Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Erleta Hoti reagon ashpër kunder xhihadistit Salih Kabashit

Shko poshtë

Erleta Hoti reagon ashpër kunder xhihadistit Salih Kabashit Empty Erleta Hoti reagon ashpër kunder xhihadistit Salih Kabashit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 25, 2015 12:30 am

Erleta Hoti reagon ashpër kunder xhihadistit Salih Kabashit 11703386_1599344883686199_2815243540522791250_n

Erleta Hoti reagon ashpër kunder xhihadistit Salih Kabashit




Erleta Hoti, e bija e atdhetarit Ukshin Hoti, përmes profilit të saj në Facebook, reagon ndaj nje postimi që Salih Kabashi që ka bërë duke e sulmuar me fjalë banale deputeten Alma Lama. Lexoni mëposht reagimin e Erleta Hotit e poashtu shikoni postimin e Salih Kabashit:



Qenka qu peshë një gazetar, redaktor e publicist me emrin @Salih Kabashi, që në emër të fesë që i përket, ta ofendojë në mënyrën më banale të mundshme deputetën Alma Lama.
Edhe pse as që ja vlen me u marrë me këta “burra trima”, nuk durohem pa ia thënë dy, tre fjalë:
– Zotëri, ta shiqova pak profilin, ku më ra në sy që kishe plasuar mburrje të papara për kontributin tënd mbi çështjen tonë kombëtare e tash ofendon ndytësisht në moral një femër shqiptare. Po ti vet ke luftu për komb apo për fe?
Sidoqoftë, të pëlqeu apo s’më pëlqeu, ajo ka shumë përkrahës pas vete mu pse çiftave si ti, që trimërine e shfaqin duke u fshehur prapa krahëve të militantëve fetar ua tregon vendin mu aty ku e kanë, në këtë baltë të pazhvilluar patriarkale.
– Lehtë është të çohen një dyzinë meshkuj trushpërlarësh të sojit tënd, ta ofendojnë moralisht e ta kërcënojnë një femër. Por, po të ndodhtë që ajo të ishte mashkull me krahë të fortë, vehten e kishit rrafë shuplaka nga frika!
-Çifti juaj nëpër mërgatë gjithë ditën rrini duke u krenuar se jeni autokton në këto treva e si shembull nuk përtoni ta merrni Hyjneshën mbi Fron. Po e dini se çfarë simbolizon ajo? Perëndine e parë dardano ilire, e cila ishte FEMËR. Para dy mijë e ca viteve kemi respektuar femrat më shumë se sot. Përveç se janë konsideruar hyjnore janë çmuar mu për plleshmërine e tyre.
– Në teori, me siguri rrini gjithë ditën duke shitë mend se si nënat, motrat apo vajzat duhet çmuar, meqë nga gjiri i tyre ushqehemi, por me sa po e shoh ju dhe adhuruesit e juaj nuk respektoni as familjet e juaja e lëre më të tjerët.
-Për fund, kam bindje të plotë që shkaku i njerëzve si ju (përveç problemeve tjera), ne me mentalitet të masës jetojmë ende në mesjetë, mu në mes të Evropës.
Uroj që në mesjetë të mbetemi, deri sa me rrënjë, farë e fis t’ju shporrim në vende me konflikte fetare. Atje ku mendja t’mos ju shkojë ta përmendni emrin SHQIPTAR!
TURP për ato mustaqe që i mbani për së rëndi!
P.s. Juve që ju mbetet hatri ju rikujtoj që për çdo ekstremist fetar, politik e social ndaj mendim të njejtë kur shesin trimëri ndaj gjinisë së ndjeshme. Për këtë arsye, pa asnjë interes personal mbroj gjininë time, veçanërisht kur i ofendojnë në moral.
Erleta Hoti reagon ashpër kunder xhihadistit Salih Kabashit Salih-kabashi-sulmon-deputeten-alma-lama-680x122
Erleta Hoti reagon ashpër kunder xhihadistit Salih Kabashit 11755630_10153061122224077_6439952451416855770_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi