Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Shaqiri:17 Shkurti

Shko poshtë

Nehat Shaqiri:17 Shkurti Empty Nehat Shaqiri:17 Shkurti

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 19, 2015 12:21 am

Nehat Shaqiri:17 Shkurti 10464318_684820701605197_7112072158359791160_n

Nehat Shaqiri:17 Shkurti


Nehat Shaqiri:17 Shkurti 10986986_806910196062913_3297854087566148586_n


Me shekuj kemi prit
Që ta festojmë këtë ditë
17 Shkurtin 
Ditën e pavarësisë!

Kjo është dita më e madhe 
Pas 28 Nëntorit
Kur me 17 shkurt 
E tërë shqiptaria festoi.

Këto dy data janë për shqiptarinë 
Që në çdo vend të botës 
E gëzojnë pavarësinë.

Njëra datë është e Kosovës 
E tjetra e Shqipërisë
Që simbolizojnë fitoret 
në tokën e Dardanisë.

Pas shume shekujsh me vuajtje
Shqiptaria do bashkohet
Që datën e tretë
Ta shënojnë me fitore!

Kjo liri erdhi 
Pas shume derdhje të gjakut 
Që nga heroi i parë Skënderbeu
E deri te Adem Jashari.

Kombi shqiptar po rritet
Një ditë do të triumfoj 
Shqipëria natyrale 
E gjithë popullin do e bashkoj!

Ky ishte synimi 
Edhe i Dr. Ibrahim Rugovës
Që me shekuj luftuan 
Deri në 99-tën.

Lufta jonë e fundit
Ka hyrë në histori
Kur UÇK-ja e popullit
E largoi Serbinë!

Gëzuar vëllezër e motra 
Me amanetin e të parëve
Lirinë ta gëzoj Kosova
E ta festojnë shqiptarët.

Pas gjithë këtyre etapave 
Historia këtu nuk përfundon
Shqipërinë natyrale 
Obligim e kemi ta bëjmë.

Nehat SHAQIRI
17.02. 2015
Prishtinë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi