Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ftese per pjesemarrje

Shko poshtë

Ftese per pjesemarrje Empty Ftese per pjesemarrje

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 10, 2009 2:15 pm

Ftese per pjesemarrje


Të dashur miq!

Shoqata Piemonte Europa / Associazione 360

në bashkëpunim me

Shoqatën Kulturore Italo-Shqiptare Vatra të Torinos

kanë kënaqësinë t?ju ftojnë në takimin:


DIASPORA SHQIPTARE NE PERENDIM 19 VJET PAS NGJARJEVE QE SHENUAN FUNDIN E DIKTATURES
Kombi dhe kombësia Shqiptare, nga antikiteti, në mesjetë e deri në ditët tona.


E Premte 19 Qershor 2009, ora 20.00
Selia e Shoqatës Piemonte Europa
Piazza Carlo Felice, 80, Torino


Relatorë:


- Dr. D'Amato Raffaele:
?Shqipëria mes historisë dhe traditës, origjinat e një populli dhe formimi i tij kulturor, një traditë mesdhetare?

- Benko Gjata, gazetar, korrespondent i A.T.SH.- së në Itali:
?Diaspora Shqiptare në Itali në ditët e sotme?

- On. Marco Calgaro, deputet i Parlamentit Italjan:
"Italia dhe imigrantët në politikën e qeverisë aktuale dhe në reagimet e opozitës: dy qëndrime politike të krahasuara"


Merr pjesë gjithashtu edhe
Shkëlqesia e Tij Dr. Gjon Coba
Konsulli i Republikës së Shqipërisë në Milano.


Kjo mbrëmje shënon takimin e tretë të një serie që synon vlerësimin e pasurisë kulturore të bashkësive të huaja të pranishme në territorin e Torinos.

Tema kulturore rreth së cilës zhvillohet takimi ? Shqipëria dhe historia e saj mijëravjecare ? na ofron mundësinë të ndërmarrim një udhëtim historik përmes qytetërimit të shkëlqyer Shqiptar, i cili, duke ruajtur trajtat e tij të spikatura, autoktone ka kontribuar fuqishëm në formimin e qytetërimit mesdhetar.


Në mbyllje të takimit organizuesit ofrojnë një aperitiv të pasur me gatime tipike të traditës gastronomike Shqiptare dhe jo vetëm.

Për më shumë informacion:

Benko Gjata
Cel. 0039 3393376951
E-mail:
benkogjata@gmail.com
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi