Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AVDYL GËRVALLA:GJERMANIA 49 : 47 KOSOVO*

Shko poshtë

AVDYL GËRVALLA:GJERMANIA 49 : 47 KOSOVO* Empty AVDYL GËRVALLA:GJERMANIA 49 : 47 KOSOVO*

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 14, 2015 6:48 pm

AVDYL GËRVALLA:GJERMANIA 49 : 47 KOSOVO*



AVDYL GËRVALLA:GJERMANIA 49 : 47 KOSOVO* Largea_largea_avdyl-gervalla13990624011426315570


Me që gjykata ushtarake e Sokol Dobrunës ka guxuar të gjykoj njerëz e ushtarë edhe me dënimin kapital në bazë të kushtetutës jugosllave, më lejohet edhe mua si mërgimtar të marr shembull gradat e ish-ushtrisë jugosllave për ta ilustruar shkrimin tim.


Pra, në ish-ushtrinë jugosllave, mes ushtarit të thjeshtë e deri në graden gjeneral kanë ekzistuar edhe nja 17 grada, apo tituj. Në ushtrinë shqiptare, të Shqipërisë, nga grada e ushtarit të thjeshtë e deri në graden e gjeneralit të brigadës janë hiq më shumë se 11 grada apo tituj. Kurse në ushtrinë gjermane p.sh., mes ushtarit të thjeshtë e deri në graden gjeneral ekzistojnë edhe fiks 25 grada, apo tituj. Për sa kam marrë vesh, në Gjermani janë 49 gjeneralë për një numër të 80'523'700 banorëve, (pra mbi 80 milion) dy gjeneral më shumë se në kosovo*, e cila ka veç 47 gjeneralë, për një numër të regjistrimit të fundit të Rifat Blakaj, hiq më shumë se 1'600'000 banorë (të cilëve duhet hequr së paku edhe nja 200'000 që i përzuri qeveria në azil buke e punësimi).
Gjeneralët gjerman ruajnë sovranitetin territorial (plus ajror e detar) të vendit të vet. Gjeneralët e kosovo*s në kohë paqeje bëhen edhe ministra e zëvendës-ministra, madje edhe deputet, nuk i pengon ajo punë fare, janë më popullorë ngase burojnë nga populli. Por kurrësesi nuk duhet harruar fakti se gjeneralët e kosovo*s janë edhe më të përkushtuar në mbrojtjen e vendit se sa ata gjermanë, gjë që e dijnë edhe zogjtë e malit, sepse gjermanët janë gjeneralë vetëm me shkolla, e në kodin e tyre shkollor nuk ekziston kacafytja me shtypin ditor, e lëre me të kërcënojnë kryeredaktorin e njëres nga gazetat e tyre... kurse në kosovo* po.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi