Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

28 Nëntori, Basha: Mos sakrifikoni për agjendën politike

Shko poshtë

28 Nëntori, Basha: Mos sakrifikoni për agjendën politike Empty 28 Nëntori, Basha: Mos sakrifikoni për agjendën politike

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 28, 2014 3:10 pm

28 Nëntori, Basha: Mos sakrifikoni për agjendën politike
28 Nëntori, Basha: Mos sakrifikoni për agjendën politike Largea_aasdasdasdasdasd1417169397
Bashkia e kryeqyteti siç edhe ishte planifikuar nisi festimet e saj me homazhet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Kryebashkiaku Basha bashkë me urimin për festat kombëtare, lëshoi edhe një deklaratë politike.
“Liria kërkoi dhe mori sakrifica të mëdha nga ky komb. Të luftojmë pa kompromis për të thelluar dimensionin e lirisë, gjakun e dhënë për lirinë tonë kombëtare, për drejta të barabarta në Luginën e Preshevës, në Maqedoni. Ato që kemi sakrifikuar, mos t’i sakrifikojmë për agjendën politike, që shfaqen me pamje të ndryshme. Po të thellojmë luftën ndaj lirisë së zgjedhjeve, sipërmarrjes, të nderojmë amanetin e mijëra dëshmorëve të kombit”, deklaroi Basha.
Kreu i opozitës, Lulzim Basha duke e cilësuar 28 Nëntorin, si festën që bashkon shpirtrat e shqiptarëve, theksoi vlerat e dëshmorëve që sakrifikuan jetën për kombin.
“Gëzuar ditën e flamuri dhe të Pavarësisë, të lirisë, të sakrificës së kombit tonë, dhe të 70-vjetorit të Çlirimit. Pavarësisë e Shqipëria dhe liria e saj, i ka rrënjët në sakrificën sublime të trimave, të patriotëve, që mbajtën të gjallë flakën e qytetërimeve kombëtare. Një ditë nderimi për sakrificën e tyre, për besimin e tyre, në ditën e Shqipërisë së pavarur, të lirë dhe evropiane. Lira në të gjithë dimensionet e saj, si pavarësi nga diktatura komuniste mori sakrifica të mëdha nga ky komb. Përkulemi para atyre që nuk u tremben para sakrificës sublime të dhënies së gjakut të tyre. Gëzuar festën që bashkon shpirtrat e shqiptarëve”, përfundoi kreu i PD-së, Basha.
Më pas, rreth orës 11:00, Bashkia e Tiranës ka parashikuar homazhe pranë bustit të Adem Jasharit, ndërsa në 16:00 homazhe pranë shtatores të Ismail Qemalit.
Bashkia
28 nëntor 2014
10.00 - Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve
11.00 - Homazhe pranë bustit të Adem Jasharit
16.00 - Homazhe pranë shtatores të Ismail Qemalit
18.00 - Në universitetin e Arteve, koncerti i Filarmonisë së Tiranës me vepra nga kompozitorët më të mirë shqiptarë, Prenk Jakova, Çesk Zadeja, Feim Ibrahimi, Kujtim Laro, Avni Mula, Hajg Zacharian; solistë, Ramë Lahaj, Eva Golemi, Maria Prifti, Gjylie Pelingu, nën drejtimin e Petrika Afezollit.
19.00- shfaqje “Ata hyjnë pa trokitur” - teatri “Metropol”, dramë shqiptare në kujtim të jetëve të sakrifikuara në ferrin komunist (hyrja pa bileta).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi