Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder Zogaj:Dhuna flagrante policore kundër deputetëve dhe parlamentit

Shko poshtë

Skënder Zogaj:Dhuna flagrante policore kundër deputetëve dhe parlamentit Empty Skënder Zogaj:Dhuna flagrante policore kundër deputetëve dhe parlamentit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 24, 2012 8:19 pm

Skënder Zogaj:Dhuna flagrante policore kundër deputetëve dhe parlamentit


Skënder Zogaj:Dhuna flagrante policore kundër deputetëve dhe parlamentit Largea_skender-zogaj1350926853
Me rastin e protestës së deputetëve të Vetëvendosjes , të cilët tentuan që të shprehin mospajtimin e tyre për shitjen e vlerës më të madhe ekonomike të vendit, siç është Distribucioni i KEK-ut, u demonstrua edhe kundër-protesta policore, e cila nuk i lejoi deputetët që të hynin në godinën e Qeverisë së Kosovës. Policia ndërmori veprime policore që kanë mundur të konsiderohen të rregullta, dhe te kalonin pa shumë bujë, sikur të mos shfaqej Ministri i i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili, gjithë kreshpërim urdhëroi (e pamë dhe e dëgjuam duke urdhëruar) policët, rojet dhe trup rojet që menjëherë, protestuesit të nxirreshin nga oborri. Të shkretët policë, çfarë kanë mundur të bëjnë tjetër, pos ta zbatonin urdhrin e udhëheqësit të tyre më të lartë të linjës, ministrit, pa guxuar të gjykojnë sjelljet e tij prej rrugaçi! Pa asnjë hamendje, kjo paraqitje e ministrit Bajram Rexhepi ishte e turpshme dhe neveritëse, sepse kishim të bënim me një veprim drastik të keqpërdorimit të detyrës në pozitë, shkelje mizore të ligjit, apo më saktë, atentat kundër rendit dhe ligjit, kundër Kushtetutës së Kosovës, kundër integritetit të vullnetit të sovranit që e ka të deponuar te deputetët, kundër vlerave të demokracisë që i ka proklamuar dhe është zotuar se do t’i ushtrojë shteti i Kosovës. Të gjitha këto i shqelmoi Bajram Rexhepi, që u shfaq skizofrenik në shkallët objektit qeveritar, pas shalëve të truprojave, ku lëshoi klithmën “...me i largu menjëherë..., për një minutë!“ dhe iku, për të deklaruar se – i kishte mbetur meraku që nuk kishte pasur fuqi që të vepronte edhe më egër...
Sjellje skandaloze për një figurë ministri i cili, në vend se të “ftohej” dhe ta kuptonte veprimin e tij të turpshëm, e vazhdoi krekosjen, me merakun që nuk kishte mundur të sillej edhe më keq, që s’kishte arritur të bënte atë që ia dëshironte ëndja!?! E çka paska pandehur të bëjë më keq vallë? Çfarë mund të bëjë më shumë, se sa të ngreh dorë mbi deputetët duke i penguar në detyrë dhe duke i dëbuar me dhunë nga oborri objektit qeveritar. Çka paska dashur të bëjë më shumë se sa të tërheq zhagaz deputetët?! Mos vallë paska dashur që t’i vras deputetët?! Për çka pamë dhe dëgjuam, edhe këtë do ta bënte ministri Bajram Rexhepi, po t’i jepej rasti dhe mundësia, sepse e shfaqi botërisht këtë dëshirë për akte edhe më të thella krimi. Mbase edhe për vrasje e kishte fjalën, sepse me urdhrin e dhënë, bëri shkeljen bizare të ligjit, atë të shkallës më të rëndë, për të cilin veprim, kudo në botë, ku mbretëron demokracia, ministrit do të duhej t’i viheshin prangat.
2.
Ministri Bajram Rexhepi mund të mendoj se dikush po dëshiron ta fyej, mirëpo në fakt, ky e ka fyer vetveten me veprimin prej rrugaçi, duke fyer dhe përbuzur rëndë edhe ata që ia kanë besuar detyrën e ministrit, duke fyer dhe përbuzur institucionet dhe shtetësinë së Republikës së Kosovës, duke fyer dhe njollosur imazhin e Kosovës, duke fyer dhe plagosur aspiratën demokratike të funksionimit shtetëror të Kosovës, për çka qytetaria e Kosovës ka sakrifikuar gjithçka.
Bajram Rexhepi në çastin kur po shkëputej pasuria e rëndësishme e Kosovës, qëlloi me kërbaç policor ata që guxuan të kundërshtonin. Pamjet që ndoqëm në ekranet TV ishin të tmerrshme, të njëjtat me ato të kohës së okupimit serb, kur falangat policore dhe paramilitare qëllonin dhe tërhiqnin zhagas qytetarët të cilët guxonin të protestonin për gjëra krejtësisht të ngjashme! Pa dashur që të ekzagjerojmë ngjarjen, mirëpo, për hir të së vërtetës, nuk mund të mos themi se, veprimi i Bajram Rexhepit është më i tmerrshëm se ajo e Serbisë, sepse protesta ishte shumë transparente dhe kishte për qëllim shprehjen e mospajtimit, gjë që, aplikimi i dhunës brutale policore ndaj deputetëve të Parlamentit të Kosovës, ishte krejtësisht e paarsyeshme!
Kjo ndodhi para syve të botës, me urdhrin e ministrit, i cili në emër të mbrojtjes së institucioneve, shkeli ligjin e institucioneve duke hyrë në radhët e policëve dhe demonstroi gangsterin, duke përbuzur rolin e ministrit dhe duke marrë rolin e kapterit policor në një aksion dhune kundër përfaqësuesve të popullit. Kjo që ndodhi, në fakt është veprim tepër shkatërrues, është shkelja më e rëndë e mundshme e ligjit. Kjo shkelje është drastike, sepse e bën ministri i rendit, dhe kur e shkel kaq rëndë ministri, çka duhet të mendojnë dhe çfarë duhet të veprojnë qytetarët e rëndomtë në jetën e tyre të përditshme?!


3.
Shfrenimi i ministrit Rexhepi, pas dhunimit të përpjekjes së deputetëve të Vetëvendosjes për ta mbrojtur pasurinë e vendit nga shitja, vazhdoi edhe më rreptë, duke depërtuar edhe brenda Parlamentit, që dje, u dhunua edhe më keq se deputetët e Vetëvendosjes. Ndodhi përpjekja për atentat kundër Parlamentit të Kosovës, ndodhi përsëritja e historisë nga e kaluara, ndodhi rishfaqja e dhunës së modelit të Serbisë, kur policia e regjimit të Milosheviqit e përthekoi Parlamentin e Kosovës për ta penguar miratuar vullnetin e popullit të vet. Pikërisht si atëherë, edhe dje, policia e Bajram Rexhepit, krye me vete, pa njoftimin apo lejen e Kryetarit të Parlamentit, kishte pushtuar ambientet e Parlamentin, për t’ua bërë me dije të gjithë deputeteve , që ta kuptonin se nuk bën të mos e votonin Rezolutën e PDK-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë! Ky ishte qëllimi që i hyrjes së policisë në Parlament, dhe në fakt, ku qëllim u kurorëzua me sukses, pavarësisht nga reagimi i krye parlamentarit Jakup Krasniqi, i cili e tha hapur se, bëhej fjalë për një ministër rrugaç, i cili kishte guxuar pa lejen e tij të fuste forcat policore në Parlament! Këmbëngulja e krye parlamentarit për largimin e policëve u realizua, mirëpo, ethet e frikës mbetën në zemrat e deputetëve, të cilët e lëshuan zërin sikur në teatrot antike, prezantuan argumente pa fund që i tjerrën me tone të larta e thekse të zjarrta patetike,dukë dëshmuar se bëhej fjalë për një rezolutë të dëmshme për Kosovën dhe në kundërshtim me aspiratën shtetërore të popullit shqiptarë! Folën e folën, por doli se kishin ruajtur vezë, sepse në fund iu nënshtruan diktatit policor të Bajram Rexhepit, duke e miratuar Rezolutën, të cilën të gjithë e pështynë, për ta lëpi në fund me votën “Për” që e dhanë shumica absolute e atyre që ishin në sallë.
Sjellje e padenjë për një identitet të përgjegjshëm të formimit të dëshiruar të parlamentarëve. Drama që ndodhi ,dëshmoi se qeverisja e Kosovës është në duar të dyshimta, apo më saktë në duart ë një bande kriminale, e cila tashmë e ka humbur toruan dhe sillet si miza pa krye, duke shpërdoruar ca persona të shpërqendruar që veprojnë sipas instinktit të rastit, persona egocentrik, potencialisht të gatshëm për veprime të shfrenuara kundër ligjore. Nga kjo kategori njerëzish që përbëjnë kastën aktuale të kreut të shtetit, u atakua rëndë edhe Parlamenti, prandaj, Kosova po fyen në fazën finale të krizës, shthurja e së cilës tashmë, nuk mund të kalojë pa pasoja tepër të mëdha, të cilat do të jenë afatgjate. Shteti i Kosovës është seriozisht i rrezikuar dhe, sërish popullit i duhet të jetë i mençur dhe i matur, sepse, e presin çaste shumë të rënda, të cilat duhet t’i gjykojë dhe merr vendime të reja, për ta rikthyer edhe njëherë rrjedhën historike kah rruga e duhur dhe e vetmja e prosperitetit të Kosovës.
Është e kuptueshme që, pas demonstrimit të dhunës policore kundër deputetëve dhe parlamentit në tërësi, situata po shkon në drejtimin e kundërt sepse, shumë shpejtë mund të ndodh që 60.000 nënshkruesit e kundërshtimit të shitjes së Distribucionit të KEK-ut, të dhjetëfishuar të rreshtohen prapa deputetëve, jo më për të hy në objektin e Qeverisë, por për shumë më keq, që mund të ndodh në përballje me kolonat e policisë, të cilët, do ta mallkojnë veten dhe ministrin e tyre të dikurshëm, Bajram Rexhepin, i cili në ato qaste do të struket si struci , me kokën prapa perdesh, duke u përpjekur të bëhet sa më i padukshëm!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi