Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpërthen Bekim Jashari, e quan turp mos intonimin e himnit kombëtar

Shko poshtë

Shpërthen Bekim Jashari, e quan turp mos intonimin e himnit kombëtar Empty Shpërthen Bekim Jashari, e quan turp mos intonimin e himnit kombëtar

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 05, 2015 4:52 pm

Shpërthen Bekim Jashari, e quan turp mos intonimin e himnit kombëtar


Shpërthen Bekim Jashari, e quan turp mos intonimin e himnit kombëtar Largea_largea_bekim-jashari-050312-7885114255519651425560039


(E plotësuar) - I biri i Hamëz Jasharit Bekim Jashari në manifestimin kryesor për Epopenë e UÇK-së në kazermën “Adem Jashari” ka thënë se si asnjëherë parë ndihet i turpëruar.
Bekim Jashari tha se kjo nuk i ngjan një tubimi për dëshmorët e UÇK-së për shkak të mos intonimit të himnit kombëtar.
“Sot për fat të keq si asnjëherë më parë, si asnjëherë që nga përfundimi i luftës nuk jam ndier më i turpëruar. As nuk po ndjehem mirë që ndodhem në mesin tuaj. Për herë të parë pas luftës në një Epope nukpo intonohet himni kombëtar. Turp”, ka thënë Jashari.


Shpërthen Bekim Jashari, e quan turp mos intonimin e himnit kombëtar Presidentja5marsprekaz

Në Prekaz kujtohet sakrifica e të gjithë dëshmorëve


Presidentja e vendit Atifete Jahjaga bëri homazhe në Prekaz pranë varrezave të familjes Jashrari. Ditën e sotme ajo e quajti të veçantë për të nderuar figurën e Komandantit legjendar Adem Jashari.
“Kemi ardhur sot në këtë ditë të veçantë, për të nderuar figurën dhe emblemën e UÇK-së, Komandantit Legjendar Adem Jashari, për të kujtuar sakrificën individuale dhe kolektive të të gjithë atyre që ranë për ne që sot të jemi të lirë, një vend i pavarur, një vend sovranë dhe një vend i cili ka të ardhme të sigurt drejtë integrimeve evropiane dhe euroatlanitike dhe miqësitë të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ajo.
Shpërthen Bekim Jashari, e quan turp mos intonimin e himnit kombëtar Hardaniaj0503


Haradinaj: Në Prekaz nderimi nuk mjafton


Kryetari i AAK Ramush Haradinaj bashkë me delegacionin e tij dhe bashkëluftëtarët të Zonës së Dukagjinit bënë homazhe para varreza të Jasharajve në Prekaz. Haradinaj tha se ky është një përvjetor që ka e bërë kthesën e madhe të shqiptarëve për liri.
“Nderojmë sot në përvjetorin e rënies heroike të komandantit legjendarë Adem Jashari, familjes Jashari, një përvjetorë që e ka bërë kthesën e madhe të shqiptarëve për liri. Jemi së bashku me ata që e kanë përjetuar mbi supe rrugën e mundimshme të lirisëpra me bashkëluftëtarë e me invalid ky nderim kuptohet nuk mjafton por me gjithë atë e dërgon një porosi se në rrugën elirisë do të rrugëtojmë gjithnjë”, tha ai.
Shpërthen Bekim Jashari, e quan turp mos intonimin e himnit kombëtar Levizja5marspre


VV: Nuk mund t’i kujtojmë dëshmorët nëse nuk punojmë për aspiratën e tyre

Lëvizja Vetëvendosje bëri homazhe dhe vendosi lule në varrezat e familjes Jashari në Prekaz. Kryetari i ri i kësaj Lëvizje Visar Ymeri tha se para 17 vitesh në Prekaz u bë epiqendra e lirisë së Kosovës.
“Sa herë vijmë dhe i kujtojmë dëshmorët duhet domosdoshmërisht të kujtojmë edhe veprën e tyre, vepër kjo në funksion të aspiratës së tyre. Aspiratës për një Kosovë të lirë, sovrane dhe një Kosovë të kombit shqiptar e cila i bashkohet kombin shqiptar. Nuk mund t’i kujtojmë dëshmorët e të mos e kujtojmë veprën e tyre dhe nuk mund t’i kujtojmë dëshmorët nëse nuk punojmë për veprën e tyre dhe aspiratën e tyre”, ka thënë ai.
Pas përkuljes tek varrezat e Jasharajvei pari i Vetëvendosjes nuk la pa folur edhe për gjendjen aktuale në vend. Ai tha se sot pas 17 vitesh është një Kosovë nga e cila po ikin njerëzit për shkak të shtrëngesave ekonomike dhe për shkak të pa barazisë.


Shpërthen Bekim Jashari, e quan turp mos intonimin e himnit kombëtar Baci5marsprek


Pacolli: Historia e Jasharajve do ta ketë një vend me gërma të arta

Lideri i AKR-së Behxhet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka kujtuar 17 vjetorin e vrasjes së familjes Jashari. Ai ka shkruar se familja Jashari e ka mirëpritur gjithmonë si qytetar, si president, si politikan duke e pasur gjithmonë derën hapur.
“Sot në 17 vjetorin e vrasjes së familjes Jashari, dua të nderoj me pietet sakrificën e kësaj familjeje martire, heroizmin e Adem Jasharit, që janë themeli më i fortë i pavarësisë sonë. Do doja shumë të isha musafir i kësaj familjeje, që më ka mirëpritur gjithmonë si qytetar, si president, si politikan duke e patur gjithmonë derën hapur. Në pamundësi të jem pranë miqve të kësaj familjeje të madhe, ashtu si dhe herë të tjera, unë i them bacës Rifat dhe gjithë të tjerëve: mbahuni të fortë dhe me dinjitet siç keni bërë vazhdimisht. Historia gjithmonë do ta ketë një vend me gërma të arta për familjen tuaj”, shkruan Pacolli në Facebook.
Sipas tij, një sakrificë aq e madhe, një therrori me çmim aq të shtrenjtë, për fat të mirë u shpërblye me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Vrasja e kësaj familjeje patriote që vdiq për flamurin e kombit tonë të përbashkët, kombit shqiptar ka qenë një ndër ngjarjet më të rënda në jetën time që e kam përkujtuar në librin tim “nga sfida në sfidë”. Ndaj besoj sot se të vrarët, burra, gra, pleq e fëmijë, me në krye simbolin e pavarësisë sonë, Ademin prehen të qetë në varrezat monumentale ku sot të gjithë brezat e kosovarëve betohen se do ta çojnë para veprën e tyre”, shkruan Pacolli.
Liderët shtetëror bëjnë homazhe në Prekaz
Sot zyrtarët e shtetit do të bëjnë homazhe në Prekaz me rastin e 17 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga bën homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz. Edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, merr pjesë në ceremoninë ushtarake të FSK-së për nderë të Epopesë së UÇK-së.
Po ashtu një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje!, i përbërë nga anëtarët e Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Sekretariatit të Përgjithshëm, do të bëjë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prekaz.
Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga ish-bashkëluftëtarë të tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të bëjë homazhe në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Prekaz./BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi