Në Kosovë në vitin 2013 janë kurorëzuar 14.664 çifte-bashkëshortore. 92.8 për qind e të kurorëzuarve janë femra me përkatësi etnike shqiptare, kurse 95.4 për qind janë meshkuj të po tw njëjtës përkatësi etnike, thuhet në statistikat e kurorëzimeve në Kosovë për vitin 2013-të, të publikuara sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.