NË ATDHE SE NUK HAHET SILLA E BAJRAMIT ME GJAK E ME KRIM 74%2B2AGIM GASHI:KTHEHUNI NË ATDHE SE NUK HAHET SILLA E BAJRAMIT ME GJAK E ME KRIM Behead_4-viAGIM GASHI:KTHEHUNI NË ATDHE SE NUK HAHET SILLA E BAJRAMIT ME GJAK E ME KRIM Victim-of-Jihad


AGIM GASHI:KTHEHUNI NË ATDHE SE NUK HAHET SILLA E BAJRAMIT ME GJAK E ME KRIM Boston%2BMarathon%2BJihad%2B1AGIM GASHI:KTHEHUNI NË ATDHE SE NUK HAHET SILLA E BAJRAMIT ME GJAK E ME KRIM 1288352966-masked-islamic-jihad-fighters-parade-through-gaza_489828

AGIM GASHI:KTHEHUNI NË ATDHE SE NUK HAHET SILLA E BAJRAMIT ME GJAK E ME KRIM Jihad-muslim-protesters_egyptindependent_130125-articleAGIM GASHI:KTHEHUNI NË ATDHE SE NUK HAHET SILLA E BAJRAMIT ME GJAK E ME KRIM Jihad
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi