Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Opozita e Kosovës, letër të hapur qytetarëve

Shko poshtë

Opozita e Kosovës, letër të hapur qytetarëve Empty Opozita e Kosovës, letër të hapur qytetarëve

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 09, 2015 7:35 pm

Opozita e Kosovës, letër të hapur qytetarëve

Opozita e Kosovës, letër të hapur qytetarëve 1444407337opozita-letra
Partitë opozitare në Kosovë - Vetëvendosje, AAK dhe Nisma - shpjegojnë veprimet e fundit në Kuvend përmes një letre të hapur drejtuar qytetarëve.

Ata risjellin në vëmendje se, i kanë kërkuar kryeministrit Isa Mustafa të japë dorëheqjen, nëse nuk tërhiqet nga marrëveshjet me Serbinë.

Në letrën e opozitës, ata pranojnë se veprimet e deputetëve të tyre në Kuvend ishin të parregullta, por sipas tyre nuk kanë pasur qëllim lëndimin e njerëzve.

“Vezët, uji dhe gazi lotsjellës nuk janë drejtuar kundër Kuvendit, as kundër ndonjë institucioni të shtetit. Janë drejtuar kundër vendimeve të gabueshme të Qeverisë, të cilat mund të zbatohen. Nën tymin e gazit lotsjellës kemi qëndruar edhe vetë, ne deputetët e partive opozitare, të përkushtuar për të mbrojtur shtetin, territorin dhe demokracinë në Kosovë” , thuhet në letrën e përbashkët të tri partive opozitare.

Partitë opozitare vlerësojnë se vendimet e kryeministrit Isa Mustafa, për marrëveshjet me Serbinë, do të rezultojnë në ndarjen etnike të Kosovës, duke formalizuar dhe legalizuar ndikimin politik të strukturave ilegale të Serbisë, mbi një pjesë të territorit të Kosovës.

Edhe marrëveshja për caktimin e kufijve me Malin e Zi, për opozitën kosovare është e papranueshme, pasi - sipas tyre, - i heq Kosovës mbi 10 mijë hektarë të territorit të saj. “Këto për ne janë të papranueshme”, thuhet në letrën e përbashkët të tri partive opozitare.

/ Top Channel 





Letra e partive opozitare
Opozita e Kosovës, letër të hapur qytetarëve Opozitaletra
Opozita e Kosovës, letër të hapur qytetarëve Opozitaletra
Opozita e Kosovës, letër të hapur qytetarëve Opozitaletra



 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi