Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Milaim Zeka “leksion” organizatave të dala nga lufta e UÇK-së

Shko poshtë

Milaim Zeka “leksion” organizatave të dala nga lufta e UÇK-së Empty Milaim Zeka “leksion” organizatave të dala nga lufta e UÇK-së

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 20, 2015 11:15 pm

Milaim Zeka “leksion” organizatave të dala nga lufta e UÇK-së
Milaim Zeka “leksion” organizatave të dala nga lufta e UÇK-së Largea_milaim-zeka-ldquo-leksion-rdquo-organizatave-t-euml-dala-nga-lufta-e-u-ccedil-k-s-euml_hd1424424689


Gazetari e emisionit “Pa Rrotlla”, Milaim Zeka ka reaguar lidhur me deklaratat e organizatave të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi këta të fundit u shprehën kundër dekorimit të presidentit Rugova nga ana e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Zeka tha se OVL-UÇK ka shumë punë tjera për tu marrë se sa të merret me Nishanin.
“Te merren me atë se kush është bere me te njohshëm dëshmor, pa u vra fare ne vijën e frontit”, ka shkruar Zeka në Facebook.


Më poshtë lexoni postimin e plotë.


Organizata e Veteraneve te Luftës, paskan reaguar kundër dekorimit dhe vlerësimit qe Presidenti Nishani i ka bere Dr. Ibrahim Rugovës. Mendimi im personal është se kjo organizate ka një milion here pune ma te mençura dhe me prioritare qe te merren, se sa ndërhyrja ne punët e presidentit te Shqipërisë.
Psh. Te merren me ate se kush eshte bere me te njofshem dëshmor, pa u vra fare ne vijën e frontit?! Kush është bere veteran, pa qene nje dite ne lufte?! Kush eshte bere milioner pa punu asnjë dite?! Kush nga luftëtaret e vërtete e ka vra veten nga varferia?! Kush ka futur ne lista student qe nuk e kane meritu?! Kush e kush...?! Deri ne mengjes kisha numeru... Mosni, se gjerat e tilla nuk ju nderojne. Rugoven e deshtet apo nuk e deshte, ai ka hyre ne historinë botërore, me krejte te mirat dhe defektet qe ka pasur politika e tije. Historia shkruhet ne baze te arkivave dhe, asnjehere ne baze te komunikatave, apo opinioneve. Ata qe na i kane nxjerre syte pse e përmendnim Rugoven, sot po i bejne temena tek varri. Apo njeri qe nuk hante dhe nuk pinte nje muaj po t ia zije ne goje ate, ka qene flamurtar i koalicionit me LDK-ne.
Krejte kjo ishte vetem nje keshille per juve: mos u merrni me politike, sepse as nuk ju shkon, as nuk merrni vesh, as nuk duhet ta beni kete...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi