Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DILA GECAJ - NUSE PA DUVAK

Shko poshtë

DILA GECAJ -  NUSE PA DUVAK Empty DILA GECAJ - NUSE PA DUVAK

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 04, 2015 6:50 pm

DILA GECAJ -  NUSE PA DUVAK 10629812_295138957339618_3842612813605587510_n



DILA GECAJ
 
NUSE PA DUVAK
(Ky është një tregim i vërtetë i një nuseje në Prishtinë treguar nga fqiu i sja para dy jave!)
 
DILA GECAJ -  NUSE PA DUVAK 6%255B1%255D

Drita,si vajzë e re,e kishte ëndërren e sajë,
Siq ëndërrojnë të gjitha vajzat shqiptare,
Të bëhej nuse me duvak e fustan të bardhë
Me daulle, këngëtar e me pushkën habertare.
 
Kështu ëndërronte, kur jetonte në lumturi
Në një qytet të bukur në Kosoven tonë,
Me prndërit, gjyshen dhe dy vllëzërit
Sa e zgjuar ishte kreshnikja, shembullore në shkollë.
 
Gjatë viteve të luftës jeta na u keqësue
Mbaroi robërimi dhe erdhi e pritur Pavarësia,
Pushtetin e moren njerzit e degjeneruar
Përsëri jeta me brenga, skamja e varfëria.
 
Vllëzërit u shkolluan por nuk gjeten punë,
Gjyeshje e sëmurë, gjëmonte me ngashërim,
Ah! Jetë e zezë, plot halle e varfëri
Edhe ati ju vdiq i ri, mjerim, mjerim, mjerim.
 
Vllëzërit moren iken të trishtuar nga këto fatkeqësi
Askush nuk e di ku treten, ku kanë mbetur,
Të ndjekur nga mjerimi e shteti, moren boten në sy
Ku gjnden tani, a janë të vrarë apo të vdekur?
 
Drita kishte kishte dy vite që ishte fejuar,
E shtëpia e saj ishte mbuluar në të zi,
Edhe i fejuari si të tjerët ishte varfëruar,
Edhe atij i kishin ndodhut shumë fatkeqësi.
 
Nëna i kishte vdekur pesdhjetë vjeçare
Pa ilaçe të duhura, pa kujdesje mjeksore,
O Zoti i Madh ndihmo, ktheje të mbaren
Këtij shteti, vetëm hajnia po i shkon përdore.
 
Drites iu shua ëndërra e jetës së saj,
Erdhi një ditë dhëndërri e mori nusen e tij,
Ajo doli üa duvak, pa velin e nusërisë
Duke mallkuar veten dhe fatin e saj të zi.
 
U bë nuse dhe shiqonte burrin e saj në sy,
Sa dhimbje në shpirt e sa lotë në sy,
U bashkuan në kohë e apokalipsës kombëtare
Me shpresa të thyera për një lumturi.
 
Në varfëri do t´jetohet si askurrë
Nga një pension i vogël, i gjyshës së sëmurë.
 
Ushëheqësia jonë, janë më t´pamshirshmit në botë,
Me gënjeshtra e mashtime duke punuar,
Akoma nuk u nginë, po vjedhin ëdo ditë.
Atdheun varfëruan, shkatrruan e shkretëruan.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi