Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se marrëveshja për koalicionin qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike, është punë e politikanëve të Kosovës dhe jo e ambasadës amerikane apo e bashkësisë ndërkombëtare. Ajo tha se qeveria e re, cilado që të jetë përbërja e saj, duhet të punojë shpejt dhe me përkushtim për përmbushjen e përparësive strategjike të Kosovës, ndërsa shfaqi shpresën se java e ardhshme mund të gjejë vendin me institucione të reja.