Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reshat Blakçori:Letër e hapur Presidentes së Republikës së Kosovës: Dilema ime, të rri apo të ikë!

Shko poshtë

Reshat Blakçori:Letër e hapur Presidentes së Republikës së Kosovës: Dilema ime, të rri apo të ikë! Empty Reshat Blakçori:Letër e hapur Presidentes së Republikës së Kosovës: Dilema ime, të rri apo të ikë!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 26, 2015 10:04 pm

Reshat Blakçori:Letër e hapur Presidentes së Republikës së Kosovës: Dilema ime, të rri apo të ikë! Leter-640x420


Reshat Blakçori:Letër e hapur Presidentes së Republikës së Kosovës: Dilema ime, të rri apo të ikë!

Reshat Blakçori:Letër e hapur Presidentes së Republikës së Kosovës: Dilema ime, të rri apo të ikë! 16-225x300
Shkruan: Reshat Blakçori, nga  Iniciativa Vullnetare “RB”-  Podujevë


E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga,

Reshat Blakçori:Letër e hapur Presidentes së Republikës së Kosovës: Dilema ime, të rri apo të ikë! 496955603506c0e6d92a9c796917860_MidCol
Po të drejtohem ty, Presidente e vedit dhe e respektume,sepse shumë të rinjë  dhe familjarë,po e braktisin Kosovën. E mua shpirti po me digjet nga kjo ikje ilegale, dhe të shkruva ty e para e vendit , e ju kerkoi falje për letren time të shkruar dhe të gjatë e ndoshta edhe të lodhshme për ta lexuar.
E filloj këtë letër që të shkruaj për ty Kosovë, me fjalët më të ëmbla të zemrës dhe shpirtit tim të lënduar, që të braktisa duke m’u imponuar. Në këto çaste kur e shkruaj këtë letër, ndjehem shumë i emocionuar, me mërzi, pikëllim ,dhe vuajtje të pafund brenda zemrës sime, për ty vendlindja ime dhe me lot të pandalur në sytë e mi të përmalluar, për një dashuri të etur për shtetin më të ri, që ende nuk kam pas mundësinë të vi sidoqoftë kjo është jeta dhe realiteti. Dora ime kurrë nuk do të ndjej lodhje duke shkruar për ty Kosovë, vendlindja ime. Do të vazhdoj të shkruaj, do të vazhdoj të dua dhe do të vazhdoj të shpresoj e të mendoj se kur do të kthehem në ty vendlindja ime, sepse shpresa kurrë nuk vdes. Nuk e di çfarë të them, ndoshta e kam humbur rrugën time të jetës dhe gjendem në rrugë të gabuar që kam ardhur në vendin e huaj, me njerëz që kurrë nuk të përshëndesin shqip vetëm në gjuhën e tyre, sikur që unë të jem i robëruar apo ndoshta nga vështrimi i tyre mua më duket sikur që jam duke qëndruar në xhemba të mprehtë që në çdo sekond më shpojnë nga një vrimë në trupin tim. Por Zoti më hapi këtë rrugë për të shpëtuar nga gjakpirësi i ballakanit ,duke u detyruar që të ecim rrugës, pa ditur se ku do tretem apo të mbes gjallë?E unë edhe pse kam një ndjenjë dëshpërimi në zemër, të them të vërtetën, se njerëzit në Kosovë që përjetuan tragjedinë, torturat dhe traumat panë me sy tmerrin e gjakatarit, si na vranë e na dëbuan, si na dogjën dhe na shkatërruan, e ata që e përjetuan dhe nga Kosova nuk u larguan e meritojnë gëzimin më të madh për Kosovën shtet të pavarur që sot njihet si shtet i pavarur, dhe e meritojnë lumturinë e të gjitha të mirat e kësaj bote sepse ata që derdhën gjak për lirinë, që sot në Kosova jehon është merita e tyre që derdhën gjakun në male e fronte, istikam e rrugë, shtëpi e livadhe. Në prezencë familjare u masakruan e u torturuan nga gjakpirësi gjakatar pa mëshirë në shqiptar vrau pleq e fëmijë dogji shtëpi e bakti, bëri zi e më zi, që asnjë shqiptar mos të jetë aty, por ata që nuk e kursyen as jetën e tyre duke u flijuar për lirinë që brezat e ri ta gëzojnë me krenari, si dhe besoni ju që po lexoni se nuk e kam lehtë ta shkruaj tërë këtë letër, por më detyron zemra të shkruaj dhe të nxjerr atë që e kam në brendësi të saj për mungesen që ndjej për vendlindjen time. Kurrë nuk do të mundem t’ia fal vetes nëse diku gabova me ty, që pas përfundimit të luftës nuk u ktheva, e nuk po di gjë që bëra ndryshim të madh, por erdha dhe mbeta këtu ku jam duke jetuar, mërzia në dukje më ka rritë moshën për 10 vite më shumë në pamje fizike. Kurrë nuk dëshirova të lëndoj askënd, e as veten time gjithçka ndodhi pa planifikuar, por lufta apo ta quaj tragjedia dhe tmerri që përjetuam në atë ditë të mallkuar kur filloi tmerri në vendlindjen time Kosovë…është e pa harruar, e ne duke u larguar për të shpëtuar, që unë kur erdha në këtë vend herët e kam kuptuar se jam një njeri i dënuar nga Zoti, por arsyen e këtij dënimi asnjëherë nuk e kuptova. Tani vazhdoj të qaj fatin tim pse jam në këtë vend të huaj, e nuk kthehem në vendlindjen time, ashtu si u kthyen disa që ishim së bashku këtu edhe pse ata nganjëherë kur unë kontaktoj me ta më thonë se je shpëtuar që nuk je kthyer për arsye se në Kosovë ende nuk kemi pasur mundësi të punësojmë gjithë vendin. Më thonë shumë kemi gabuar që jemi kthyer, por nga mendja ime ata nuk kanë gabuar që janë rikthyer në vendin ku kanë lindur, për atë edhe krye pushtetarët duhet të mendojnë që të mos na lënë të mendojmë, a të kthehemi a mos të kthehemi. E ne diku tjetër jetën ta kalojmë, kemi shtet, kemi mundësi të kthehemi aty ku e kemi mendjen në çdo sekond të kohë,s e jo të rrijmë në një vend ku zemra nuk ta do. Këtu jemi ne me kuptimin e fjalës kontribues të shtetit të huaj, punojmë per dikë që nuk e dijmë as se kush është, e pse mos të na bëhen kushtet të vijmë në vendin ku kemi lindur? O ju vëllezër politikana në pozitë dhe opozitë, nga kryetarja dhe kryeministri, e me ministra dhe deputet punoni, mendoni e mos na harroni, sepse unë kurrë nuk e gjeta veten këtu. Kam punë, para, jetë standarde, por nuk kam gëzimin dhe lumturinë si në vendin tim. Jetova me një shpresë të vdekur dhe në shoqëri të ëndërrave për këtë pafatësi. Mbeta i vetmuar, jetën pa ndalë duke e mallkuar dhe veten e emërova në bazë të asaj që mbeta “Robi i të huajit” më detyron, më urdhëron të bëj atë që ai dëshiron. Punoj-punoj për shtetin e huaj, jo për veten, sepse të gjithë thonë që diqka bëjnë, por kjo nuk është e vërtetë, sepse po të isha në vendin tim dhe të punoj si punoj këtu, ndoshta këtë rrogë se kisha, por në të vërtetë isha dukur të paktën si djal kosovar, e jo njeri i robëruar. Kurrë nuk dëshirova të gaboj dhe para Zotit të jem një mëkatar kur e di se në këtë botë jam vetëm një kalimtar i rastit që stacionin e fundit të jetës e kam në pragun e vdekjes për në botën tjeter e inshalla do zoti nuk jesë ketu ku jam asgjë në këtë botë nuk është e përjetshme e as e pavdekshme.
Tash vazhdoj të qaj ditët e rinise që më ikën në vendin e huaj e kurrë më s’kthehen prapë asnjëherë në jetë nuk i deshta vendet e huaja, jam i etur për vendlindjen time çdoherë Kosovë të kam dashur me shpirt e me zemër të pastër por kurrë dashuria nuk më është kthyer në të njëjtën mënyre sepse në ty kishte sundues mbi ty dhe gjakpirs për ne në çdo pllambë e tokë shqiptare,sado që po mundohem t’i harroj traumat e të kaluarës si duket rrugët tona nuk po takohen askund jam mbetur i burgosur në liri por në token e huaj që e gjitha më duket zi se si ndihem unë tani të tregon vetë rrefimi i shkruar. Kurrë nuk e kam menduar një jetë të tillë që të bën të vuash me mall në heshtje të lëndosh zemrën e askujt mos t’i tregosh çdoherë që shkruaj per ty ndihem i priveligjuar dhe krenar kur e di faktin se ti e meriton këtë Kosovë vendlindja ime e meriton që një djalë si unë të vdes për ty në tokën ku kam lindur më ka mar malli për aromën e maleve, livadheve, deleve duke kullotur për gjithçka që aty unë se kam shijuar. Isha i ri kur barbari dhe gjakpirësi i ballkanit filloi torturat e masakrat mbi ty oj vendlindja ime që edhe unë jam pjesë e asaj se çfarë përjetuam, çdo njeri nç Kosovë përjetuam dhe humbëm më të dashurit tanë saqë tani iu tregoj edhe një tragjedi tjetër të jetës sime që unë perjetova shumë i ri. Kur isha në shkollën fillore përjetova atë që se kam paramenduar kurrë në jetën time që edhe në bankat shkollore të përdoret helm ndaj nxënësve, por kjo ndodhi ndaj shkollave shqipe edhe unë isha në shkollë ku mësohet dhe flitet shqip aty edhe ishte qëllimi që mos të flitet  dhe mësohet shqip që ne si fëmijë dhe gjak shqiptar mos te dijmë as te lexojmë, mos të shkruajmë,as mos të mësojmë të mbesim analfabet.Dhe me gjithë bindjen e plotë them se nuk u realizua dëshira për okupatorin sllavo-serbo barbar, gjakpirës për shqiptar, sepse edhe pse na helmuan prapë nga rruga e dijes nuk na larguan. Me vështirësi dhe torturë mësuesit dhe arsimtarët përsëri vazhduan rrugën e vështirë për të na mësuar por çdoherë duke u torturuar. Eh, sa e sa orë e ditë më ikin duke të menduar ty oj koha e cila kalove me pasoja për ne si nxënës dhe mësimdhënësit që panë dhe nuk mundën të bëjnë asgjë përpos të vrapojnë me vrap duke na parë ne duke u përplas në dysheme, duke u munduar maksimumin e mundit për të na dalë në ndihmë, kalonin veturat pa ndalë duke na lehtësuar pas gjithë asaj që përjetuam si nxënës të shkollës fillore, ku edhe në këtë kohë që shkruaj për këtë tregim, përpilitem dhe ndjej shtrëngimin në zemër. Lotët më rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomës sime, atëherë lotët thahen nga ngrohtësia e rrezeve mbi fytyrën time.Ç’ti bëj syve që ndiejnë mall e duan të t’shohin dhe derdhin vetëm lot pa ndalë?! Ç’ti bëj vetes sime që është përjetësia e së kaluarës nga e cila pasojë erdhi drejtpërdrejtë nga gjakatari i Ballkanit e si thuhet dhe mbrohet kjo kur ne si nxënës nuk ishim ata që duhet ta perjetojmë atë por kjo ishte pjesa e jetës sonë për arsye që ishim shqiptar . Jam unë si shumë vëllezër e motra që përjetuam atë qe e dijnë edhe bota, jam unë ai që përjetova atë që nuk mundet ta rikujtojë askush pa i rrjedhur lotët nga sytë. Tani thërras me zë te shurdhër dhe vuaj brenda vetes këtë tragjeti këtu në dhe të huaj që edhe kësaj radhe erdha dhe u dëbova nga ai gjakatar që na helmoj kur isha në bankat shkollore. E ju që e lexoni, më besoni ndihem i vetëm në këtë botë të madhe, i humbur si një i huaj, ku në errësirë rri i harruar dhe i hidhur në një qoshe pa skaj, mes ëndrrash që dikur i përjetova, por kënaqësia më e madhe e jetës sime është që,
Vendlindje ty nuk të harrova kurrë .



Iniciativa Vullnetare “RB”
Reshat Blakçori
Podujevë
26.02.2015
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi