Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DILA GECAJ - VRASËS I DASHURISË !

Shko poshtë

DILA GECAJ - VRASËS I DASHURISË ! Empty DILA GECAJ - VRASËS I DASHURISË !

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 21, 2015 7:09 pm

DILA GECAJ - VRASËS I DASHURISË ! 12179200_1083001958397056_146449802_n


DILA  GECAJ



VRASËS I DASHURISË !


O Zot! Si qënka shkruar jeta për disa! 
Udhë e gjatë vuajtjesh, me ferra shtruar. 
Kjo parajsë e rremtë, vetëm zhgënjim, 
një gotë mjalti; më pas gjithë jetën helmim!


Jeta, tunel errësire, dritë do shpirti i dlirë, 
në mjegullat e jetës humbin njerëzit e mirë. 
Ky oaz magjik plot gjemba, rrethuar, 
askush prej tyre nuk shpëtoi pa u lënduar!

Kjo jetë katile, qënka vetëm një iluzion! 
Kthetrave të saj, të dashuruar gllabron. 
Me lojra e fallsitete, me mëkate aq shumë, 
lëndon zemra të pafajshme, loti vërshon lumë!

Kohë e pa kohë, e rrezikshme, pa shpresë. 
Pa mëshirë shpirtra vesh me të zeza. 
Nis si këngë bilbili, e përfundon në vajtim... 
sa dogje moj jetë, s'harrove as shpirtin tim!

Sa herë na porosisnin të vjetrit! Kujdes! 
"Kjo botë sot s'ka sinqeritet por interes." 
Interesi, është armiku më i madh i miqësisë, 
sëbashku me hipokrizinë, 
bëhet vrasës i çmendur i dashurisë!

Dila Gecaj

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi