Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Padia që Hashim Thaçi nuk e bëri kurrë

Shko poshtë

Padia që Hashim Thaçi nuk e bëri kurrë Empty Padia që Hashim Thaçi nuk e bëri kurrë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 28, 2016 3:51 pm

Padia që Hashim Thaçi nuk e bëri kurrë

Padia që Hashim Thaçi nuk e bëri kurrë Auto_thaci-1-11477646139

Hashim Thaçi

Pas publikimit të raportit për krimet e supozuara të UÇK-së, në të cilat akuzohej direkt, Presidenti i vendit në atë kohë Kryeministër, Hashim Thaçi pati paralajmëruar se do ta padiste Dick Martyn.
Por, padia në fjalë nuk u bë asnjëherë dhe Thaçi nuk u angazhua të gjente një avokat ashtu siç kishte premtuar.
Ndërsa, bashkëluftëtarët e Thaçit po vazhdojnë të dënohen nëpër Gjykatat vendore dhe të EULEX-it, ballafaqimi i tyre me Gjykatën Speciale është afër.
Sipas analistit Arbër Gashi,  Hashim Thaçi e ka bërë një padi mediale ndaj Dik Martit për t'i qetësuar shokët e vet dhe për t'i siguruar ata se do ju qëndrojë pranë në momentin që do të ngritën aktakuzat përmbajtjesore.
“Hashim Thaçi e ka bërë një padi mediale ndaj Dik Martit për t'i qetësuar shokët e vet dhe për t'i siguruar ata se do ju qëndrojë pranë në momentin që do të ngritën aktakuzat përmbajtjesore. Por, menjëherë pas këtij aksidenti medial, Hashim Thaçi reflektoi për interesin e tij personal politik dhe ekonomik. Ai vendosi të lërë mënjanë interesat tjera, duke e fokusuar tërë energjinë e tij politike në interes të themelimit të Gjykatës Speciale dhe dënimin e të gjithë atyre që supozohet se kanë bërë krime lufte”, u shpreh ai.
Se a do të shpëtojë vet Hashim Thaçi nga ndonjë akuzë e mundshme në proceset që ndodhen para, sipas Gashit, pritet të shihet dhe të dëshmohet së shpejti.
Ndërsa, sipas analistit Fadil Lepaja, pas krijimit të "Gjykatës speciale" e cila kryekëput bazohet në raportin e z. Marti,  padia e paralajmëruar , edhe formalisht bëhet e pakuptimtë.
”Në fakt, paralajmërimi i asaj kohe , nga ana e z. Thaçi, më tepër ishte kërcënim i hapur ndaj z.Marti, që me gjasë gabimisht  ka llogaritur se  kjo të ishte një fushatë e tij individuale dhe se ai mund edhe do të zmbrapsej. Sidoqoftë, pas krijimit të "Gjykatës speciale" e cila kryekëput bazohet në raportin e z. Marti,  padia e paralajmëruar , edhe formalisht bëhet e pakuptimtë, sepse  ekspert me renome ndërkombëtare dhanë mendimin se kishte bazë për një institucion dhe një proces të tillë”, u shpreh Lepaja.


Mimoza Lakna
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi