Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Shaqiri:Ja çka mendon ish ushtaraku i UÇK-së, për gjendjen aktuale në Kosovë?

Shko poshtë

Nehat Shaqiri:Ja çka mendon ish ushtaraku i UÇK-së, për gjendjen aktuale në Kosovë? Empty Nehat Shaqiri:Ja çka mendon ish ushtaraku i UÇK-së, për gjendjen aktuale në Kosovë?

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 10, 2015 10:46 pm

Nehat Shaqiri:Ja çka mendon ish ushtaraku i UÇK-së, për gjendjen aktuale në Kosovë?

Nehat Shaqiri:Ja çka mendon ish ushtaraku i UÇK-së, për gjendjen aktuale në Kosovë? Largea_56595323_m1423575112
Kosova është duke përjetuar ditët më të vështira që nga paslufta, për shkakun se, është duke u ballafaquar me papunësinë më të lartë dhe pakënaqësinë qytetare si asnjëherë më parë. Kjo pakënaqësi po i shtyn qytetarët që të marrin rrugët më të vështira, rrugët e migrimit.


Për këtë dhe shumë çështje të tjera gazeta kombëtare “Bota sot” ka biseduar më njërin prej ushtarakëve më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo figurë e shquar, nuk ka dashur që të bëhet publike për opinionin. Në vazhdim e sjellim bisedën e plotë se çka ai mendon dhe pse duhet të protestohet.
Ushtaraku thekson se sot në Kosovë janë bërë 1001 një arsye për të protestuar, e arsyet sipas tij janë: çmimet e larta të rrymës dhe privatizimi i KEK-ut nga kompania me identitet turk, për prona të kamufluara të organizatorëve të krimit ekonomik dhe të çfarëdo lloji në Kosovën e pasluftës, për papunësinë, si dhe supermenët e punësuar në sektorin publik dhe në institucione politike dhe bartës të pushtetit që bëjnë apo marrin paga, thënë më mirë, nga disa punë që paguhen mirë pa i bërë asnjërën si duhet.
“Për varfërinë e skajshme në Kosovë, protesto për ata që nuk ua dinë skajin milionave të pasurisë në kurrizin e popullit të varfër të Kosovës dhe vet shtetit të Kosovës, si shteti më i varfër dhe më të korruptuar në botë. Protesto për të pasur shtet dhe sundim të ligjit. Protesto kundër korrupsionit me të cilin është kapur i tërë shteti e shoqëria, me theks spektri politik që po sundon e poshtëron Kosovën dhe qytetarët e saj sot. Për migrimin ilegal në mënyrë të organizuar dhe në marrëveshje të atyre që pretenduan të ruajnë rehatinë, qeverisjen e tyre inkriminuese duke e zbrazur Kosovën nga të pakënaqurit, që e bëjnë këtë çfarë bënë në shesh të Prishtinës, me shtetet përkatëse pranuese të të emigruarve, si dhe të shteteve si ai i Serbisë dhe Hungarisë që po e bëjnë transitin”, thekson ushtaraku.
Sipas tij, duhet të protestohet edhe për çmimin e naftës, që nuk po bie as në nivelin e çmimeve në rajon. Pasi në shtetin fqinjë ku ne e marrim karburantin me shumicë si Maqedonia, çmimi i pakicës pra me litra, para dy javësh ishte 0.81 euro, ndërkohë dhe sot në pikat e karburantit nëpër Kosovë është 0.98 euro deri 1 euro.
“Pa lënë anash cilësinë e karburanteve që është vepër tjetër inkriminuese e prodhuar nga qeverisja e kaluar, apo thënë më mirë nga ish ministrja e MTI-së, tani kryetare e KK Gjakovë, znj. Mimoza Kusari-Lila, siç edhe figuron në raportet e Auditorit Gjeneral të Kosovës”, shton ai.
Ai më tej pohon se, rasti Jabllanoviç, është dashur të jetë preokupim dhe nxitës veprimi me automatizëm për shkarkim, nga vet kryeministri i Kosovës, sipas formulës që shkarkoi ish zv. ministrin Naser Osmani dikur në Qeverinë Thaçi. Por, sipas tij, kjo s’mundi të ndodh ngase ky jo vetëm që ishte djali i mikut hipotekues të kryeministrit aktual, por u bë një “casus belli” për znj. Mimoza, që të përdorë OJQ-në “Thirrjet e Nënave”, gjoja për shkak të solidarizimit me to, për të mbuluar veten e saj, për arrestimin apo mundësinë e presionit për dorëheqjen nga posti aktual, për shkak të krimeve ekonomike dhe tregtare, bërë gjatë kohës kur ishte ministre e MTI- së.
“Këto nëna, u manipuluan ashtu si edhe një grup i vogël minatorësh, (nga inteligjentët e Qeverisë), që në ditën e parë të protestës kishin detyrën e amortizimit të trendëve për eskalimin e situatës në dhunë ndaj institucioneve. Kurse, veprimet vandale për irritimin e masës në protestën si mjet presioni mbi Qeverinë dhe institucionet për keqqeverisjen në vend, do ta bënin grupe të maskuara e të veshura unik me fytyra gjysmë të maskuara dhe në shumë raste me arrogancë edhe me tre-gishtërinjtë lartë. Por, a duhet të protestohet, qoftë edhe duke përdorur si “casus belli” çështjen Jabllanoviç? Por, duhet të protestohet kundër qeveritarëve dhe pushtetarëve përgjegjës dhe institucioneve qeveritare njëra pas tjetrës që krijuan një shtet jofunksional”, deklaroi ai.
Ushtaraku pohon se, sistemi i votimit në Parlament ku për të marrë çfarëdo vendimi të rëndësishëm për fatet e popullit dhe shtetit si dhe për hapa strategjike zhvillimore në shtet, duhet bërë me 2/3 e të gjithë deputeteve të Parlamentit, si dhe 2/3 e serbëve në Parlament, që do të thotë se duhen lajkatuar serbët për të miratuar ligje me rëndësi për vendin dhe shoqërinë si psh: Ligji për FAK, Ligji për statusin e Trepçës, çdo ligj që do të avanconte statusin politik, ekonomik etj, të Kosovës. Kështu pra Kosova dhe institucionet e saj janë të kapura në vet formulën kushtetuese që e kanë krijuar vet institucionet e Kosovës dhe përfaqësuesit e tyre.
“Kujtoj këtu se kryetari i atëhershëm i komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuqi, aktualisht Ministër i Drejtësisë, deklaronte se është kushtetuta më e mirë në rajon, pra tallej me fatet e të ardhmen e vendit. Por, defekti më i rëndë i kësaj kushtetute është se edhe po të tentojmë të ndryshojmë të njëjtën, prapë na duhet votim i dyfishtë pra 2/3 e të gjithë deputetëve dhe 2/3 e serbëve në Parlament. Rasti me ilustrativ i një situate të tillë hendikepuese të shtetit është Bosnja e Hercegovina që s’po mundet ta njoh pavarësinë e Kosovës pikërisht për shkak se votimi në Parlament është i kushtëzuar me konsensusin e serbëve atje”, thotë ushtaraku.


Kundër kujt dhe ku duhet të protestohet?


“Para shtëpisë së ish kryeministrit që udhëhoqi atë Qeveri që bëri këtë hendikepim të shtetit edhe ashtu të hendikepuar me Rambujën e Vjenën, me këtë kushtetutë të hendikepuar, me asociacionin e komunave serbe, që shumë shpejt në bazë të këtyre marrëveshjeve në Vjenë e Bruksel, do të ketë dhe kompetenca ekzekutive, që do të thotë se do të administroj me çdo aset e pasuri në territorin e bashkësisë së komunave serbe, këtu hyn edhe Trepça, pjesët vitale produktive të saj si dhe asetet natyrore si uji i Gazivodës dhe lumit Ibër si i vetmi shpëtim për mungesën e ujit në Kosovë”, shton ai.
Ushtaraku pohon se, duhet të protestohet edhe para shtëpisë së ministrit aktual dhe të atëhershëm të Drejtësisë, Hajredin Kuqi, edhe si kryetar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës.
“Por duhet të protestohet edhe para shtëpisë së kryeministrit aktual dhe ministrave përkatës të qeverisë së tij. Të protestohet edhe para shtëpive marramendëse në aspektin arkitektural dhe të kostos të ish kryeministrave dhe ministrave të qeverive të kaluara që ishin isombajtës të politikave të këqija dhe anti shtetërore bërë gjatë pushtetrimit nëpër vite të të gjithëve. E atëherë do të shihnim se si do të mendoheshin mirë lidershipi infantil dhe analfabet politik i Kosovës para çfarëdo vendimmarrjeje”, thotë ai.
Ai pohon se, protestimi para institucioneve dhe dëmtimi i tyre, janë veç se në dëm të qytetarëve të Kosovës. Meqë këto objekte të gjitha janë ndërtuar dhe do të ndërtohen nga buxheti i Kosovës (duke futur në çmim edhe përfitimet e korrupsionit) që vije nga taksat e qytetarëve dhe punëtorëve të Kosovës.
“Po, po, edhe ai bujku që mbjellë dhe shet produkte të bujqësisë apo blegtorale do të paguaj rindërtimin e këtyre shkatërrimeve. Prandaj të protestojmë para shtëpive të këtyre pushtetarëve, edhe të dëmtohen nëse duhet, e pastaj do ketë vërtet efekt në procesin politik dhe vendimmarrjen që bëjnë këta përfaqësues të imponuar në skenën politike të Kosovës. E veprimet me thyerje të të rinjve të “manipuluar” në protestat e sotme me asociuan në vetën tonë të viteve ’88, ‘89 dhe ’90, me një dallim se protestat tona dhe motivi i tyre ishin të orientuara ndryshe, në objektiva me sublime”, shton më tutje ai.
“I tmerruar e pash veten në pozitën e Isa Mustafës dhe klanit të tij si dhe shumë tjerëve që atëbotë qëndronin nëpër kafene e talleshin me ne, se si sakrifikoheshim nga terrori shtetëror dhe policor serb. Kurse sot pas 20 vitesh, unë çlirimtari, ish demonstruesi, po qëndroja në kafene si dikur, e si sot prapë që po qëndron Isa Mustafa, e viça e Jabllanoviç, e po shoh me “nostalgji” si nuk po reagojnë e protestojnë bashkëqytetarët e fëmijët e mi. Me një ndryshim se dikur ne protestonim kundër Serbisë falangave të tyre që qëndronin nëpër komitete si kryeministri i sotëm, të cilit si le shumë për të dëshiruar zëvendësi i tij, miku i zgërdheshëm i Daçiqit e Vuçiqit”, thekson ushtaraku.
Andaj, në fund ushtaraku thotë, “protesto, protesto, protesto për çdo pakënaqësi, bëhu edhe i dhunshëm. Por, mos protesto për projektet e BIA-së e bijve të tyre në Kosovë, si jabllanoviçëve. Mos protesto për ambiciet e vasalëve të Stanishiqit në sheshe, Qeveri e Parlament”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi