Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ibrahim Rugova, një Lis i madh në mes një mali të vogël

Shko poshtë

Ibrahim Rugova, një Lis i madh në mes një mali të vogël Empty Ibrahim Rugova, një Lis i madh në mes një mali të vogël

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 22, 2015 4:50 pm

Ibrahim Rugova, një Lis i madh në mes një mali të vogël

Ibrahim Rugova, një Lis i madh në mes një mali të vogël Xhafer_rugova-300x196

Nga Xhafer Leci

 
Në shenjë mirënjohje, përkujtojmë 9 vjetorin e vdekjes së Dr. Ibrahim Rugova
 

Dr. Ibrahim Rugova (2 dhjetor 1944 –  21 janar 2006)




IBRAHIM RUGOVA, NJË LIS I MADH NË MES NJË MALI TË VOGËL, I CILI U PËRBALLOI PA U LUHATUR TË GJITHA STUHIVE NGADO QË ATO FRYNIN, 15 VITE NË FRONT MË ARMIKUN NUK ISHIN TË PAKËTA DHE TË LEHËTË

Askush nga armiqët e  jashtëm dhe të brendshëm nuk mundi ta venë në mes kulle dhe çekani, presidentin Ibrahim Rugova, vigan, diplomat dhe politikan largpamës



Ibrahim Rugova, një Lis i madh në mes një mali të vogël Rug


Nga e majta:Ramë Dreshaj, dr. I. Rugova, Avdyl Muçiqi, Veli Fazliu dhe Xhafer Leci, Leonberg-Gjermani, 1993



Kur në vitet 1989/90/91 dr. Rugova u ipte intervista gazetarëve dhe agjencive të ndryshme të botës për krimet që bëheshin ndaj shqiptarëve të Kosovës, shumë sish që sot krekosen apo më mirë të them krrokasin, ishin futur në “birë të minit” dhe s’u dëgjohej zëri për së gjalli madje edhe Rrahman Morina në një rast më 1990 e pati „hëngër“ kur pati thënë se kishin gabuar që nuk e kishin burgosur dr. Rugovën.Të gjitha gënjeshtrat dhe shpifjet që bëhen populli i din dhe mos harroni se gjyqi i popullit është shumë i rëndë dhe askush heret a vonë nuk mund t’i shpëtojë. Të prirë nga dr. Rugova  shqiptarëve nuk u ndodhi ashtu sikur na  ka ndodhur që nga Kongresi i Berlinit më 1878 e këndej, kur shqiptarët dilnin në grupe dhe programe, platforma e kërkesa të ndryshme sa që as diplomatët europinë nuk i binin në fije se çka kërkonin dhe çka donin shqiptarët, gjë që shkaktonte huti të të huajt, prandaj edhe kërkesat nuk mirreshin seriozisht. Pra, për çështje madhore, për formimin e shtetit nuk mund të bisedohej me grupe minore, as me njerëz që me shpesh i ndërrojnë bindjet politike se sa rrobat e trupit.





Ibrahim Rugova, një Lis i madh në mes një mali të vogël Rug2


Të rrjeshtuar duke ecur për t’i dhënë lamtumirën e fundit dr.I.Rugovës



E mërkurë, 25.01.2006, Prishtinë, majtas: Sahit Avdyli e Xhafer Lec

Pra, për ate duhej krijuar istitucionet shtetërore, kuvendin, qeverinë, të zgjidhej presidenti, në rastin e Kosovës dr. Ibrahim Rugova, i cili edhe  e kishte legjimitetin të fliste në emër të popullit. Në mungesë të organizimit të mirëfillt shtetëror në vitet e sipërpermendura kërkesat për pavarësinë e Shqipërisë e humbnin kuptimin. Kështu gati ndodhi kah mesi i viteve 90-ta edhe me Kosovën, por falë vigjilencës së dr. Rugovës, dr.Fehmi Aganit, dr. Mark Krasniqit etj. punët rrodhën drejt. Kur vinin delegacoine të huaja për bisedime në Prishtinë, pasi e takonin presidentin Rugova, dikush u thoshhte atyre se nuk ka biseda të plota me shqiptarët nëse nuk e keni takuar Qosjen dhe Demaçin, për të cilët populli e dinte se kënd përfaqësonin ata. Dr. Rugova me shokë diti të kërkojë dhe mbrojë interesat kombëtare. Më në fund diplomatët e huaj kuptuan se më të vërtetë në Kosovë ka një lider të sinqertë, i zgjedhur në mënyrë demokratike nga populli me të cilin patjetër duhet bisduar. Disa që thonë se Rugova i ka mësuar përmendësh disa fjalë, të cilat i përsëriste gjithmonë. Ata nuk marrin vesh asgjë në politikë, sepse nuk mund të bësh politikë duke i ndërruar fjalët dhe kërkesat çdo ditë në stilin dje kërkon diellin dhe sot kërkon të bie shi. Ata që ndërrojnë dhe manipulojnë me opsionet dhe kërkesat politike të 2 milionë shqiptarëve të Kosovës për pavarësi nuk kanë vend në politikë dhe as në diplomaci. Edhe ata që thonë se Rugova ishte mendjemadh, se nuk dilte të bisedojë me popull, as kjo shpifje s´është e vërtetë. Aty ku ka patur siguri ai ka shkuar. Dr. Rugova përherë kur ka ardhur në diasporë si në Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Amerikë është takuar me bashkatdhetarët dhe ka biseduar plotësisht i lirë me ta, sikur edhe vetë të ishte mërgimtar e jo president i mbi dy milionë shqiptarëve.



DHEMBJE DHE KRENARI PËR SIMBOLIN E LIRISË DHE TË PAVARËSISË


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ibrahim Rugova, një Lis i madh në mes një mali të vogël Empty Foto të rralla të Rugoves me Schwarzenegerin!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 22, 2015 4:56 pm

Ibrahim Rugova, një Lis i madh në mes një mali të vogël Arnold_5269Ibrahim Rugova, një Lis i madh në mes një mali të vogël 51046640Ibrahim Rugova, një Lis i madh në mes një mali të vogël Arnold
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi