Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të shtunën protestë gjithëpopullore kundër Jablanoviqit

Shko poshtë

Të shtunën protestë gjithëpopullore kundër Jablanoviqit Empty Të shtunën protestë gjithëpopullore kundër Jablanoviqit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 22, 2015 3:05 pm

Të shtunën protestë gjithëpopullore kundër Jablanoviqit


"Le të bëhemi bashkë në protestë! Trepça është e jona, dhe Jabllanoviqi duhet të shkarkohet!"


Të shtunën protestë gjithëpopullore kundër Jablanoviqit U2_thirrjet-nenave



Shoqata “Thirrjet e Nënave” dhe Lëvizja "Vetëvendosje" mbajtën konferencë për media ku u bënë thirrje qytetarëve që të shtunën, më 24 janar, në ora 14:00, të bashkohen në marshin protestues që do të mbahet në Prishtinë për shkarkimin e ministrit Jabllanoviq dhe në mbrojtje të mbrojtje të pasurisë kombëtare, kompleksit Trepça. 
Nysrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e Nënave” tha se kjo protestë gjithëpopullore po bëhet për të shprehur indinjatën kundrejt ministrit Aleksandër Jabllanoviq. “Përmes kësaj proteste do të kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Jabllanoviqit. I ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjithë ata që ndihen të ofenduar nga deklaratat e Jablloniviqit që të marrin pjesë sa më masivisht në këtë protestë”, bëri thirrje Kumnova. 
Përgjegjësia bie mbi institucionet e Kosovës. Kryeministri Isa Mustafa, zëvendësi i tij, Hashim Thaçi dhe Presidentja e Kosovës vazhdojnë të heshtin përball kërkesave të protestuesve. Shkarkimi i Jabllanoviqit duhet të ndodhë menjëherë. 
Koordinatori i Qendrës së "Vetëvendosje" në Gjakovë, Driton Çaushi, tha se kërkesat tona mbeten të njëjta, ashtu siç janë përsëritur në Gjakovë dhe në protestat nëpër qytetet e tjera që kishin të njëjtin qëllim. “Ne kemi dëgjuar dje se është kërkuar falje, ose është pretenduar për një gjë të tillë, por që nga momenti kur Jabllanoviq nuk i njeh masakrat gjatë luftës së Kosovës, çdo qëndrim apo prononcim i tij është i parëndësishëm”, tha Çaushi. 
Kjo protestë është çështje jetike, çështje e mbijetesës dhe e shpëtimit të Republikës. 
Kryetari i Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, u bëri thirrje organizatave joqeveritare, partive politike dhe anëtarësive të tyre, pra të gjithë qytetarëve pa dallim, që të bashkohen në këtë marsh protestues deri në realizimin e kërkesave të përbashkëta. “Nuk mund ta ndërtojmë shtetin, nuk mund ta zhvillojmë Republikën, përderisa Qeveria e Kosovës mbetet peng e këtyre njerëzve që me direktiva nga Beogradi shtiren sikur nuk e dinë që ka pasur krime dhe masakra në Kosovë. Në të njëjtën kohë, sulmin mbi historinë tone, të cilën jo vetëm që e mbajmë në mend por edhe e kemi jetuar në luftën e fundit, e vazhdojnë edhe me sulme mbi ekonominë tonë, me ç’rast duan ta copëtojnë edhe Trepçën dhe t’ia nënshtrojnë atë pushteteve komunale në veri të Ibrit. Historia jonë dhe ekonomia jonë nuk janë çështje për të cilat mund të vendosë Beogradi. Andaj, ky marsh protestues sigurisht që do të mbledhë shumë qytetarë që ta shprehin publikisht e zëshëm një gjë të tillë”, theksoi Kurti. "Le të bëhemi bashkë në protestë! Trepça është e jona, dhe Jabllanoviqi duhet të shkarkohet!". 



Të shtunën protestë gjithëpopullore kundër Jablanoviqit MG_7418-670x400
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi