Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Donika Gërvalla: Isa Mustafa linçoi deputetët e LDK’së që nuk e votuan

Shko poshtë

Donika Gërvalla: Isa Mustafa linçoi deputetët e LDK’së që nuk e votuan Empty Donika Gërvalla: Isa Mustafa linçoi deputetët e LDK’së që nuk e votuan

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 09, 2014 11:28 pm

Donika Gërvalla: Isa Mustafa linçoi deputetët e LDK’së që nuk e votuan


Donika Gërvalla: Isa Mustafa linçoi deputetët e LDK’së që nuk e votuan Largea_isa-mustafa-donika-gervalla1418135764
Donika Gërvalla ka reaguar pas votimit të Qeverisë. Ajo ka akuzuar Mustafën se ka linçuar deputetët e LDK’së të cilët nuk e kanë votuar.


Më poshtë mund të lexoni postimin e Donika Gërvallës.


Me linçimin publik para Kuvendit të Kosovës të atyre deputetëve nga partia e tij, të cilët nuk e përkrahën qeverinë me PDK-në dhe zgjedhjen e shefit të organizatës kriminale SHIK për kryetar të Kuvendit, Kryeministri i zgjedhur me aklamacion dhe jo me votë të fshehtë i shpalosi qartë synimet e tij për ndarjen e LDK-së.
Po vërtetohen intuita dhe dyshimet e një pjese të madhe të anëtarëve dhe elektoratit të LDK-së: Isa Mustafës nuk i intereson uniteti i LDK-së. Interesi i tij, sipas stilit të vjetë komunist, është i përqëndruar vetëm në mbajtjen e pushtetit.
Linçimi publik, i atyre që prej tij konsiderohen si renegatë, është shembull i një praktike nga më të ulëtat të kohës së komunizmit.
Isa Mustafës i duhet të kuptojë se LDK i solli Kosovës jo vetëm pavarësinë, por edhe demokracinë. Transparenca dhe mbajtja e fjalës janë pjesë e demokracisë. Isa Mustafa ka dëshmuar që nuk e merr shumë seriozisht mbajtjen e fjalës. Ai me lehtësi të madhe e theu premtimin më të rëndësishëm të fushatës së tij zgjedhore. Ai si kryetar i LDK-së nuk ka kredibilitet dhe as si Kryeministër nuk duhet pritur të jetë i tillë.
Është një shenjë shprese që një e katërta e deputetëve të LDK-së, megjithë presionin e ushtruar publikisht dhe në forma të tjera ndaj tyre, nuk e përkrahën Isa Mustafën në finalizimin e shkeljes së fjalës së dhënë. Kryetari i LDK-së ia ka vjedhur votat elektoratit duke i keqpërdorur për formimin pikërisht të asaj qeverie, të cilën e dinte që nuk e duan votuesit e LDK-së.
Ndërkohë që Isa Mustafa luan Kryeministrin, i kapur pick mes Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, në një koalicion të çuditshëm, LDK-ja duhet të fillojë urgjentisht reformat brenda saj. Forcat reformatore brenda saj duhet të bashkohen dhe të përballen hapur me aparatçinjtë e kohës së vjetër. Dhe kjo duhet bërë tani, para se të bëhet vonë dhe LDK-ja të çahet në disa pjesë.
Kosovës i duhet një LDK e fortë, nëse dëshiron një të ardhme stabile. Kryetari i tanishëm, i cili duke shkelur të gjitha parimet demokratike, mohon të drejtën themelore të zgjedhjeve brendapartiake duhet konfrontuar me realitetin. Nuk jetojmë më në një kohë, në të cilën funksionarët pa kurriz bëjnë karrierat më të suksesshme. Çmimi që kemi paguar për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë është tepër i lartë.
Respekt ndaj të gjithë atyre që në Kuvend, nëpër degë të LDK-së apo kuvende komunale nuk i kanë tradhëtuar idealet e një Kosove vërtet të lirë dhe demokratike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi