Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - LETER BLLOKUT

Shko poshtë

AGIM GASHI - LETER BLLOKUT Empty AGIM GASHI - LETER BLLOKUT

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 18, 2014 12:43 am

AGIM GASHI

LETER BLLOKUT

AGIM GASHI - LETER BLLOKUT 10815316_828098897251131_799225184_o


I dashur BLLOK!
Ka afer gjashtë muaj që na mundove, na shetite kodrave, maleve, Ballkanit e Evropës e madje për Juve u fol edhe në frontet e Luftes në Siri e Irak, Arabi e Iran, se ma në Kobane një lagje u emrue me emrin e juaj, „Mahalla BLLOK“. 
Po kështu vepruan edhe Turqia dhe Serbia, ndersa Edi Rama për nderin e Juaj vizitoi Beogradin, pasi që për nderin e juaj Ballisti lëshoi Dronin mbi stadionin e Partizanit.
BLLOK i dashur, po më dhimbesh që po del nga përdorimi. Edhe gjatë këtyre muajve asnjë muri stë pranoi se askund drejt nuk rrishe. Qysh në fillim u pa se ke me lëviz shumë e askund bytha vend ska me të zanë. Kur nise me u bë BLLOK, ti nuk more balten e duhur, por qite kater lloje baltash pa kualitet, kur e dinit se buka me u bë me kater drithëra, tybe e treqind tybe, nuk hahet.Baltave nuk u qite as byk e as kashtë, dhe posa filloi me u ter, pëlciti në kater pjesë. U munduet me ia mbyll plasat, por sa mbyllej një, plaste edhe më shumë në tjeter vend.

BLLOK, nëse don me e ditë, për këta muaj na i ke thi leshrat në të katër anët. Puna e juaj mori përmasat e fushatës parazgjedhore, filluat me pa ëndërra për poste, ndanit postet sipas kutit e hutit, mashtronit veten dhe popullin i cili verbërisht i shkreti ju përkrahi, jo që jeni burra të mirë, por që Qeveria e derisotme na i nxori nga dymbdhet dredhë për shpine.
Ju, aq ishit shkurtpamës saqë sdinit as si me u ankue e si me i shkue Presidentes.U pa se në partite e juaja ska kuadro të mirëfillta kombëtare.Ju keni kuadro vetëm për përfitime përsonale, saqë edhe Qeveria e Hashim Thaqit pat me ua marrë lakmi. 
Nuk mbahet shteti me rrena, as me premtime e as me lavdërime. Shteti mbahet me dashuri ndaj popullit e atdheut, gjë që ju nuk e posedoni asnjëri.Kjo u pa për këto 15 vitet e pasluftës, ku Kosova nuk dha asnjë politikan të mirëfillt përpos Ibrahim Rugovrn, të cilin e hëngërt ju dhe papjekuria e juaj. Ju që të gjithë e keni kritikue Hashim Thaqin dhe qeverisjen e keqe të tij, e në anën tjeter katërcipërisht e keni emituar dhe kopjuar në plotni. Kurt a kritikoni dikend, mos veproni si ai, se sot edhe fëmijët në djep po mbajnë FB dhe Aifona.

BLLOKU i Jonë!
Jemi lodhur më nga ndjekjet e përndjekjet, vëllavrasjet, përdhunimet e hasmëritë, nga hafijëllarët e tinëzarët për një copë karrige, mediokrët e pseudoatdhetarët, imituesit e verbër të bajraktarizmit e bashibuzkëve anadollakë, duke lënë të papeshojë çdo gjë kombëtare e nacionale. Të tillë ta ndysin edhe shtetin, pavarësinë...Shkëputjen nga e keqja duhet ta ketë shteti fort në duart e veta, ta mbajë atë nën kontroll duke mos lejuar humbjen e dinjitetit kombëtar nga ata që nuk ia duan të mirën atdheut dhe nga ata që për intersin vetanak shesin edhe nënën në treg. Me humbjen e dinjitetit, populli do ta qesë në harresë atë që na ndodhi vetëm pak vite më parë. Çështja e Kosovës nuk është çështje individuale e personale e dikujt. Ajo është çështje e pazgjidhur akoma e kombit kudo që të jetë ai: në mërgatë apo vise tjera etnike. 
Andaj, në fillim mirë ia nisët, por në fund kur filluan apetitet e posteve, harruat detyren që ia vutë vetes; heqjen e Qeverisë Thaqi. Tani e keni shansin ose ta hiqni, ose ti bashkoheni.

BLLOK, para disa ditësh Ambasadorja amerikane ua tho troq. Pse vazhdoni me dhi akoma?
E Kosova që të dali në dritë, duhet të lirohet sa më parë nga: injoranca anadollake, nga sektet e huaja, nga ideologjia staliniste, nga kërkushët e nga vrasësit, nga ndjellakeqët e tërbuar... sepse na e qelbën mjedisin. Tekefundit, duhet ta dijë çdo shqiptar, çdo qytetar, çdo luftëtar e çdo pushtetar, se liria duhet të jetë e pastër si këmishë gjerdeku, të mos peshojë rëndë, përndryshe do të turpërohemi para botës dhe popullit. Nuk bën të luhet me dinjiteti kombëtar.
Dilnin alamet analista partiak që qyrrat nuk dinë akoma me i fshi, qesin lloj-lloj “muhalife” thuase shteti ka mbetë mq i qit fall. A spo ju shofin sytë se sa poshtë ka rënë populli e atdheu? 
A e dini ju se rrenat e tradhëtitë që po ia bëni njëri-tjetrit, por reflektohen në popull, rini, nxenes e studentë dhe bashkë me Hashim Thaqin dhe PRONTON e tij po prodhoni popull rrenacak?

Kosova sot është pasqyrë e jona ku mund të shohim shumë çka që nuk është për të mirën tonë. Në atë pasqyrë, pa ndezur asnjë qiri mund t’i shohësh fjalëmëdhenjtë, atdhetarët e internetit me nofka të kozakëve, kurvarët, drogaxhinjtë, tenderaxhinjtë, munafikët, tradhtarët, spiunët ... dhe ti sillesh rreth saj, të kap tmerri, dridhjet ta kaplojnë trupin, të vjen turp se s’mund të ndryshosh asgjë. O Zot! Shteti më i ri i botës, Republika e Kosovës me Fusnotë, e ndarë në copa-copa, kërkon ndihmë për t’u çliruar edhe njëherë. Robëria më e rëndë qenka kur e robëron veten!
Tarafët e politikës së sotme, atdheun e konsiderojnë si pronë private, të madhe sa fusha e Karadyzit. Harrojnë se e kaluara e artë dhe lufta qindvjeqare ishte luftë popullore, dhe mendojnë se i tërë ky kontribut është i tyre dhe vetëm i tyre, se historia ka filluar tash me daljen në skenë të disa tarafëve, dhe fyejnë popullin me gënjeshtra e nënshtrim çnjerzor. Fyerja e popullit si njerz e si krijesa mund të bëhet vetëm nga tarafët e tillë vagobandë, që postet politike i duan për me vjedhë. Falë Zotit, që frika nga pranimi i një loje të ndytë nga tarafët e tillë, nuk u pranua nga populli. A nuk është tmerr kur fyhen figurat më të ndritura të kombit si të ishin jashtë toksorë? Recidivët e tashëm të lindur në "historinë" e re janë turpi i elitës kombëtare. Por, për një gjysmë karrige nuk ka të drejtë askush ta zërë vendin e qështjes madhore shqiptare sepse asaj pak kush ia ka pa hajrin. Unë kam frikë se me sharje e denigrime të tilla shpejt do të krahinizohemi, lagjizohemi, çatizohemi duke harruar diçka më të shenjët....

Më duket se shqiptarët janë të prirë të harrojnë diçka që është e shenjët për atdheun!
Në fund për të gjithë politikanët e Kosovës:
Mblidhni mendjen. Ju e quet Kosovën në humnerë. Ramja e sërishme e Kosovës, do të prodhon mosngritjen e kurrshme të saj. Fajtorë do të jeni ju, e historia ka me ju denue pamëshirshëm. Tradhti quhet edhe po të pshtysh para shkallëve të teatrit në Prishtinë.Ju deri sot e keni dhi punën. Kujdes!



Agim gashi-Gjermani!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi