Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Milazim Kadriu: U zhvillua process i rregullt zgjedhor me pjesëmarrje 37.88%

Shko poshtë

Milazim Kadriu: U zhvillua process i rregullt zgjedhor me pjesëmarrje 37.88% Empty Milazim Kadriu: U zhvillua process i rregullt zgjedhor me pjesëmarrje 37.88%

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 15, 2009 3:22 am



Milazim Kadriu: U zhvillua process i rregullt zgjedhor me pjesëmarrje 37.88% U1_Zgjedhjet

Në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të
komunave në Kosovë


U ZHVILLUA PROCES I RREGULLT ZGJEDHOR ME PJESËMARRJE 37.
88 %


Nga Milazim KADRIU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerësoi si proces të
rregullt zgjedhor votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të
komunave. Vlerësim të njëjtë për ecurinë e votimit ka dhënë edhe rrjeti i
OJQ-ve “Demokracia në Veprim”.


Në balotazhin e 13 dhjetorit për kryetar të komunave sipas Kryetares
së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Nesrin Lushta votuan 37. 88 për qind
e qytetarëve me të drejtë vote. “Numri i përgjithshëm i votuesve që kanë dalë
sot në votim është 376 mijë e 337 persona ose 37. 88 për qind.

Lushat tha se incidentet e evidentuara edhe nga shoqëria civile janë
vlerësuar si minore dhe pa ndikim në procesin e tërësishëm zgjedhor.Ajo tha se
procesi i balotazhit ka shkuar në rregull dhe se dalja e qytetarëve në votime
ka qenë e mire me nëj përqindje prej 7 % më shumë se në balotazhin evitit 2007.

Edhe Organizatave Joqeveritare “Demokracia në Veprim”, që ka monitoruar
raundin e dytë të zgjedhjeve, ëshët shprehur se procesi i votimit në
përgjithësi ishte i qetë.


KQZ: Prizren: PDK - 50 %, LDK - 50 %

Këshilli Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet
paraprake të rrethit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë. Nga 21 komuna ku janë
mbajtur zgjedhjet e balotazhit, dhjetë i ka fituar PDK-ja, pesë LDK-ja, tri
AAK-ja.


Sipas KQZ
këto rezultate duken kështu:


Mitrovicë: PDK- 53.0 %, AKR- 47.0 %,
Vushtrri: AAK – 36.5 %, PDK- 63. 5 %,
Obiliq: PDK- 48.1 %, LDK- 51.9 %,
Pejë: AAK- 76.7 %, LDD- 23.3 %,
Suharekë: AAK- 52.4 %, PDK- 47.6 %,
Hani i Elezit: Rufki Suma, kandidat i pavarur -53.3 %, PDK-46.7 %,
Gjilan: PDK – 51.4 %, LDK- 48.6 %,
Kamenicë: PDK- 45.9 %, LDK – 59.1 %,
Dragash: PDK- 53.3 %, LDK- 46.7 %,
Istog: LDK- 70.8 %, AAK- 29.2 %,
Kaçanik: PDK – 57.9 %, AAK- 42.1 %,
Klinë: PDK- 56.3 %, AAK – 43. 7 %,
Lipjan: PDK -50.5 %, LDK- 49. 5 %,
Novobërdë: LDK- 80.9 %, SNSD – 19.1 %,
Rahovec: PDK- 50.8 %, LDK- 49.2 %,
Podujevë: PDK- 33.5 %, LDK- 66.5 %,
Prizren: PDK- 50.0%, LDK-50.0 %,
Shtërpcë: PDK-35.0 %,
SLS – 65.0 %,
Viti: PDK- 55.2 %, LDD- 44.8 %,
Malishevë: PDK-61.8 %, LDK 38.2 %,
Junik: AAK – 56.7 %, LDK- 43.3 %.


Sipas
KQZ-së, në këto rezultate nuk janë përfshirë votat me kusht, ato nga jashtë, si
dhe votat e personave me nevoja të veçanta.


Rezultatet preliminare kanë sjellë një barazim në Prizren ndërmjet kandidatit të Partisë
Demokratike të Kosovës, Ramadan Muja, dhe atij të Lidhjes Demokratike të
Kosovës, Hanefi Muharremi, me nga 50 për qind të votave. Kështu që fituesi
pritet të përcaktohet pas numërimit të votave me kusht
të cilat në këtë komunë janë gjithsej 1.602 vota.

Kryetarja e
KQZ-së, Nesrin Lushta, tha se rezultatet përfundimtare mund të priten gjatë
dy-tri ditëve të ardhshme.


Sipas KQZ rezultatet preliminare të radhës së dytë të
votimeve


Rezultatet e garës së balotazhit:

Gjilan Qemajl Mustafa PDK 51.4 %- Fatmir Rexhepi LDK
48.6 %


Sharr Salim Jonuzi PDK 53.3 %- Halim Shemsedini LDK
46.7.%


Kaçanik Xhabir Zharku PDK 57.9%-Tahir Çaka AAK 42.1%

Klinë Sokol Bashota PDK 56.3%-Enver Berisha AAK 43.7%

Dardanë Shaip Surdulli LDK 54.1%- Begzad Sinani PDK
45.9%%


Mitrovicë Avni Kastrati PDK 53 %- Nexhmedin Spahiu AKR-LDD 47%

Lipjan Shukri Buja PDK 50.5% - Imri Ahmeti LDK 49.5 %

Kastriot Mehmet Krasniqi LDK 51.9%- Haki Mjeku PDK 48.1%

Rahovec Qazim Qeska PDK 50.8%-Ibrahim Kryeziu LDK 49.2%

Prizren Ramadan Muja PDK 50% - Hanefi Muharremi LDK 50 %

Vushtrri Bajram Mulaku PDK 63.5 %- Muharrem Shabani AAK 36.5 %

Malishevë Isni Kilaj PDK 61.8%- Januz Kastrati LDK 38.2%

Artanë Bajrush Ymeri LDK 80.9%-Radovan Deniq SNSD 9.1%

Burim Fadil Ferati LDK 70.8%-Naim Imeraj AAK 29.2 %

Pejë Ali Berisha AAK 76.7 %- Elmi Berisha LDD-AKR 23.3 %

Besianë Agim Veliu LDK 66.5 %-Muhamet Latifi PDK 33.5%

Shtërpcë Bratislav Nikoliq SLS 65 %-Beqir
Fejzullahu PDK 35%


Therandë Blerim Kuçi AAK 52.4%-Ramë Vataj PDK 47.6%

Viti Nexhmedin Arifi PDK 55.2%- Sokol Haliti LDD 44.8 %

Junik Agron Kuçi AAK 56.7%-Tahir Isufaj LDK 43.3 %

Hani i Elezit Refki Suma kandidat i pavarur 53.3%-
Mehmet Ballazhi PDK 46.7 %


Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, tha se rezultatet
përfundimtare mund të priten gjatë dy-tri ditëve të ardhshme.


Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bëri të ditur se
në balotazhin e 13 dhjetorit votuan 37.88 për qind e qytetarëve me të drejtë
vote.


Edhe “Demokracia në Veprim” shpalli rezultatet e para preliminare
për zgjedhjet e rrethit të dytë për kryetarët e 21 komunave të Kosovës


Demokracia në Veprim” shpalli rezultatet e para preliminare
për zgjedhjet e rrethit të dytë për kryetarët e 21 komunave të Kosovës. Në këto
rezultate nuk përfshihen votimet me kusht. Sipas këtyre rezultateve, Partia
Demokratike e Kosovës, nga 17 komuna ku ka garuar, ka fituar në 10 prej tyre. K
andidatët e PDK-së kanë fituar ose prijnë në garë për kryetar
në Gjilan, Mitrovicë, Klinë, Lipjan, Kaçanik, Malishevë, Dragash, Viti,
Vushtrri, dhe Rahovec.
Lidhja Demokratike e Kosovës, nga 10 komuna në sa ka garuar, ka fituar në 5
prej tyre, ku përfshihen Burimi, Dardana, Artana, Kastrioti dhe Besiana.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nga 7 komuna në sa ka garuar, ka fituar në 3
prej tyre, në Pejë, Therandë dhe në Junik. Në Shtërpcë ka
fituar kandidati serb nga Partia e Pavarur Liberale, kurse në Han të Elezit,
kandidati i pavarur, Refki Suma.




Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi