Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Atentat ndaj Ramës, arrestohen tre persona

Shko poshtë

Atentat ndaj Ramës, arrestohen tre persona Empty Atentat ndaj Ramës, arrestohen tre persona

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 30, 2011 6:42 pm

Atentat ndaj Ramës, arrestohen tre persona


Atentat ndaj Ramës, arrestohen tre persona Edirama610x-39

Policia e Shqipërisë ka arrestuar tre persona të akuzuar për përgatitje për të kryer vrasje. Ata dyshohet se kishin plan dhe po përgatiteshin për eliminimin e Edi Ramës, të enjten, më 27 janar.
Plani i tyre u zbulua nga përgjimet e Shërbimit Informativ të Shqipërisë (SHISH). Lajmi është bërë i ditur nga News 24, ndërsa policia shqiptare ka konfirmuar arrestimin e tre personave.
Si rezultat i një hetimi të kryer në bashkëpunim nga Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda, Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë dhe Prokuroria për Krimet e Rënda, me qëllim parandalimin e një akti kriminal, u arrestuan Luan Zenel Rami (37), Fatos Hamit Rami, (29) dhe Afrim Kica (33), të tre nga Burreli, banues në Tiranë.
Ndalimi i tyre u bë pasi po siguronin kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasje, parashikuar nga neni 80, i Kodit Penal.
Materialet hetimore në ngarkim të tyre i kanë kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Të tre personat të dielën do të dalin në gjykatë, ku pritet t’u konfirmohet akuza.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi