Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Behgjet Pacolli për Iphonët e Isa Mustafës: Sa keq Kryeministër!

Shko poshtë

Behgjet Pacolli për Iphonët e Isa Mustafës: Sa keq Kryeministër! Empty Behgjet Pacolli për Iphonët e Isa Mustafës: Sa keq Kryeministër!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 17, 2015 3:05 pm

Behgjet Pacolli për Iphonët e Isa Mustafës: Sa keq Kryeministër!


Behgjet Pacolli për Iphonët e Isa Mustafës: Sa keq Kryeministër! Largea_isa-pacolli1424160460


Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Isa Mustafa, i cili tha se nuk ka shkuar në Stacion të Autobusëve, për arsye se ata që po ikinin, kishin Iphone. Pacolli në një postim në Facebook i ka thënë Isa Mustafës, sa keq Kryeministër.
“Sonte në Klan K Kryeministri Mustafa tha së nuk ka shkuar në Stacion të Autobusave për arsye se emigrantet kishin I-phona. Sa keq KM!!!”, ka shkruar Pacolli.
Kryeministri i vendit, ndër të tjera në këtë intervistë tha se, njerëzit që kanë ikur nga Kosova kanë qenë të punësuar dhe nuk kanë ikur njerëzit të shtresës së varfër.
“Nuk e kam parë fare të arsyeshme të shkoj në Stacion të Autobusëve. Unë nuk e di se çfarë po ndodh me këto imigrime. Nuk e kam të qartë se pjesë vendeve të BE-së nuk e kanë thënë se kosovarët nuk mund të shkojnë në vendet perëndimore në fillim të eksodit. Nuk ka mundur kjo çështje të ndalet nga stacioni i autobusëve. Njerëzit që po ikin kanë iPhone, kanë para dhe kanë pasur rroga të mira”, ka thënë Mustafa.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi