Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Demaçi: “Pankarta” e trojeve shqiptare, vepër e vetë serbëve

Shko poshtë

Adem Demaçi: “Pankarta” e trojeve shqiptare, vepër e vetë serbëve Empty Adem Demaçi: “Pankarta” e trojeve shqiptare, vepër e vetë serbëve

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 16, 2014 5:55 pm

Adem Demaçi: “Pankarta” e trojeve shqiptare, vepër e vetë serbëve
Adem Demaçi: “Pankarta” e trojeve shqiptare, vepër e vetë serbëve Largea_adem-demaci-151413465893
Veprimtari Adem Demaçi ka theksuar se pankarta me hartën e trojeve shqiptare që fluturoi mbi stadiumin e Partizanit në Beograd është vepër e vetë serbëve.
Deklaratat e presidentit serb, Tomisllav Nikolic se Shqipëria kurrë nuk do të bëhet shtet normal,Demaçi i ka quajtur çetnike. Duke folur për ndeshjen e zhvilluar ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, Demaçi tha se pankarta me hartën e trojeve shqiptare, është vepër e vetë Serbisë.
“Kjo është një përpjekje e Serbisë për ta kthyer situatën në favor të saj dhe për t’i përlyer shqiptarët, për t’i njollosur shqiptarët. Vetëm Serbia ka mundur të bëjë këtë punë, kurrkush tjetër”, ka thënë Demaçi.
Demaçi ka theksuar se kryeministri shqiptar, Edi Rama nuk duhet ta anuloj vizitën e tij të paralajmëruar në Tiranë. Ai thekson se edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga duhet të shkoj me 1 nëntor në Beograd.
“Ajo duhet të shkoj atje dhe duhet ta flas të vërtetën. Duhet të ju thotë serbëve se ju jeni luftënxitës. Ju jeni paqeprishës. Ju nuk dëshironi të bashkëpunoni me popujt tjerë. Mos e shitni edhe më tutje hegjemonizmin tuaj. Sepse ata janë mësuar ta shesin hegjemonizmin, por më nuk po ju shkon andaj po bëjnë edhe provokime të tilla si rasti në ndeshjen e futbollit”, ka deklaruar Demaçi poër Radio Dukagjinin.
Demaçi nuk ka dashur të komentoj shumë situatën politike në Kosovë duke thënë se situata e krijuar nuk mund të zgjidhet me një formulë por sipas tij ndërhyrja e ndërkombëtarëve është shumë e nevojshme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi