Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tensione në LDK, përplasen Vjosa Osmani e Sadri Ferati!

Shko poshtë

Tensione në LDK, përplasen Vjosa Osmani e Sadri Ferati! Empty Tensione në LDK, përplasen Vjosa Osmani e Sadri Ferati!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 10, 2015 2:14 pm

Tensione në LDK, përplasen Vjosa Osmani e Sadri Ferati! Vj



Tensione në LDK, përplasen Vjosa Osmani e Sadri Ferati!

Mbledhja e djeshme e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së nuk ka kaluar edhe pa tensione. Përplasja ka ndodhur ndërmjet deputetes më të votuar femër në Lidhjen Demokratike të Kosoës, Vjosa Osmani me kryetarin e degës së kësaj partie në Mitrovicë, Sadri Ferati.
Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda takimit të Këshillit të Përgjithshëm. Deputetja Vjosa Osmani duke folur për zgjedhjet në parti, kërkoj që ata kryetar degësh që kanë dështuar duhet që të lëshojnë rrugë. Ajo tha se duhet t’u lëshohet rruga njerëzve të rinj, në të gjitha ato degë ku kanë dështuar.
Pas këtij fjalimi të Vjosa Osmanit, ka reaguar kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, prej nga vjen edhe deputetja më e votuar femër, Sadri Ferati.
Ai i ka thënë Vjosa Osmanit se është shumë e lehtë që të flitet nga Prishtina. “Është shumë lehtë që të flasësh nga Prishtina, e pastaj në teren të mbledhësh vota”, ka thënë Ferati.
Ndërkaq, Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur Feratit duke i thënë se “ti e udhëheq degën nga Prishtina, dhe e mbledh Kryesinë e Degës një herë në gjashtë muaj”.
Pas këtij reagimi të Osmanit, ka reaguar sërish Ferati duke thënë: “Nuk mundemi me leju çdokënd me u anëtarësu, se pastaj ku e di cili është anëtarë i LDK-së, nuk i njoh”.
Reagimi i Vjosa Osmanit ka qenë i menjëhershëm, e cila i ka thënë Feratit: “natyrisht që nuk i njeh anëtarët e degës tënde, se i takon një herë në 6 muaj”.
Ndryshe, LDK-ja në Mitrovicë kishte dështuar keq në zgjedhjet e fundit lokale, duke mos arritur që të futet as në balotazh.
Sadri Ferati, njihet si njeri i afërt i PDK-së. Analistët politik në fushaten e fundit elektorale, e kishin cilësuar si njeri i PDK-së në LDK. Ferati ka qenë pro koalicionit me PDK-në.
Ndërkohë, Gazeta Blic merr vesh se kryetari i Degës së LDK-së, Lutfi Haziri nuk do të kandidoj më për kryetar dege. Kështu i ka thënë Gazetës një zyrtar i LDK-së, i afërm me Lutfi Hazirin.
Mirëpo, më herët është raportuar se Haziri mund të jetë një nga kandidatët në garën për kryetar të partisë, ndonëse ky i fundit ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht.
Në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Përgjithshëm ka marrë vendim që zgjedhjet të mabahen nga muaj mars deri në muajin maj.
Ka pasur ide e propozime që zgjedhjetë të bëhen në bazë të formilës një anëtar një votë, mirëpo kjo ide e Alma Lamës dhe e Vjosa Osmanit nuk ka gjetur mbështetje në Këshill të Përgjithshëm.
Gazeta Blic edhe dje ka raportuar se Isa Mustafa është pritur shumë ftoftë në mbledhje të KP-së. Pos që askush nuke duartrokiti për shkak të zgjedhjes së tij kryeministër, me hyrjen e tij në sallë, askush nuk u qua nga karriget në shenjë respekti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi