Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asllan Dibrani:Mërgata shqiptare më mirë ruan doket dhe zakonet, sesa atdheu!

Shko poshtë

Asllan Dibrani:Mërgata shqiptare më mirë ruan doket dhe zakonet, sesa atdheu! Empty Asllan Dibrani:Mërgata shqiptare më mirë ruan doket dhe zakonet, sesa atdheu!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 25, 2014 4:25 pm

Asllan Dibrani:Mërgata shqiptare më mirë ruan doket dhe zakonet, sesa atdheu!


Asllan Dibrani:Mërgata shqiptare më mirë ruan doket dhe zakonet, sesa atdheu! Asllan-620x330


 A organizohen të pamet më mirë në Diasporë, se sa në Kosovë?


 Më poshtë do sjellim një rast për të pame në Gjermani, si shembull të mirë.
Se shqiptarët kanë bërë  hapa negativ ne organizimin  politik  në rrafshin kombëtar, nuk ka dilemë!. Me ndërskamca, inskenime, vëllavrasje , përçarje dhe mos unitet populli shqiptar është ngopur..! Si dje edhe sot, populli nuk është i kënaqur me rrjedhat  e situatës së përbashkët politike.  Kështu edhe në organizime të tjera, qofshin ato edhe private, nuk na shkojnë punët mirë ashtu si e kërkon fisnikëria shqiptare, sipas dokeve,  traditave dhe zakoneve tona,  si në dasma, fejesa,  në takime e ahengje, për të pame, etj. Kështu ndodhë shumë herë edhe tek vdekjet!!!
Dekada më parë, nëse vdiste ndonjë njeri bëhej një ceremoni  e organizuar, pak më ma vlerë se këto të sotmet, si në shprehjen e ngushëllimeve të familjarëve te të vdekurit, etj. Dhimbjet për të vdekurin nuk janë thjeshtë vetëm të familjes së ngushtë, por  edhe të far e fisit, miqve, shokëve…
Pas vdekjes kanë filluar të pamet,  kanë zgjatur së paku 7 ditë. Një kohë kanë zgjatur edhe me muaj për t’i shprehur  ngushëllimet, që për një çast të ndihmohet në përballimin dhe lehtësimin e dhimbjes,  familja e të vdekurit…


Ngutshmëria e varrosjes së të vdekurve pa i pritur familjarët edhe nga mërgata vepër e shëmtuar e predikuesve fetar !


 Tani pritja për të pame sikur ka ndryshuar në mënyrë drastike në Kosovë, Shqipëri dhe vise tjera Shqiptare, por jo edhe tek mërgimtarët e Diasporës, të cilët vazhdojnë deri diku t`i  ruajnë traditat tona të asaj pjese kanunore me vlera kombëtare.
Vdekjet janë të përditshme, grupeve për të pame u prijnë sipas zakoneve individ të moshuar, ose njerëz me autoritet, nuk mungojnë as  hoxhallarë dhe priftërinjtë të besimeve tona fetare, por këtu ka një dallim, priftërit lutjet ceremoniale i bëjnë vetëm në gjuhën shqipe, ndërsa hoxhallarët, pak shqip e pak arabisht. Nganjëherë bëhen organizime jo sipas zakoneve tona, por më shumë sipas zakoneve fetare! I vdekuri  varroset brenda dite, varësisht nga koha kur vdes ai, janë raste të rralla kur pritet më gjatë se 24 orë, për tu varrosur i vdekuri..!
Ngutshmëria e varrosjes së të vdekurve pa i pritur familjarët për pjesëmarrje në ceremoninë e varrimit, të cilët jetojnë dhe punojnë edhe përtej oqeaneve, ja shtojnë dhe shumëfishojnë dhimbjen mërgimtarit, sepse, nga larg dhimbja është më e madhe ma e ndjeshme dhe ma e pa përballueshme.
Mendojmë se hoxhallarët, për pos lutjeve fetare, nëse nuk e njohin të vdekurin,  ose duhet të mësojnë dhe të flasin pak më shumë për biografinë e tij, ose duhet të ja mundësojnë dikujt tjetër, të flasë nga ata që dinë më shumë për të vdekurin,por edhe në gjuhën shqipe se është çudi të flasësh arabisht pa asnjë pjesëmarrës  arab në rastin e varrimit apo obligimeve tjera ndaj të vdekurit!!!…


Nuk e kuptojmë pse nuk lejohen nga disa hoxhallarë fotografitë apo edhe flamuri kombëtar të përdorët gjatë ceremonisë,  edhe nëse atë e dëshirojnë familja e të vdekurit!!!???…


Secili i vdekur ka biografinë e vet. Nuk e kuptojmë pse nuk lejohen nga disa hoxhallarë fotografitë apo edhe flamuri kombëtar të përdorët gjatë ceremonisë,  edhe nëse atë e dëshirojnë familja e të vdekurit, të shënohen në ngritjen e përmendores!?. Dikush nga familjarët nëse reagon pse kemi kaq gjëra të ndaluara, pa nevojë, ata, hoxhallarët, arsyetohen  se nuk bënë  me pas foto këtu , nuk bënë me pas flamur këtu,  nuk bënë me qene  gratë si pjesëmarrëse në varrimin e burrit , vëllait, motrës apo  fëmiut  të vet  etj etj!!!???…. Sa ma pak me dite për te , sa ma pak me lënë gjurmë këtu ,  kështu shprehen jo të gjithë, por disa hoxhallarë  që predikojnë  rregulla të ardhura nga  Afrika dhe Azia “Aq ma lehtë qenka për te vdekurin në atë botë se këtu qenka  jetë dhe botë e rrejshme”.
Më ka rënë të bisedoj me myslimanë nga Afganistani, Pakistani, Turqia e bota arabe,
Atyre, kur u vdes ndokush nga të afërmit, ata nuk e varrosin kufomën pa ardhur familjari, prindi, motra, vëllai, etj. nga ai vend ku punon ai-ajo.
Një mysliman nga Pakistani me një rast me pat thënë: “ Kur më ka vdekur nëna ime, 4 ditë kufoma ka qëndruar në murgun e qytetit të tij, më kanë pritur derisa kam rregulluar gjithçka që më është dashur për udhëtim nga Gjermania”.

Varrimi i të vdekurit tek ne shqiptarët bëhet me shpejtësi, duke e mbuluar trupin e tij me dheun e ftohtë, pa përfunduar fjalimi i hoxhallarëve, apo i ndonjë personi që flet para varrit te të ndjerit, për pak minuta kryhet  varrimi dhe turma e njerëzve të pa përgjegjshëm ikin me shpejtësi drejtë shtëpive të tyre, bash sikur  janë ne gjahun e hajnisë!


Tek Diaspora shqiptare ende është duke u ruajt tradita dhe rregullat më mirë se në Kosovë,Shqipëri e gjetiu?


Ka raste që  familja e të vdekurit  mbeten  vetëm  ,pas  dy orë qe është varrosur   i vdekuri, duke u shpërndare secili në shtëpinë e vet. Në Kosovë kjo  metodë po praktikohet.  Ky fenomen  po e humb  vlerën dhe rregullat që kishim dikur. Të pamet  nuk mbahen-kryhen si dikur. Tek Diaspora shqiptare ende është duke u ruajt tradita dhe rregullat më mirë se në Kosovë, sepse në Kosovë, vinë e shkojnë për pak minuta, sikur kanë ardhur për ta shlyer borxhin, me nga një fjalë: “A u mërzitët burra”, “Zoti u lashtë shëndosh e mos u mërzitni”, me kaq përfundon e pamja, pa pyetur se sa vjeç ishte i vdekuri, sa fëmijë ka lëne pas vetes, kush ishte , nga ishte  si vdiq etj …
Në lidhje me të pamet në Diasporë, po sjellim një rast konkret të freskët që u zhvillua këto ditë në Gjermani. Mërgimtarët  tregojnë shembullin më të mirë, pa dallim bindjeve fetare e ideologjie në rastet pa vdekjes.
Të pamet  për  të  ndjerin, Murat Osman Leci (18.04.1947 – 23.11.2014) nga fshati Gmicë – Kamenicë, me banim në Prishtinë, i hapën i vëlla i Muratit të ndjer,  Xhafer Leci një veprimtar i pa lodhshëm i çështjes kombëtare.
Në këto të pame morën pjesë  mbi 350 mërgimtar në mënyrë të kulturuar dhe në frymën e atdhedashurisë vëllazërore, shprehën ngushëllimet e tyre.
Asllan Dibrani:Mërgata shqiptare më mirë ruan doket dhe zakonet, sesa atdheu! Image016
Pamje nga tavolina e pritjes, nga e djathta: Beg, Shukri, Balë, Bejtë dhe Xhafer Leci, Hajrullah Matoshi, Beçir Emini dhe Heset Buca.


 Në lokalet e SHKSH-së “Nënë Tereza” në Göppingen të Gjermanisë, më 14.12.2014, Vëllazërit Xhafer, Balë  dhe Shukri  Leci kishin hapur të pame, bashkë me ta në tavolinën e pritjes ishin edhe djemtë e axhallarëve,  Bejtë dhe Beg Leci, si dhe miq e veprimtarë të tjerë, Hajrullah Matoshi, Beçir Emini, Ramadan Aliju, Ibrahim Ukëhaxhaj, Ramë Osaj, Malë Guci, dhe djali i dajës së Xh.Leci, Heset Buca.
-Pritjen e atyre që vinin për ngushëllime dhe shërbimin me pije e ushqim, familja e Lecajve e bënin sipas traditës shqiptare ashtu si na ka hije, duke ju përmbajt rregullave të së kaluarës.
Asllan Dibrani:Mërgata shqiptare më mirë ruan doket dhe zakonet, sesa atdheu! Image017
 Majtas nga shtylla: Dr. med. Internistë Bekim Balidemaj,  Konsulli Faket Kajtazi, Miriman Bajraktari,  Asllan Dibrani e të tjerë.

-Pa përmendur shumë emra të prijësve që u prinin grupeve për ngushëllime, pas shprehjes së ngushllimve, pasonin pyetje për të ndjerin Murat dhe familjen e tij, flitej për rregullat e filozofisë së odave shqiptare, për Barcoleta të ndryshme pak edhe me humor… Nga disa  folës bashkëveprimtarë të Xhafer Lecit, u folën fjalë të mira për familjen Leci nga Gmica e Kamenicës, si familje humane dhe atdhetare …

E veçanta e kësaj të pame është shumë karakteristike, sepse, morën pjesë shumë veprimtarë e  intelektualë, diplomat, gazetar, mjek, inxhinierë, ekonomistë, sociologë, teologë, arsimtarë, sportistë, përkthyese zyrtarë, ish të burgosur politik, bashkëveprimtarë të vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, pjesëmarrës të luftës së fundit, familjarë të heronjve dhe dëshmorëve të kombit, kryetar e anëtarë të Kubeve e shoqatave, kameramanë,  punëtorë të thjeshtë të besimeve fetare dhe subjekteve të ndryshme politike, të bashkuar ashtu si i ka hije këtij brezi  të tranzicionit drejt  familjeve të Evropës.
-Pas shprehjes së ngushëllimeve, kujdesshëm dhe dinjitetshëm bisedohej për shumë gjëra pikërisht aty ku ju dhemb dhembi për ngecjet  politike dhe ekonomike në Kosove Shqipëri e ma gjërë.
Nga shumë qytete të Gjermanisë me qindra kilometra kishin udhëtuar, bile disa edhe   nga Zvicra e Austria, për të qenë pjesëmarrës në këtë të pame për  t’i ndarë dhe lehtësuar  dhembjet  për të vdekurin.
-Pjesëmarrësit ishin nga të gjitha rajonet e Kosovës,dhe trojeve tjera Etnike, Plavë e Gusi, Ulqin e Tivar, Tetovë, Kumanovë e Gostivar, Medvegj, Bujanoc e Preshevë, si dhe Shqipëri e Çamëri.

Për pos Konsullit të Republikës së Kosovës me seli në Shtutgart, z. Faket Kajtazi,
morën pjesë edhe Dr.Internistë Bekim Balidemaj me mikun e Tij Miriman Bajraktarin,
dy hoxhallarë Mulla Hazbi Sylejmani dhe Fatmir Ragipi, ky i fundit pasi shprehu ngushëllimet, bëri edhe një lutje tek Zoti për shpirtin e Muratit të ndjerë, i cili shpejt iku në amshim.
-Pjesë morën edhe shumë veprimtarë të çështje kombëtare, si;  Hafiz Gagica me shokë, Mentor Thaqi, Halil Rrustemaj, Nezir Fejzaj, Ahmet Konjusha i biri i heroit Smajl Hajdaraj, Blerimi e të tjerë, Shaban Bobaj me të vëllain Muharremin dhe të tjerë, Idriz Zeqiraj me shokët, Fazli Hajdaraj i vëllai i komandaniti dhe heroit Smajl Hajdaraj, Tefik Ramadani, Fazli Ahmeti, Elez  e Shaban Berisha, Lush Cana, Riza e Alush Zeqiraj. Pjesëmarrës ishin edhe vëllai i heroit Salih Çekaj, Hasani, vëllai i këshilltarit të presidentit Rugova, Xhemajl Mustafës së ndjerë, Avniu, kushërini i parë i komandantit dhe heroit kolonel Tahir Zemaj, Halili, i biri i ish të burgosurit shumëvjeçar të ndjerit Kadri Osmanit, Ylli, kushërinjtë e komandantit Adem Jashari, Iliri me vëllezër, Ibrahim Ukëhaxhaj axhë i Dëshmorit-komandantit të UÇK-së, oficerit të karierës Adem Ukëhaxhaj, etj.


Atdhe  pritna edhe ne mërgimtarëve  t’i  varrosim  më të dashurit tanë!?.


Nuk mund të mos përmendim edhe shumë veprimtarë të vjetër si; Nami Ramadani, Kolë Merturi, Abaz Imeri, Skënder Alimetaj, Emin Demaj, Bedri Kryeziu,  Shkëlzen Gashi, Cen Berisha, Gani Kryeziu, Mustafë Demaj, Ramadan Latifi, Fikqret Mujeziqi, Selim Vllasi, Ramadan Aliju, Hysen Mehukaj, Fatmir Bajraj, Ilmi Neziraj, Imer Matoshi, Tefik Kallaba, Jahir Kadriu, Fadil Ruhani, Muharrem Halimi,  Hazir Beqaj, Sabit Muli,  Arsim Lokaj, Jahja Gashi, Ali Bekteshi, Sylë Sylaj,  Lekë Preçi, Nue Lekaj, Vtor Spaqi, Zef Prenka, Baki  Mustafi, Shaban Çelaj, Ibrahim Ukëhaxhaj, Hajrullah Matoshi, Hasan Dançe, Skënder Agushi, Taxhidin Bakiu, Selami Morina, Ramadan Zuka, Fatmir Krasniqi, Sabit Ejupi, Hamza Ibrahimi, Islam Shahini e shumë të tjerë që vërtet nuk ka mundësi të mbahën mend, e as vend të përmendën të gjithë.
Për shkak të pa mundësive për pjesëmarrje në këtë të pame përmes telefonit, ngushëllime kanë shprehur edhe Konsulli në Frankfurt, z. Astrit Zemaj,  veprimtarët; Emin Fazlija-alias Emil Kastrioti, rapsodi Agim Gashi, Selim Limani, Hatixhe Ramadani, Miradije Gashi, Shefki Jakupi, Nail Rexhaj, Naim Zogaj, Dardan Hadërgjonaj,  e të tjerë.
Dhe, për fund, shfrytëzojmë rastin t`i falënderojmë edhe njëherë të gjithë pjesëmarrësit në këtë të pame, të cilët ndihmuan në lehtësimin dhe dhembjet e familjes Leci, po edhe treguan se  “Mërgata Shqiptare”  din ti ruaj dhe ti kultivoj  vlerat e veta edhe në shtetet e Perëndimit,   duke qenë  të integruar janë protagonistë të qëndrimit pran dokeve ,zakoneve dhe  traditave tona kombëtare shqiptare. Krejt në fund  ju bëjmë  tirrje” Atdhe  pritna edhe ne mërgimtarëve  t’i  varrosim  më të dashurit tanë,mos bini nën  ndikimin e predikuesve fetare te mbrapsht analfabet dhe të pa dijshëm”!?.



Foto-reportazh nga një e pame në Göpingen të Gjermanisë


Bashkim i disa fotove nga takimi :


Asllan Dibrani:Mërgata shqiptare më mirë ruan doket dhe zakonet, sesa atdheu! Image018
Pamje nga disa pjesëmarrës, nga e majta i 4-tërti,  Idriz Zeqiraj me shokë dhe tjerë.
  Asllan Dibrani:Mërgata shqiptare më mirë ruan doket dhe zakonet, sesa atdheu! Image019
Nga e majta- Shaban Bobaj me shokë, dhe tjerë.
Asllan Dibrani:Mërgata shqiptare më mirë ruan doket dhe zakonet, sesa atdheu! Image020
Nga e majta-Hafiz Gagica me shokë.
Asllan Dibrani:Mërgata shqiptare më mirë ruan doket dhe zakonet, sesa atdheu! Image021
Nga e djathta: Ibrahim Ukëhaxhaj, Malë Guci, Ramë Osaj, hoxha Mulla Haszbi Sylejmani, etj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi