Atentati ndaj meje në vitin 2000, është bërë për motive politike. Me rastin tim është duke u marrë edhe EULEX’i, ku i kam prezantuar faktet e mia. Bajrush Morina e tha të vërtetën dhe unë qëndroj prapa atyre deklaratave. Atentatorët ndaj meje kanë bërë aksident dhe dy prej tyre kanë vdekur. I treti ka shpëtuar dhe ai ka qenë truproje e një deputeti të Vetëvendosjes. Nuk po përmendi emra për shkak të hetimeve. Flet për Express, Fetah Rudi, zyrtar i LDK’së, i cili ka mbetur invalid pas atentatit që ishte kryer ndaj tij në vitin 2000.