Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa: Me Presidentin Sejdiu do ta çojmë LDK-në përpara

Shko poshtë

Mustafa: Me Presidentin Sejdiu do ta çojmë LDK-në përpara Empty Mustafa: Me Presidentin Sejdiu do ta çojmë LDK-në përpara

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 13, 2013 6:13 pm

Mustafa: Me Presidentin Sejdiu do ta çojmë LDK-në përpara
 
 
 
Mustafa: Me Presidentin Sejdiu do ta çojmë LDK-në përpara Largea_kamenice1381664676
Kryetari i LDK-së, akademik Isa Muatafa, ka thënë në tubimin zgjedhor me qytetarët e Kamenicës se, së bashku me Presidentin Fatmir Sejdiu, prezent në këtë tubim, do të arrijmë objektivat për ta çuar përpara Lidhjen Demokratike.
“Me ne këtu është edhe Presidenti Sejdiu, i cili ka punuar shumë për LDK-në dhe bashkërisht po punojmë me gjithë udhëheqjen e LDK-së, që të çojmë LDK-në përpara, që të arrijmë objektivat tona, që i kemi paraparë në katër vitet e ardhshme dhe më tutje”, ka thënë Mustafa.
Ai ka thënë se LDK-ja ka fuqi shumë më të madhe se sa që ka marrë vota deri më tani, prandaj dëshirojmë që këtë fuqi që e kemi, këtë program që është pranuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës ta shndërrojmë edhe në vota dhe në fitoren e madhe në ditën e zgjedhjeve.

“Jam i bindur se ky rrugëtim këtu në Kamenicë dhe rrugëtimi i LDK-së në gjithë Kosovë, nuk është rrugëtim që do të përfundojë në këto katër vite, është një rrugëtim afatgjatë, ashtu siç ka përcaktuar Presidenti Ibrahim Rugova. Më 3 nëntor ne do ta shënojmë një rezultat i cili do ta tregojë fuqinë e LDK-së në Kamenicë dhe në gjithë Kosovën”, ka thënë kryetari i LDK-së.
Duke folur për zgjedhjet lokale në Kamenicë, kryetari Mustafa tha se LDK qëndron prapa programit të kandidatit të saj për kryetar të Kamenicës dhe këshilltarëve komunalë, të cilët gëzojmë mbështetjen e plotë të partisë.

“Unë jam i lumtur që në Kamenicë shoh kaq shumë të rinj, që tregon për perspektivën e LDK-së dhe Kamenicës. Gjithashtu jam i lumtur që sot shoh këtu njerëz të moshuar që i kanë qëndruar besnikë LDK-së, që nga fillimi e deri më sot. Ne garantojmë se kryetari aktual dhe i ardhshmi i Kamenicës, Shaip Surdulli, dhe kandidatët e LDK-së për asamble komunale do të punojnë në interes të të gjithë qytetarëve të kësaj komune”, tha Mustafa.
Shaip Surdulli, kryetar i Komunës dhe kandidat i LDK-së për kryetar të kësaj komune, tha se gjatë mandatit të shkuar janë realizuar me dhjetëra projekte, janë ndërtuar disa terrene sportive dhe janë bërë shumë e shumë investime të tjera.

“Gjatë mandatit të kaluar është stimuluar bujqësia, janë ndarë bursa për studentë, janë sistemuar në konvikte nxënësit e shkollave të mesme nga malësia, janë ndihmuar shoqëritë kulturore dhe artistike, janë ndihmuar shumë raste sociale, ndërsa komuna e Kamenicës ka marrë vendin e parë në Kosovë për krijimin e kushteve për afarizëm”, ka thënë Surdulli.
Ai ka thënë se për fat të keq, ndihma nga Qeveria e Kosovës ka qenë shumë simbolike, ndërsa komuna ka pas ndihma nga qeveritë ShBA-së, Norvegjisë, Suedisë, Komisioni Evropian etj.
“Premtimet e Thaçit se do t’i investojë në Kamenicë miliona euro, kanë mbetur në fatin e harresës”, ka thënë Surdulli. Ai ka shtuar se në mandatin e ardhëm katërvjeçar do të investohet në bujqësi, në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, në sektorin e rinisë, në përmirësimin e kushteve të ambientit, shtimin e sasisë së ujit në qytet dhe në fshatra, do të kemi shkolla të reja të ndërtuara, do të përmirësojmë kushtet në sektorin e shëndetësisë, ambulanca në Rogaçicë do të jetë 24 në shërbim të qytetarëve etj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi