Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuriozitete nga trojet tona

Shko poshtë

Kuriozitete nga trojet tona Empty Kuriozitete nga trojet tona

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 23, 2009 5:40 pm


Maqedoni, lind nje viçi me dy koke!



18.02.2009
Kuriozitete nga trojet tona ViciNgjarje e pazakontë në fshatin Lisec të malësisë së Sharrit. Një lopë parmbrëmë ka lind një viç me dy kokë, por fatkeqësisht i njëjti nuk ka arritur të jetojë as edhe një orë të tërë.
Banorët e tronditur nga ky fenomen i rrallë tregojnë se nuk mbajnë mend që të ketë ndodhur një rast i tillë qoftë në fshatin e tyre apo edhe diku në rrethinë.
Siç edhe mund të shihet, viçi është i zhvilluar në mënyrë jo të drejtë. Defektet në zhvillimin e tij jonormal janë të dukshme. Por, siç u tha, ajo që më së shumti i ka befasuar banorët e këtij vendi, është se viçi ka lindur me dy kokë.
Mahir Sherifi, fqinji i parë i Abdylgafurit, në kopenë e të cilit ka lindur viçi, me habi tregon se nuk mban mend ndonjëherë në fshatin e tij të ketë ndodhur diçka kaq befasuese.
“Unë jam rritur në këtë vend dhe deri më tani nuk kam dëgjuar, nuk kanë lindur gjëra të këtilla. Ky është rasti i parë për 50 vitet e mija që i kam jetuar”, tha Sherifi.
Ndonëse askush nuk mban mend që më parë të ketë ndodh një fenomen i këtillë, veterinerët me të cilët kontaktoi Alsat, thanë se sipas tyre gjithçka është normale. Ata, edhe pse nuk pranuan që të prononcohen para kamerave, thanë se deri te ky deformim ka ardhur për shkak të incestit mes bagëtive. (alsat)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi