Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:LETËR E HAPUR KRYETARIT TË LDK-së Dr. ISA MUSTAFA, KRYESISË DHE KËSHILLIT TË PËRGJITHSHËM TË LDK-së

Shko poshtë

Mentor Thaqi:LETËR E HAPUR KRYETARIT TË LDK-së Dr. ISA MUSTAFA, KRYESISË DHE KËSHILLIT TË PËRGJITHSHËM TË LDK-së Empty Mentor Thaqi:LETËR E HAPUR KRYETARIT TË LDK-së Dr. ISA MUSTAFA, KRYESISË DHE KËSHILLIT TË PËRGJITHSHËM TË LDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 06, 2012 6:44 pm

Mentor Thaqi:LETËR E HAPUR KRYETARIT TË LDK-së Dr. ISA MUSTAFA, KRYESISË DHE KËSHILLIT TË PËRGJITHSHËM TË LDK-së 275246_100000582437455_2097760_n

Mentor Thaqi:LETËR E HAPUR KRYETARIT TË LDK-së Dr. ISA MUSTAFA, KRYESISË DHE KËSHILLIT TË PËRGJITHSHËM TË LDK-së
Mentor Thaqi:LETËR E HAPUR KRYETARIT TË LDK-së Dr. ISA MUSTAFA, KRYESISË DHE KËSHILLIT TË PËRGJITHSHËM TË LDK-së 402841_336534096376002_100000582437455_1186322_1841548609_n
DEBAT VULLNETAR! * DEBAT I BRËNDSHËM! * JO - APSOLUTIZEM PARTIAK DHE DIKTATE INOKOSE! *
- JO FYERJE E SHARJE, POR DEBAT TË MIRËFILLT!-

Z. Prof, Dr. Isa Mustafa (Kryetar aktual i LDK-së, Partisë sime):

I nderuari Z. Kryetar, Apsolutizmi real ka disa shekuj që vdiç në Francë, apo më mirë të thëmi, "e zhbënë" me rrënjë bashk me krijuesin Luigjin e XIV-të dhe Teori-Praktiken e tij : " Mbreti, jam unë, Dielli, jam unë, ..." (atë të treten nuk e ceka se do ishte e tepërt)! Apsolutizma tjerë formal patem dhe kemi, por një nga një po i han koha duke i varrosur në turpin e tyre! Lum ai intelektual, njeri e lider që mbahet nga vullneti popullor e nuk ndëshkohet nga vet ishpërkrahësit e tij!
Z. Kryetar - Mustafa, "dita e mirë shihet që n´mëngjes" thuhet kah ana jonë e Shqipnisë së hershme, mëngjesi pati nuanca sa të bukura, poaq të mjegulluara me ardhjen tuaj në "FRONIN" e LDK-së, njëres nga tri principatat post rugoviste. Të mjegulluara për shkak të kundërveprimeve të hershme të para, gjatë dhe pas luftës nga një pjesë e liderëve të sotëm që atëbotë turbullonin kthjellësinë e rugovizmit dhe i vënin pengesa Presidentit Historik të përjetshëm Dr. Ibrahim Rugova me Stafin e tij rugovian real!*** Nuancat e bukura të kthesave pozitive, ato mbesin gjithsesi!

Z. Kryetar, Dr. Isa Mustafa, me shqetësim të madh i dëgjova deklaratat-prononcimet tuaja rreth ndryshimeve Statutore në LDK, ndryshime këto për përforcim të Apsolutizmit Liderist Partiak, pa një debat të brëndshëm, pa pyetur Strukturat udhëheqëse të LDK-së (Këshilli i Përgjithshëm), pa konsulta me degët dhe antarësinë, kokë në vete apo i këshilluar nga jasht LDK-së?! Kjo nuk më pëlqeu fare, nuk pajtohem as unë e as shumica apsolute e antarësisë, po i vjen erë e keqe uzurpimi ala-bukoshian dhe koalicionist të padëshiruar! Jam për reforma të mirëfillta në LDK dhe në çdo hallkë të jetës, jam për përcaktim të qartë të Kompetencave të secilit në formë hierarkike të rregulluara me Statut sipas DEBATIT të Mirëfilltë të Brëndshëm! Në të kun dërten, po JU thëm që tani se do mobilizohet i tërë faktori politik-demokratik në LDK dhe e tërë Antarësia Rugoviane kundër APSOLUTIZMIT PARTIAK INOKOS, pasojat do i bartni JU i nderuari Kryetar i Partisë sime! Kjo do ishte e barabartë me tradhëti të qëllimtë ndaj rugovizmit, që edhe ashtu akoma janë të freskëta padrejtësitë e hershme të qëllimshme kundër vet Hyjnorit tonë dhe LDK-së Rugoviane! Besoj se as JU nuk do e dëshironit një gjë të tillë! Po e thëm shkurt për fund: Antarësia rugoviste e LDK-së (do bindeni vet nga debati) janë qartë të përcaktuar për një ribashkim të gjithë rugovistëve brënda një LDK-je Rugoviane-Demokratike (edhe të LDD-së, Listës I.R. dhe të tjerë), ndihmoni e mos pengoni ju lutem, janë për debat të brëndshëm, konkurim ideshë dhe vlerash, për ecje përpara, për Demokratizëm e jo Apsolutizëm! Bëjeni këtë ju lutem! Ne në Gjermani kemi përfaqësuesin tonë në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, Z. Hafiz Gagica, për ndonjë tjetër nuk jam në dijeni, nëse ka aq më mirë, fjala jonë është thënë dhe do thuhet aty, mos na injoroni ju lutem se për ndryshe jemi të detyruar të ju luftojmë dhe injorojmë me padëgjueshmëri, injorancë dhe bllokadë! Këtë ne nuk e dëshirojmë, besoj as Ju, Z. Kryetar, Kryesi dhe Këshill i Përgjithshëm i LDK-së!


Mentor Thaqi VS., 06.01.2012 (Gjermani)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi