Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa: Qentë le të lehin…Kosova të ecë përpara

Shko poshtë

Mustafa: Qentë le të lehin…Kosova të ecë përpara Empty Mustafa: Qentë le të lehin…Kosova të ecë përpara

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 11, 2014 11:36 pm

Mustafa: Qentë le të lehin…Kosova të ecë përpara


Mustafa: Qentë le të lehin…Kosova të ecë përpara Isa-mustafa-300x170


PRISHTINË – Kryeministri i ri i Kosovës, Isa Mustafa, i bën të ditur qytetarëve të Kosovës se ai e ka të qartë se ndaj tij dhe Qeverisë së tij do të ketë kritika, madje edhe sharje e ofendime, madje edhe drejtësia mund të ndërhyjë, por në këto momente, dikush duhet ta qeverisë Kosovën.
“Unë do t’i duroj edhe sharjet edhe ofendimet edhe kritikat për t’ia bërë një të mirë këtij vendi, – shkruan Mustafa në rrjetet sociale. Punët e shtetit dhe interesat shtetërore kanë më shumë peshë sesa mospajtimet dhe rivalitetet e brendshme për çështje të caktuara. Dikush duhet të qeverisë me Kosovën dhe këta dikush janë LDK, PDK, VV, AAK.
Konsideroj se deputetët tanë nuk kanë ardhur në Kuvend që të hakmerren për të kaluarën. Kujtojmë ikonën e shtetësisë së Kosovës, Nekibe Kelmendin, të cilës bandat serbe ia masakruan dy djemtë dhe burrin dhe ajo për interesa të shtetit të Kosovës ishte në gjendje të ulej e të bisedonte me serbet, këtu në Kuvend dhe në institucionet ndërkombëtare. Kjo është madhështia e njeriut që interesat e shtetit i vë para vuajtjeve dhe të së kaluarës.

Do të ishte një e arritur e madhe që Kuvendi dhe Qeveria të krijojnë kushte që drejtësia të japë vendimin saj. Në momentin që dikush ka pranuar të bëhet anëtar i Kuvendit, ka pranuar logjikën që institucionet e vendit të kryejnë punën e tyre përfshirë edhe drejtësinë, e jo që Kuvendi dhe në Qeveria të ndajë drejtësi për të kaluarën. Në anën tjetër, ndasitë tona janë shumë më të vogla sesa interesi ynë për të ndërtuar një shtet për të cilin janë martirizuar gjenerata të tëra. Unë kam besim të plotë që këtë do ta arrijmë.”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi