Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TARIKATI JESEVI

Shko poshtë

TARIKATI  JESEVI Empty TARIKATI JESEVI

Mesazh nga Mexhid Yvejsi Thu Jun 04, 2009 8:23 pm

Mexhid YVEJSI, Gjakovë



TARIKATI JESEVI



Tarikati Jesevi tek shqiptarët, pothuajse, është një tarikat krejtësisht i panjohur, i pa dëgjuar, sepse në trojet shqiptare misionarët e tyre nuk kanë lanë ndonjë gjurmë për të dëshmuar…

Tarikati Jesevi është një nga tarikatet mistike islame më të hershme, është themeli i shumë tarikateve të tjera më të vonshme…

Emri i këtij tarikati, tarikati Jesevi, vjen nga mbiemri i themeluesit të tij, Hoxha Ahmed Jesevi.



Kush ishte Hoxha Ahmed Jeseviu?



Hoxha Ahmed Jeseviu lindi në vitin 1106, në qytetin Sajram, në Turkistan, por sot aty është shteti me emrin Kazakistan.

Qysh në fëmijëri mbeti jetim, i vdiq babai, i cili quhej Ibrahim. Atëherë, nga qyteti Sajram, ku kishte lindur u shpërngulë me familje në qytetin Jesi, ku për shkollimin, edukimin dhe ndriçimin e tij u kujdes Baba Asllani, një sufi i ngritur, i ndritur, si ai…!

Kur ndrroi jetë Baba Asllani, atëherë u shpërngul në qytetin Buhara, një nga qendrat kryesore edukative-kulturore, arsimore-islame, ku vazhdoi studimet pranë dijetarit të mirënjohur, Shejh Jusuf Hamedan.

Shejh Jusuf Hamedani e çmonte mbi të gjithë studentin e tij, Hoxhën Ahmed Jesevi, për devotshmërinë, zgjuartësinë, besnikërinë e tij, prandaj, para se me ndrrue jetë e la amanet, porosi, që pas tij, në postin e tij, të vazhdoi Hoxha Ahmed Jesevi…

Kur ndrroi jetë Shejh Jusuf Hamedani, në vitin 1140, atëherë, Hoxha Ahmed Jesevi u kthye sërish në qytetin Jesi, nga aty e filloi me shumë përkushtim veprimtarinë e tij në tarikatin, i cili më vonë u quejt tarikati Jesevi…

Tarikati Jesevi, për të gjithë, edhe sot, është befasi, se si u përhapë në gjithë Turkistanin me aq shpejtësi. Por, kjo befasi shpjegohet me shumë lehtësi:

Hoxha Ahmed Jesevi, ishte një sufi, që për kohën e tij, ishte një mrekulli…!

Mrekullitë i krijon vetëm Krijuesi, por Hoxha Ahmed Jesevi ishte zbatuesi…!

Ai e zbatoi sufizmin, zemrën e Islamit, sikur Zoti e frymëzoi dhe për këtë populli e ndoqi, e pasoi…

Hoxha Ahmed Jeseviu, përveç përkushtimit shembullor në ndriçimin shpirtëror, është marrë edhe me letërsi, duke shkruar me qindra, mijëra, poezi.

Poezia e tij ishte shumë frymëzuese, mjaft ndikuese, tepër depërtuese, jo vetëm në kohën e tij, por ndër shekuj, tek çdo brezni.

Ai njihet, çmohet, pranohet si krijues, themelues i poezisë fetare-popullore, në gjuhën turke, në gjithë Azinë Qendrore, që më vonë u përhapë në përmasa botërore…!

Shumë shkolla, qendra kulturore, biblioteka, madje Liceu dhe Universiteti i Parë në Kazakistan janë emërtue, për nder të tij, me emrin: Hoxha Ahmed Jesevi…!

Hoxha Ahmed Jesevi ndrroi jetë në vitin 1166, në qytetin Jesi, ku i është ngritur një mauzele, që vizitohet pa ndërpre..!

Tarikati Jesevi ende gjallëron, ndërsa ndikimi i tij shtrihet jo vetëm në Kazakistan, por edhe në Turqi, duke vazhduar deri në Kashmir, Hindi…!



Mexhid YVEJSI, Gjakovë




Mexhid Yvejsi

Numri i postimeve : 37
Registration date : 24/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi