Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - HASHIMI E ISA

Shko poshtë

AGIM GASHI - HASHIMI E ISA Empty AGIM GASHI - HASHIMI E ISA

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 20, 2016 10:05 pm

AGIM GASHI - HASHIMI E ISA 13015238_10153610521454077_6579107284690811180_n

AGIM GASHI

HASHIMI E ISA

Zotni Hashimi e Zotni Mustafa
Po i njofin t´rejat po i njofin plakat, 
Kudo që shkojnë bashkë, si Xhara e Xhura
Ndersa nji plak tha, këta nuk janë burra.


Po çfarë burrnije ka or´ djal te Hashimi?
Ma zotni ashtë dhe duket, Miki Maus Mini, 
Njani Kryeminister, tjetri Kryetar, 
Janë dashunu n´poste, paskan mbetë beqar.

O i „lumi“ Kryeminister e i „lumi“ Kryetar
Me kravta t´shtrejta, shtetit si del çar, 
Bandë në Parlament e bandë në Qeveri
Mjera ti e mjera oj loke Dardani.

E keni rrokë gjykaten edhe policitë, 
E keni rrokë „ushtrinë“ dhe krejt ministritë, 
Vetëm varnjaku shkon sallamadi
Po bahen tri ditë, bukë nuk ka për fmi.

Hajt grahni Isat, grahni ju Hashima, 
Me ushtri e polici, shumë po baheni trima,
E pat thanë Migjeni: „Ky shekull orë e çast ndrrohet“, 
„Të mdhejtë binë poshtë, e të vegjlit qohen“!

20.04.16
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi