Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeverisja në Prizren vuan nga shumë të meta strukturore, prin jo-transparenca

Shko poshtë

Qeverisja në Prizren vuan nga shumë të meta strukturore, prin jo-transparenca Empty Qeverisja në Prizren vuan nga shumë të meta strukturore, prin jo-transparenca

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 23, 2012 6:38 pm

Qeverisja në Prizren vuan nga shumë të meta strukturore, prin jo-transparenca F1_23prizos1343055334

Qeverisja në Prizren vuan nga shumë të meta strukturore, prin jo-transparenca

Prizren, 23 korrik - Analiza e transparencës së qeverisjes lokale në Prizren nga ana e organizatës jo-qeveritare "Ec Ma Ndryshe" ka konstatuar se qeverisja lokale në këtë komunë vuan nga shumë të meta strukturore, ku transparenca, si parim themelor i qeverisjes së mirë, renditet në krye të kësaj liste. Monitoruesit e punës së ekzekutivit lokal pasi që kanë bërë vlerësimin e transparencës në komunën e Prizrenit, përmes shqyrtimit të rregullores për transparencë, qasjes në dokumente publike, ueb-faqes zyrtare, takimeve të kryetarit me drejtorët, mbikëqyrjes së punës së kryetarit dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, kanë evidentuar defekte të shumta, për të cilat kanë ofruar rekomandime për ndryshimin e këtyre praktikave."Rregullorja për Transparencë e komunës së Prizrenit, në formën që e ka miratuar KK-ja, është totalisht joobligative për kryetarin e komunës dhe ekzekutivin komunal. Prandaj, një rregullore e këtillë, ku nuk specifikohen obligimet e ekzekutivit komunal paraqet një ikje të qëllimshme nga përgjegjësia dhe llogaridhënia. Për më tepër, ajo e redukton transparencën vetëm në nivel të Kuvendit të Komunës. Me këtë përmbajtje të Rregullores, jo vetëm që nuk do të promovohet transparenca komunale, por edhe kryetarit të komunës do t’i krijohet një alibi e fortë për t’u amnistuar nga kritikat për mungesë të transparencës", thuhet në analizën e OJQ-së "Ec Ma Ndryshe".

Një e metë tjetër e qeverisjes së mirë në komunën e Prizrenit e identifikuar nga monitoruesit është shkelja e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, ku komuna e Prizrenit radhitet në nivele mjaft të ulëta të vlerësimeve.

Si çështje tjetër dëmtuese për demokracinë lokale është përmendur mbyllja për publikun e takimeve të kryetarit me drejtorët, në të cilat merren vendime të rëndësishme rreth shpenzimeve të buxhetit komunal. Sipas monitoruesve të "Ec Ma Ndryshe" kjo praktikë ka ngritur shumë dyshime për aftësinë e ekzekutivit komunal për të menaxhuar në mënyrë të drejtë me paranë publike. "Raporti i auditimit për vitin 2011, ka zbuluar se komuna e Prizrenit i shkel parimet e qeverisjes së mirë në raport me paranë publike", thuhet në këtë analizë, ku po ashtu janë cekur defektet e menaxhimit me pronën komunale, që e bëjnë Prizrenin ndër komunat me numër më të madh zyrtarësh të hetuar nga Prokuroria e Qarkut dhe e EULEX-it për keqpërdorim detyre.

Ndërkohë është veçuar se qytetarët e komunës së Prizrenit edhe më tutje nuk janë pjesë e politikëbërjes lokale dhe se përfshirja e tyre në procesin e konsultimeve është tepër e rrallë ose vetëm formale.

KD
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi