Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nis e mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, Isa Mustafa hyn në sallë me Lutfi Hazirin

Shko poshtë

Nis e mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, Isa Mustafa hyn në sallë me Lutfi Hazirin Empty Nis e mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, Isa Mustafa hyn në sallë me Lutfi Hazirin

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 19, 2014 6:47 pm

Nis e mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, Isa Mustafa hyn në sallë me Lutfi Hazirin
Nis e mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, Isa Mustafa hyn në sallë me Lutfi Hazirin Largea_10807751_752659471487986_1568249935_o1416393606
FOTO: Bota sot
Sapo ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pritet të vendoset se çfarë qëndrimi do të mbajë ky subjekt përballë situatës aktuale politike në vend.
Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të sqarojë pozicionin e saj rreth marrëveshjes me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA’n si dhe të marrë qëndrim rreth nominimit të Isa Mustafës për Kryeministër si një pozicion të ri të këtij subjekti përballë situatës aktuale.

Sot në orën 16:00 vetëvendos LDK-ja
Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot në ora 16:00 për të marrë vendim se a do të vazhdojë kjo parti të mbetet pjesë e koalicionit LAN sipas Marrëveshjes së 10 qershorit, apo të largohet prej tij.
Këtij takimi i ka paraprirë takimi i djeshëm i Kryesisë së Partisë dhe i kryetarëve të degëve të LDK-së.
LDK ka shprehur qëndrimin e saj, se në pamundësi për të implementuar Marrëveshjen e 10 qershorit të nënshkruar nga Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, si partia më e madhe e koalicionit LAN i takon që të marrë postin e kryeministrit.
Nga ana tjetër, AAK-ja, të cilës me Marrëveshjen e 10 qershorit iu nda ky post, kundërshton një gjë të tillë dhe ka bërë të qartë se kushdo që nuk e zbaton këtë marrëveshje, do të jetë fajtori për prishjen e Bllokut.
Por dje, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri tha se kur është nënshkruar marrëveshja më 10 qershor, LDK-ja ka bërë me dije edhe AAK-së edhe Nismas, që nëse kjo marrëveshje nuk do të implementohet në tërësi, atëherë është e nevojshme të bëhet një marrëveshje e re.
Gjykata Kushtetuese ia revokoi Isa Mustafës zgjedhjen si kryeparlamentar, duke marrë vendim, se PDK-ja, si partia fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit, ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kryeparlamentarit.
Pas insistimit pesë mujor të Bllokut, se atyre u takon edhe kryeparlamentari, pasi që thirreshin në pikën 127 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, liderët e LDK-së, AAK-së dhe Nismas, iu bindën vendimit të gjykatës.
Por, menjëherë pas këtij vendimi, LDK-së iu shtua apetiti për postin që sipas marrëveshjes së 10 qershorit, i takonte liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Këtu filli përplasja.
Përderisa, zyrtarët e AAK-së insistojnë se marrëveshja duhej të zbatohej, zyrtarët e LDK-së në anën tjetër këmbëngulin se marrëveshja duhet rishqyrtuar dhe se i nominuar për kryeministër nga koalicioni LAN duhet të jetë lideri i tyre, Isa Mustafa.
E sot, në ora 16:00, LDK do të vendos të lëshojë pe ose të largohet nga Blloku, që ka përgjegjësinë kryesore për mbajtjen peng të krijimit të institucioneve prej gati gjashtë muajsh.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi