Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:MIRËMENGJES ATDHE!

Shko poshtë

AGIM GASHI:MIRËMENGJES ATDHE! Empty AGIM GASHI:MIRËMENGJES ATDHE!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 03, 2015 2:19 pm

AGIM GASHI

MIRËMENGJES ATDHE!

AGIM GASHI:MIRËMENGJES ATDHE! 10922646_10152687253379077_2695870688202678158_n
I
Sot po ngrysesh përsëri i paksuar
Bijtë e bijat tua po ikun nga Ti
Peng na e lënë vajin
Lotin e derdhur n´përqafime
O Zot 
Pse ngrysje të zeza në liri


Stacionet e autobusëve tanë
U bënë vende ndarjesh të dhimbshme
Qan fëmiu me dënesë
N´përqafimin e gjyes don të vdesë
Pse vrajmë veten o njeri


U mbushen shtallat e Hungrisë
Aty ku mbanin derrat ma parë
Sot të mbushur shqiptar
Fëmijë djem e vasha
Ndihmom o atdhe se plasa


Në acaret e kufijve 
Merdhihen sot burrat e gratë
Përmendore për atdhe
Të vdekurit e gjallë 
Atdheun dhe popullin na e vranë


II
Oj Kosovë moj e bukura e dheut
Ti moj toka e Skënderbeut
Smunden me të zbrazë mbret e krajli
Po të zbrazin karaxhozë të zi
Kriminelë edhe mafi
Nënat me të zezat shamia
Kosovë të mbuloi mordja e zia


Rrafsh pesë shekuj t´masakroi Turqia
Të ra pastaj shtrigë Serbia
Të vrau në ara e në derë
T´u e të ndjekë e t´u e t´therrë
Ndër zakont t´u e t´dhnue
Motra e vasha t´u ti dhunue
Kurr moj kurr nuk u nënshtrove
Pse kështu sot u dorzove


Si na erdhi kjo kohë mallkimi
Vetë me vra e vetë me vjedhë
Këtë të shtrenjëtin atdhe
Sot kopila e kopilica
Sikur thoshte Faik Konica
Më i madhi armik ndër ne
Vetë shqiptarët për atdhe


III
Loti e vaji kaploi atdheun përsëri
Damarët po i thahen se rinia i ik
Ata që na i shkaktuan këto plagë
Kurrë mos e pafshin të bardhen dritë


03.02.15
Düren

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI:MIRËMENGJES ATDHE! Empty Re: AGIM GASHI:MIRËMENGJES ATDHE!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 03, 2015 2:28 pm

AGIM GASHI:MIRËMENGJES ATDHE! Largea_98150d95-0aa3-41dc-b631-562afb92cf61_mw1024_s_n1422959147
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi