Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Demaçi: Isa Mustafa bëri kthesë të madhe në jetën politike

Shko poshtë

Adem Demaçi: Isa Mustafa bëri kthesë të madhe në jetën politike Empty Adem Demaçi: Isa Mustafa bëri kthesë të madhe në jetën politike

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 26, 2014 1:14 am

Adem Demaçi: Isa Mustafa bëri kthesë të madhe në jetën politike
Adem Demaçi: Isa Mustafa bëri kthesë të madhe në jetën politike Largea_demaci1416941828
Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare dhe politikani, Adem Demaçi ka vlerësuar se zgjedhja e Isa Mustafës si kryeministër është për të mirën e vendit.
Ai ka theksuar se Mustafa ka bërë një kthesë të madhe në jetën e vet politike, dhe se nuk duhet shikuar se çfarë ka qenë Mustafa në të kaluarën, por duhet të shikohet se çfarë do të bëjë ai për nesër.
“Këta analistwt e mëdhenjë po mundohen me gjetë qime në ve, por Isa Mustafa e ka bërë në jetën e vetë politike kthesën më të madhe deri më sot.
Do të shofim se çfarë do të bëjë , por unë jam i bindur që Isa Mustafa nuk është vetëm dhe nuk do të jetë vetëm, Mustafa do ta ketë edhe përkrahjen e Evropës dhe të Amerikës”,ka thënë Demaçi për Indeksonline.
Më tej ai ka deklaruar se me këtë kthesë të madhe të Isa Mustafës ka fituar edhe Kosova, sepse ata që menduan se mundë të bëhet ndonjë kthesë duke prishur rregullat juridike, ndërkombëtare, rregullat e rrethojës politike e kanë gabim dhe do ta shohin shumë shpejt që e kanë gabim.
“Unë mendoj që pavarësisht që do të ketë vështirësi do të ketë probleme, vetëm Isa Mustafa vetëm ky koalicion në të cilin unë mendoj se do të ishte mirë që të hynte edhe koalicioni bashkë me AAK-në e Ramush Haradinajt, që të bëhej një treshe e mirë që të mos kishte nevojë për të menduar për votat që do të duhen në të ardhmen e shpejtë për të nxjerrë ligje jot ë lehta, për të marrë vendime jot ë lehta për Kosovën dhe të ardhmen e saj”, është shprehur Demaçi
Ai ka thënë se vetëm kjo do të ishte një zgjidhje mirë për këtë moment në këto rrethana ku gjindemi kombëtare dhe ndërkombëtare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi