Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A u largua Shaip Muja nga PDK për shkak të këtij poshtërimi që i kishte bëri Thaçi (VIDEO)

Shko poshtë

A u largua Shaip Muja nga PDK për shkak të këtij poshtërimi që i kishte bëri Thaçi (VIDEO) Empty A u largua Shaip Muja nga PDK për shkak të këtij poshtërimi që i kishte bëri Thaçi (VIDEO)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 21, 2014 7:38 pm

A u largua Shaip Muja nga PDK për shkak të këtij poshtërimi që i kishte bëri Thaçi (VIDEO)


A u largua Shaip Muja nga PDK për shkak të këtij poshtërimi që i kishte bëri Thaçi (VIDEO) Largea_thaci-shaip-mujaj1419167470


Lideri i PDK’së, Hashim Thaçi kishte poshtëruar kandidatët e Drenasit për deputetë, duke i larguar nga bina, në të cilin mbante fjalim.
Në mesin e të dëbuarve ishte edhe Shaip Muja, tashmë i dorëhequr nga Grupi Parlamentar i PDK’së.

Raportohet se prej momentit kur Thaçi kishte përzënë Mujën nga bina kanë nisur edhe ftohja e raporteve të tyre. Për një kohë të gjatë, Muja kishte mbajtur pozitën e Këshilltarit për Shëndetësi në Kabinetin e Thaçit.
Në këtë fjalim, Thaçi, siç shihet duke ua bërë tri herë me dorë kah shkallët e binës.
“Faleminderit për prezencën tuaj. Vazhdoni...”, iu thotë Thaçi kandidatëve, pasi ata nuk e kuptojnë fillimisht mesazhin.
Në atë kohë, Muharrem Xhemajli s’e pati komentuar veprimin e Thaçit, derisa Sala Berisha-Shala, pati thënë se e ka kuptuar ndryshe kërkesën e Liderit të PDK’së për të lëshuar binën.
“Na i kallxojke shkallët a? Mua nuk m’u duk se na i kallxojke shkallët sepse s’ka pasur për çka me na i kallxu shkallët. Absolut, unë nuk e kam marrë ashtu. Jam befasuar kur e kam pa të nesërmen jam befasu. Unë jam ndier mirë fort mirë dhe nuk e kam marrë ashtu siç e keni kuptuar”, kishte thënë Berisha-Shala.



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi