Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asllan Dibrani:Bleona Qereti me foto skandaloze bredharake komerciale!

Shko poshtë

Asllan Dibrani:Bleona Qereti me foto skandaloze bredharake komerciale! Empty Asllan Dibrani:Bleona Qereti me foto skandaloze bredharake komerciale!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 05, 2015 9:59 pm

Bleona Qereti me foto skandaloze bredharake komerciale!

Asllan Dibrani:Bleona Qereti me foto skandaloze bredharake komerciale! Screen-Shot-2015-01-05-at-11.54.20-AM-247x300
Nga Asllan Dibrani, New York


Bleona e cila së fundmi me paraqitjen e saj skandaloze po humb ekuilibrin e një këngëtareje qe ka pretenduar te jetë si e tillë! Bleona Qerreti po ashtu u vu në qendër të komenteve nga ma te ndryshmet nga mediat tona po edhe të huaja për së keqi me rastin e pjesëmarrjes së saj në ceremoninë e çmimeve “American Music Awards”, e cila u mbajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pjesëmarrja   e saj ishte shume e mirëseardhur dhe e pritur mire nga çdo shqiptar që ti shohim artistet tanë ,krijuesit dhe njerëzit me vlera qe trokasin në dyert e artit botërorë , sikur të ishte paraqitur në kornizat e atij takimi si duhet!?.
Për t’i dhënë imazh të keq vetes ajo doli pothuajse lakuriq pran publikut apo e veshur shumë keq me çka edhe u vlerësuar po ashtu në vendin e dytë e veshur keq nga e gjithë prezenca e konkurruesve tjerë ne ketë e ceremoni.
Ajo në vend se te marr komplimente pozitive nga publiku morri shume kritika edhe për vjedhje stili nga e cila ngjalli zemërim tek shumë shqiptarë , dhe tek mediat ndërkombëtare për veshjen e saj të turpshme,të emituar nga një këngëtare Rose McGowan e cila kishte pasur një veshje të ngjashme në vitin e largët 1998.
Provat e saj qe të jetë në qendër të vëmendjes këto ditë doli me publikime skandaloze nga një femër me stilin e një pseudokëngëtarje e provuar edhe ne stilin ekstrem të fotografive nudo ,erotike qe të jete sa ma seksi pran publikut,por medalja i doli keq dhe u deklasuar nga fansat e vet por edhe nga artdashësit tanë. Për ta provuar forcën e fundit për t’i shokuar fansat e vet dhe vlerën e saj si “këngëtare   me stil artistik”doli me një veshje krejt ndryshe ku ajo shfaqet me një mbulesë islame tip ferexheje. Foton është publikuar pran një Xhamie gjatë qëndrimit të saj në Abu Dabi të Dubait e cila po ashtu shoqëron me një tekst në FB,duke shtuar: “Salam Alaikum to all myslim people” (Përshëndetje “Selam Alejkum” të gjithëve myslimanëve. Këtu shihet ma vlera e saj që nuk ka potencial ,as qe e ka arritur ndërtimin e një këngëtareje me një stil te vet origjinal’?!. Artisti ,këngëtari dhe poeti duhet ta kenë stilin personal të krijuar si origjinal nga e cila Bleones i mungon.
Asllan Dibrani:Bleona Qereti me foto skandaloze bredharake komerciale! Screen-Shot-2015-01-05-at-11.54.05-AM-300x127
Qerreti po prezantohet si një figure e paraqitur me dy bota personale që nuk korrespondon fare njëra me tjetrën ! Paraqitja e saj në foto shumë ekstreme në boten e civilizuar dhe në atë të prapambetjes mbulesën e shteteve islamike janë gjëra të kundërta. Këtu shihet shumë çart mentaliteti dhe kultura e saj. Nuk ka të bëjë me artin as kulturën tonë shqiptare as me vlerat tona me çka shumë lehtë mund të vlerësohet se ky ritëm i saj është hiq ma shumë se një shau komercionalizem përfitues, pa art pa kulture dhe pa elemente që duhet t’i posedoj një artiste dhe këngëtare e mirefillt!!!…
Bleona me këto paraqitje e përafron vetën shume me një Kallashin mjaft e publikuar në Kosovë që as shkollën fillore se ka mbaruar , por ka arritur të bëjë emër përmes paraqitjes erotike në kafenetë e Kosovës dhe me të pasmet e saj.

Ajo është një nga shumë “artistët” e pasuksesshme të kësaj bote, që mundohen ta mbulojnë dështimin përmes fotove , gjë qe fotoja erotike është e preferuar për ato qe merren me atë profesionalizëm ,por edhe për Bleonen s’kishte të keqe po të qëndronte vetëm ne atë pa u fut në boten tjetër të mbulojës islamike gjë qe ka mbetur një bredharake duke kërkuar se me çka ta mbaj veten në aktualitet për të ardhmen.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi