Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Erleta Hoti këshilltare e Edita Tahirit

Shko poshtë

Erleta Hoti këshilltare e Edita Tahirit Empty Erleta Hoti këshilltare e Edita Tahirit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 06, 2015 9:10 pm

Erleta Hoti këshilltare e Edita Tahirit
Erleta Hoti këshilltare e Edita Tahirit Largea_erleta_hoti_leter_publike_kuve1425647084
Ish-kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Erleta Hoti, tashmë do të jetë pjesë e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë në cilësinë e këshilltares së kryenegociatores Edita Tahiri.
Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline, vet Edita Tahiri, e cila ka thënë se Erleta Hoti është pjesë e ekipit të ri të këshilltarëve të saj, qysh para 2 muajsh.
“Po Erleta është këshilltare e imja, që para dy muajsh, kur edhe e kam krijuar ekipin e ri të këshilltarëve”, ka konfirmuar Tahiri.
Ajo ka thënë se beson në punën e Erleta Hotit, duke thënë se ka vlerësime të larta, pasi që thotë se Hoti ka qenë një studente e shkëlqyer në fakultetin e Shkencave Politike.
“Erleta ka qenë studente e imja, dhe ka qenë e shkëlqyeshme si studente, më ka ardh mirë që ajo ka shpreh vullnetin që të jetë pjesë e ekipit tim”, ka thënë Tahiri.
Ndryshe, Erleta Hoti është njëra ndër ish kandidatet e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka shfryrë e sharë, nëpërmjet rrjeteve sociale për secilin aktivitet të Qeverisë së Kosovës. Ajo ka qenë e ashpër dhe e zëshme edhe kundër dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë i cili vazhdon të mbahet në Bruksel.
Përveç kësaj, Hoti ka bërë edhe deklarata të fuqishme “moraliste”, se si nuk duhet ndërruar qëndrime për shkak të interesave personale, por se ajo vet do tashmë është këshilltare e ministres pa portofol në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi