Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder Zogaj:ME FAKTE KUNDER SPEKULIMEVE

Shko poshtë

Skënder Zogaj:ME FAKTE KUNDER SPEKULIMEVE Empty Skënder Zogaj:ME FAKTE KUNDER SPEKULIMEVE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 19, 2014 11:14 pm

Skënder Zogaj:ME FAKTE KUNDER SPEKULIMEVE 1619511_692845744070818_1325058450_n



ME FAKTE KUNDER SPEKULIMEVE 
(Agim Mehmeti “E vērteta pēr FARK-un” , SHB “Rugova Art” Prishtinē, 2014)
Skënder Zogaj:ME FAKTE KUNDER SPEKULIMEVE 10364096_772275386127853_1796425687883085863_n

Shkruan: Skënder Zogaj

Libri “E vērteta pēr FARK-un” ēshtē njē sihariq i mirē, sepse prek njē temē shumē tē pērfolur, qē vazhdon tē pērtypet nga intrigat nēpēr koluare. Oficeri madhor i karrierēs, Agim Mehmeti, pēr tē mos u marr me thashethemet, paraqet librin me tē dhēna qē pasqyrojnē “Fillet e organizimit tē Sistemit tē Mbrojtjes sē Kosovēs 1991-1998, nē prizmin e konfliktit tē imponuar nga okupatori serb dhe pērpjekjeve tē shqiptarēve, pēr organizimin e luftēs clirimtare gjithēpopullore. Nē shērbim tē kētij qēllimi, Agim Mehmetit thot se, ēshtē ideuar dhe ēshtē themeluar FARK-u (Forcat e Armatosura tē Repubikēs sē Kosovēs), substanca ligjore (dhe kushtetuese) e aprovuar nga Qeveria e Republikēs sē Kosovēs. Ky ēshtē fakti thelbēsor historik qē dēshmon se FARK-u ishte institucioni legjitim i vullnetit tē lirē tē shumicēs apsolute tē shqiptarēve tē Kosovēs. 
2.
Kapiteni i Klasit tē Parē, Agim Mehmeti, si njēri nga organizatorēt kryesor tē filleve tē Sistemit tē Mbrojtjes sē Kosovēs, ēshtē dēshmitari kyc i zhvillimeve dhe i ngjarjeve tē shumta, qē i kanē paraprirē themelimit tē FARK-ut . Prandaj duke qenē nē rrjedhēn e zhvillimeve, ne sot kemi nē duar librin pēr FARK-un, qē flet pērmes dokumenteve konkrete, dēshmive tē shkruara, shkresave zyrtare, shēnimeve, skicave e komunikatave, vendimeve e urdhēresave, raporteve, procesverbaleve, letērkēmbimeve, etj. me tē cilat autori ndricon tē vērtetēn e FARK-ut, dhe demaskon pērpjekjet cvlerēsuese tē qarqeve anti-farkiste! 
3.
E vērteta dhe vetēm e vērteta, ēshtē qēllimi i autorit i cili, krahas artit tē luftēs, po del se ēshtē i zoti edhe pēr artin e shkrimit. Libri qē kemi nē duar, ēshtē njē doracak i mirēfilltē dhe shumē i dobishēm pēr tē gjitha kategoritē e lexuesve, e vecmas, pēr studjuesit e historisē tē cilēve u pērket pērgjegjēsia morale dhe profesionale e pasqyrimit tē sē vērtetēs. Krahas mēnyrēs sē organizimit tē Sistemit tē Mbrojtjes, autori jep tē dhēna tē shumta edhe rreth pērpjekjeve pēr krijimin e fronit unik tē shqiptarēve kundēr okupatorit serb. Mirēpo, pēr fat tē keq, pērpjekjet nuk e japin rezultatin e dēshiruar sepse nē skenē shfaqen dy krah lufte, qē fort e dobēsojnē forcēn luftarake. Dy krahēt vazhdojnē edhe sot ta fajēsojnē njēri-tjetrin, prandaj Agim Mehmeti, pēr tē mos u marrē me spekulime, paraqet fakte pēr ngjarjet, datat, ndodhitē, pēr njerēz me emēr e mbiemēr. Po citojmē:
“...mē 7 shkurt 1989, nē mēngjes, gjatē revistēs ushtarake qē u bēhej kadetēve, nē pistēn e kazermēs, e vērejta ish kadetin tim, Bislim Zyrapi, i cili nē cilēsinē e dēshmitarit kishte dēshmuar rrejshēm pēr mua dhe ... si “dhuratē” pēr atē dēshmi dhe bashkēpunim me organet e UDB-sē dhe tē sigurimit ushtarak, Bislimin dhe disa tē tjerē, i kishin regjistruar nē akademinē njēvjecare!... “ Fatkeqēsisht, thot auori, disa nga kēta persona sot gjenden nē vende tē rēndēsishme tē pushtetit aktual tē Kosovēs, sigurisht, me frikē, por tē kujdesshēm qē tē mos zbulohet ish veprimtaria e tyre e fēlliqur!’ 
4.
Libri hapet me Parafjalēn autobiografike tē autorit, e cila njēherit ēshtē edhe biografia e brezit tē tij, i gjithē rinisē kosovare qē mēsyen shkollimin ushtarak, mē ēndrrēn e fshehur nē zemēr, pēr t’i dal zot popullit dhe atdheut tē robēruar! Shkollimi pēr kadetēt shqiptarē ēshtē tepēr i vēshtirē, por vullneti i tyre ēshtē mē i fortē se pengest. Ushtarēt dhe oficerēt shqiptarē janē mē tē dalluarit nē pērbērjen e APJ-sē, e cila pas vitit 1991 i bēn ‘mish pēr top”! Shpētimi i vetēm ēshtē dezertimi. Mē 12 gusht 1991 edhe Agim Mehmeti arratiset nē Zvicēr, ku i vazhdon angazhimet profesionale, nē bashkēveprim me spektrin politik dhe organizimet gjithēpopullore qē pērpiqeshin ta mbanin gjall traditēn shekullore tē rrezistencēs clirimtare. 
Nē fillimin e viteve tē 90-ta nisen “aktivitetet pēr krijimin e sistemit tē mbrojtjes sē Kosovēs” si “gjysēm ushtarake dhe pjesērisht institucionale”, nga tē cilat krijohet Mbrojtja Territoriale e Kosovēs, nē kuadrin e sē cilēs formohen shtabet e mbrojtjes nē tē gjitha qytetēt e Kosovēs, me Hajzer Hajzerin nē krye. Por, nē marsin 1993, ky organizim zbulohet dhe UDB-a bēn pērndjekje drakonike. Burgoset Hajzer Hajzeri dhe shumē shokē tē tij, ndērsa tē tjerēt braktisin vendin. Aktivitetet nē Kosovē zvogēlohen, por marrin hovē nē mērgatē, ku, eprorēt ushtarakē vetorganizohen dhe kērkojnē pērkrahjen e Qeverisē sē Kosovēs nē Egzil. Personalisht, Agim Mehmeti, nē mars tē vitit 1992, lidhet me kryeministrin Bukoshi dhe zv-kryeministrin Nikē Gjeloshi. Kjo i gēzon ushtarakēt qē i rreken punēs me tē gjitha forcat. Entuziazmi bēhet edhe mē i flaktē, kur Agim Mehmeti me disa shokē tē tij, nē Zvicēr, takohen me Ibrahim Rugovēn, i cili u thot: 
“...jam nē dijeni tē vēshtirēsive qē i theksoni..., duhet tē ecim tutje, pandalshēm, nē vazhdimsinē e sistemit tē mbrojtjes..., juve jeni profesionistē dhe e dini se cfarē bēni ... kthim prapa nuk ka...!” 
5.
Paralelisht me vlerēsimin e faktorēve tē luftēs, ndērmerren edhe veprimet organizative nga tē cilat kurorēzohet formimi i FARK-ut, mē 7 mars 1998, kur kryeminsitri Bukoshi emēron Ahmet Krasniqin ministēr tē mbrojtjes. Njē ditē mē vonē, ministri Krasniqi therret eprorēt nē Curih dhe i urdhēron qē menjēherē, tē marrin tē gjitha masat pēr dislokim nē Shqipēri. Po atē ditē, pērmes telefonit nga Zvicra, ministri Krasniqi urdhēron Miftar Zibēn nē Tiranē, qē tē sigurojē objektet pēr dislokimin e pjesēs fillestare tē FARK-ut. Ahmet Krasniqi bashkē me Agim Mehmetin zhvillojnē takime intenzive me tē gjitha personalitetet dhe personat me ndikim nē faktorin ushtarak tē Kosovēs, nga Sali Cekaj e deri te Xhavit Haliti, Adem Demaci etj. si dhe me qindra ushtarē e vullnetarē qē duan ta kryejnē obligimin ndaj atdheut. Arrihet edhe konsolidimi i FARK-ut me kuadrot komanduese: rreth 200 eprorēt mē tē zgjdhur ngarkohen me detyrat pērgjegjēse nē Ministrinē e Mbrojtjes dhe nē shtabin e pērgjithshēm tē FARK-ut. Kēta nē afat rekord realizojnē formimin e njēsive taktiko operative, hapjen e qendrave stērvitore, furnizimin me armatime, formojnē bērthamat e brigadave, programojnē hyrjet dhe aksionet luftarake nē Kosovē... 
Kolonel Krasniqi po e krijonte me shumē sukses forcēn e armatosur profesioniste qē i duhej Kosovēs, mirēpo, nē prapaskenē zhvillohen verprime tē fshehta. Mē 16 maj 1998, papritmas shfaqet eprori Xhafer Jashari me njē letēr kundēr caktimit tē Ahmet Krasniqit ministēr i mbrojtjes. Autori nē libēr konstaton: po citojmē “Nē kuadēr tē luftēs speciale kundēr popullit dhe ushtrisē nē formim, armiqēt dhe tradhētarēt e kombit pērdorin mjete dhe metoda nga mē tē ndryshmet! Ekzekutivi i atēhershēm i Kosovēs ngurronte t’u dilte pērballē. Ky ngurrim kushtoi shumē nē planin ushtarak...”, aq sa, pas takimit nē Osllo, nē mesnatēn e 21 shtatorit 1998, shkrepen plumba nē trupin e Ministrit Krasniqi, qē ia kēpusin udhēn e nisur pēr nē Kosovē... 
Kēto e shumēcka tjetēr e bējnē kētē libēr shumē tē vecantē, prandaj, duke e pērgēzuar autorin, Agim Mehmeti, e them bindshēm: kemi shumē nevojē pēr libra tē kētillē.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi