Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Princi Leka: Mitrovica e Presheva janë toka shqiptare, nuk durojmë pazarllëqe me trojet tona!

Shko poshtë

Princi Leka: Mitrovica e Presheva janë toka shqiptare, nuk durojmë pazarllëqe me trojet tona! Empty Princi Leka: Mitrovica e Presheva janë toka shqiptare, nuk durojmë pazarllëqe me trojet tona!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 02, 2015 3:22 pm

Princi Leka: Mitrovica e Presheva janë toka shqiptare, nuk durojmë pazarllëqe me trojet tona!


Princi Leka: Mitrovica e Presheva janë toka shqiptare, nuk durojmë pazarllëqe me trojet tona! Largea_lekaaa1111419860235


Ka ardhur koha për korrigjimet e Konferencës së Londrës me 1913 ku trojet shqiptare ne Ballkan u gjymtuan padrejtësisht. Pasi Mitrovica sikurse edhe Lugina e Preshevës janë toka shqiptare me popullsi etnike shqiptare, Prandaj, me ato troje nuk tolerojmë pazarllëqe, sepse luhet me zjarr dhe nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në rajon. Kombi ynë ne Konferencën e Londrës me 1913 u gjymtua padrejtësisht dhe unë besoj se koha do te rivëre ne vend drejtesine, gjë qe kërkon një vizion dhe vullnet politik te pareshtur…” ka deklaruar për agjencinë e lajmeve 


“Presheva jonë” mbreti shqiptar, Princi Leka.

Kreu i familjes mbretërore shqiptare, Lartmadhëria Princ Leka një intervistë flet pos situtes se shqiptarëve ne Ballkan edhe për shqiptarët ne Serbi, te ish-territoreve të Kosovës. Shkëlqesia Princi Leka ne këtë interviste flet edhe për rolin e (pa) mjaftueshëm të Tiranes dhe Prishtinës ne Lugine e Preshevës, pastaj për liderët shqiptarë, për vizitën e Edi Rames ne Beograd dhe Preshevë, për perspektiven politike dhe strategjike si dhe statusin e ardhshëm të shqiptareve të Krahinës së Preshevës….



Lartmadhëria juaj, fillimisht na thoni, shqiptarët si po e presin këtë Vit te Ri, jeni të kënaqur me zhvillimet ne vendin tonë(Shqipëri) dhe vendet përreth ku jetojnë shqiptarë?

Princi LEKA: Gjate këtij viti ne Shqipëri janë bere një sere reformash qe tentojnë forcimin e shtetit ligjor.Sigurisht reformat jo gjithnjë mirëpriten dhe shpesh janë edhe te dhimbshme për një pjese jo te vogël te popullsisë. Unë mendoj qe ato duhet te gjejnë një konsensus sa me te gjere, gjë e cila për një pjese te tyre edhe ka munguar. Shpresojmë qe vazhdimësia dhe implementimi i reformave ta gjeje ketë konsensus vitin ne vazhdim, pasi shteti përveç se dorës se hekurt duhet te jete edhe një At I dhimbsur për shtetasit e tij. Mungese stabiliteti është ndjere edhe për shqiptaret e rajonit. Kompromiset politike jo gjithnjë japin zgjidhje afatgjata. Uroj qe vitin ne vazhdim politika te burojë nga vullneti i shqiptareve, kudo qe ata ndodhen.


Si e vlerësoni vizitën e Kryeministrit të Shqipërisë në Beograd dhe Presheve.


Princi LEKA: Gjykoj se është detyra e çdo shtetari te përfaqësoje me dinjitet vullnetin e çdo shqiptari për ta pare Kosovën si një vend me integritet dhe te barabarte me vendet e tjera. Vizita e kryeministrit ne Beograd plotësoi detyrimin e sipërme, duke e mbështetur politiken e jashtme te shtetit te Kosovës.


Përkundër sukseseve dhe arritjeve në Shqipëri dhe Kosovës ka ende troje shqiptare që përballen me dhunën dhe diskriminimin. E kam fjalën për ata në Preshevës, Bujanoc e Medvegjë…që nuk quhen rastësisht Kosovë Lindore. Ju si i shikoni 
zhvillimet dhe perspektiven e këtyre viseve shqiptare aktualisht në Serbi?


Princi LEKA: Ky është një problem kompleks qe ende nuk ka gjetur zgjidhje dhe qe kerkon nje angazhim shume me te madh nga qeveritë e te dy vendeve, si te Kosovës dhe te Shqipërisë. Eshte absurde qe popullsia serbe ne Kosove gëzon një trajtim te veçante ne te gjithë aspekte, ndërkohe qe popullsia jone shqiptare i nënshtrohet një diskriminimi dhe dhune te pashembullt. Se pari është detyre e te dy qeverive te mbrojnë denjësisht interesat kombëtare, pjese e te cilave janë ato te Preshevës, Bujanecot dhe Medvegjes,derisa te plotësohen aspiratat e çdo shqiptari për t’u takuar te lire dhe te barabarte ne një Evrope te Bashkuar dhe pa kufij. Kjo nuk nënkupton qe keto vise te bëhen “kurban” i kesaj aspirate, por te ketë një mbështetje dhe politike me aktive dhe frytdhënëses ne dobi te mirëqenies dhe zhvillimit ekonomik, politik dhe kulturor te barabarte me atë qe behet ne Shqipëri dhe Kosove.


Flitet për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, do me thënë “Veriu t’I jepet Serbisë” dhe “Lugina e Preshevës Kosovës”. Ju jeni për këto shkëmbime? Apo as Veriun as Luginën Serbisë?


Princi LEKA: Kjo pyetje me intrigon për t’iu rikthyer historisë se periudhës se Mbretit Zog, ku me vendim te Parlamentit, mbështetur nga ndërkombëtaret, u shkëmbye një objekt kulti ortodoks (Shen Naumi)me një territor te gjere te banuar nga shqiptaret (fshati Peshkepi ).Rasti konkret është i ndryshëm, pasi Mitrovica sikurse edhe Lugina e Preshevës janë toka shqiptare me popullsi etnike shqiptare. Prandaj, me ato troje nuk tolerojmë pazarllëqe, sepse luhet me zjarr dhe nuk i kontribuojne paqes dhe stabilitetit në rajon.
Kombi ynë ne Konferencën e Londrës me 1913 u gjymtua padrejtësisht dhe unë besoj se koha do te rivëre ne vend drejtesine, gjë qe kërkon një vizion dhe vullnet politik te pareshtur.


A keni në plan të vizitoni ndonjëherë shqiptarët e Luginës së Preshevës?

Princi LEKA: Sigurisht dëshira nuk me ka munguar kurrë. Unë nuk e harroj asnjëherë mbështetjen e vëllezërve te Preshevës ne ditët e mia me te vështira, te humbjes se prindërve dhe gjyshes sime, ku ata u ndodhen pranë meje.


Cili është urimi juaj për këtë Vit të Ri drejtuar shqiptarëve, sidomos atyre në Kosovën Lindore (Preshevë)?


Princi LEKA: Uroj qe Zoti t’iu japë durim dhe shprese. Familja Mbretërore Shqiptare është shtëpia juaj, ideali qe ne trashëgojmë është : Atdheu mbi te gjitha !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Princi Leka: Mitrovica e Presheva janë toka shqiptare, nuk durojmë pazarllëqe me trojet tona! Empty Re: Princi Leka: Mitrovica e Presheva janë toka shqiptare, nuk durojmë pazarllëqe me trojet tona!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 02, 2015 4:03 pm

Princi Leka: Mitrovica e Presheva janë toka shqiptare, nuk durojmë pazarllëqe me trojet tona! 1528701_1747170285508446_1243042036692154652_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi