Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asllan Dibrani:A do të këtë koalicion PDK-LDK?

Shko poshtë

Asllan Dibrani:A do të këtë koalicion PDK-LDK? Empty Asllan Dibrani:A do të këtë koalicion PDK-LDK?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 05, 2014 9:58 pm

A do të këtë koalicion PDK-LDK?
Asllan Dibrani:A do të këtë koalicion PDK-LDK? 562X315168627_562X315853645_ASLLAN_DIBRANII
Asllan Dibrani 


- Çdo njëri është një copë budalla për të paktën pesë minuta në ditë,zgjuarsi është të mos e kaloni këtë kufi...


Deklarate e turpshme e njërës apo të tjetrës! Ma  u ngopem qe pesë   muaj. Opinione abuzuese  dhe  te pa kripta u dëgjuan edhe nga dy blloqet qe ma janë  ata uzurpatorët   e  proceseve politike në zgjedhjet e  sivjetme.
 
Madje ka   deklarata nga njëherë edhe   qesharake nga individ   deputet të pa ndërgjegjshëm që te mbushet mendja se je  në  pazarin  plaçkave dhe po bëhen  pazarllëqe   ditore  e jo me një popull qe ka mbetur në lendinë , pa qeveri , pa institucione,pa polici pa  drejtësi  një shtet i pa shtet!!!. Zgjedhjet   ishin qe pesë muaj. Rezultat s'ka ! Fitues s'ka!  Njeri çekanit tjetri patkoit. Opsione të mirëfillta s'ka . Kur  dëgjon  akuza dhe   kundër akuza për njeri tjetrin si deputet , qytetarit shqiptar  i humb  vullneti  siguria se kujt ti besohet ma? Skamja  e ka goditur vendin qe çdo ditë,  Kosova po zbrazet   drejt   shteteve ma  me perspektiveë ekonomike dhe sociale , si pasojë e  liderëve kosovarë që  e katandisen vendin në skamje ,mjerim  dhe pa shpresë për të ardhmen e vendit!?. Njeriu i rendomë   hamendet  dhe  humb besimin  e mëtutjeshëm ,që  ti japin atij ,apo këtij  votën sipas pazareve qe po kurdisin në dëmin e  popullit në zgjedhje të reja. Blloqet në vete    pretendojnë që  të  marrin  gjithçka për vete edhe qeverinë edhe  parlamentin. Numri dikujt i mungon përpiqen qe me    partner  pakicash të manipulojnë, por  prapë nuk po   ju del matematika    në plus dhe  minus.
 
Trendi politik  aktual   rezulton se oligarkia po e keqpërdorë ligjin, kushtetutën dhe shtetin  si bazë  të vullnetit të mirë që  ta  kemi dhe  ta ndërtojmë një shtet për të sotmen , të nesërmen dhe për të ardhmen afatgjate  .
 
Po zhvatet populli nga politikajt  kokëfortë  , pseudopitikaj dhe  injorantë në kurrizin e popullit . Po  zbehet dita ditës një  shprese qe  ti zbresin nga kurrizi popullit .
 
Çka do të thotë rishikim nga  LDK-ja   e Isa Mustafes ???
 
Trysnia ka filluar edhe nga qarqe ndërkombëtare sipas  takimit të djeshëm të liderëve  posaçërisht  ta marrim deklaratën e  përfaqësuesve të LDK -së me shprehjen  rishikim!
 
Po ta  marrim me mend se edhe AAK-ja donë  rishikim çfarë do të nënkupton .Nisma  po  ashtu  nëse rishikon opsionet e sajë ? Vetëvendosja  ka qene e dyshimtë gjithnjë dhe skeptike nga  blloku i LAN-it  nga këto   shenja shihet se blloku po plasaritet dhe do të falimenton. Shtrohet pyetja me cilat vota do të bëhet Isa Mustafa  kryeministër? LDK-ja kritikonte se PDK-ja nuk po i respekton marrëveshjet, por njësoi tani edhe LDK-ja po i tradhton partitë tjera nga prononcimet  paraprake  shume mujore për një model qe të dilet nga kriza.  Çdo  lëkundje   e tanishme e Lanit karshi PDK-së do t'i  kushtoj bllokut Lani.  Po që  prishet marrëveshja e Bllokut të LDK-se-AAK-se,Nismës dhe Vetëvendosjes , po rrezikohet vendi për zgjedhje të reja  që Kosovës, do ti kushtojnë me miliona euro, mise është në kollapës  të skamjes. Po edhe  ta zëmë se  LDK-ja , e theu marrëveshjen  dhe po bënë  koalicion me PDK-ne për ta formuar qeverinë a thua përse paskemi  mbajtur  zgjedhjet ???!!!... Kur ata veç kanë qenë   në qeveri qe disa vite pa rezultate!
 
Çdo njëri është një copë budalla për të paktën pesë minuta në dite,zgjuarsi është të mos e kaloni këtë kufi...
 
 Po edhe sikur të bëhet kjo  qeverisje e shendosh nuk do të ketë ,  Qetësi në popull nuk do te ketë .  Do ta presin popullin një mijë e njëqind   skena qe   ajo qeverisje  nuk do te jetë e qëndrueshme ,por do rezultojë me   një rrebesh pakënaqësish me protesta  të fuqishme dhe të  dhunshme   jo vetëm nga  Vetëvendosja po edhe nga vete populli në tërësi  nga te gjitha  partitë. Mos të luhet me popullin se populli është i shenjte  hiqnja saçin nga koka.
 


Çdo njëri është një cope budalla për të paktën pesë minuta në dite,zgjuarsi është të mos e kaloni këtë kufi...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi