Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VLOJNË E IRONIZOJNË ERNEST LUMA E MILAIM ZEKA

Shko poshtë

VLOJNË E IRONIZOJNË ERNEST LUMA E MILAIM ZEKA Empty VLOJNË E IRONIZOJNË ERNEST LUMA E MILAIM ZEKA

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 30, 2015 12:47 am

VLOJNË E IRONIZOJNË ERNEST LUMA E MILAIM ZEKA


Luma i AAK-së ironizon me Milaim Zekën
VLOJNË E IRONIZOJNË ERNEST LUMA E MILAIM ZEKA Largea_ernest-luma1430323538


Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ernest Luma, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me komentet gazetarit Milaim Zeka.
Luma ka thënë se Milaim Zeka ka qenë pjesë e ngjarjeve historike prej periudhës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

“KURIOZITET: A e dini se, miku im, Milaim Zeka, është personazh qendror i të gjitha ngjarjeve historike, jo vetëm në 20-30 vjetët e fundit, por që prej kohës se Reformave të Tanzimatit, Lidhjes së Parë Shqiptare të Prizrenit, e deri më sot?! Ai i ka parë, i ka dëgjuar, ka dhënë mendimin e tij dhe ka luajtur rol në të gjitha këto ngjarje, si dhe ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i të gjithë baballarëve të kombit. Lavdi! P.s.: Krejt pa rrotlla e pata”, (sic) ka shkruar Luma në një postim në Facebook.


JA KTHEN MILAIMI


Milaim Zeka: Ernest Luma vinte te Thaçi ta spiunojë Haradinajn
VLOJNË E IRONIZOJNË ERNEST LUMA E MILAIM ZEKA Largea_ernest-luma-200613_29643014303308731430333534


I menjëhershëm ka qenë reagimi i gazetarit Milaim Zeka ndaj një postimi në Facebook të zëdhënësit të AAK-së, Ernest Luma, ku ky i fundit ka ironizuar me gazetarin Zeka.
Në reagimin e tij Milaim Zeka thotë se ka qenë prezent kur Luma shkonte ta spiunojë shefin e tij, Ramush Haradinajn tek Hashim Thaçi.


Lexojeni të plotë postimin e Milaim Zekës në Facebook:


“Na paska fole edhe Ernest Luma i AAK-se.
Ernest, une nuk kam qene as ne kohen e Tanzimatit, as ne LSH te Prizrenit, po une kam qene prezent kur vije ta spijunoje shefin tend, Ramush Haradinajn tek Hashim Thaci, ne darke vone. Dhe jo pa qellim me kishte thirrur Thaci, vetem qe te kishte deshmitar. Hasha tallej me ty, ashtu sic tallej me spiunazhat e Batonit per Pacollin.
Kam qene deshmitar edhe ne nje rast, ku vetem nje nate para se te dilje ne konference shtypi dhe dhe doreheqje, pate pi deri ne mengjes me shefin e ShIK-ut, Kadri Veselin, i cili te pat premtu me te ba alamet menaxheri ne PTK. Per kete e kam deshmitar kolegun J.Z.
Po a din cka te kane pas ba: As telefonin nuk ta qonin.

Nese don deshmi te tjera, jo per Tanzimatin, po per Ty, te nxjerri sa dush.
Une nuk jam kurve mashkull me ja thithe here njerit e here tjetrit. Me cdo lider politik rri e pi kafe, se profesioni ma lejon kete, po asnjerin nuk i spiunoj te tjetri. Ramushi u dashte me dite kush po ja thithe tinez…” (sic), ka shruar Zeka në Facebook.


>>Luma i AAK-së ironizon me Milaim Zekën
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi