Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga mbledhja solemne:FJALA E KRYEMINISTRIT THACI

Shko poshtë

Nga mbledhja solemne:FJALA E KRYEMINISTRIT THACI Empty Nga mbledhja solemne:FJALA E KRYEMINISTRIT THACI

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 16, 2009 4:54 pm

FJALA E KRYEMINISTRIT THACI

Nga mbledhja solemne:FJALA E KRYEMINISTRIT THACI 546

Prishtinë, 15 qershor 2009



I nderuar Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi

I nderuar President i Kosovës, Fatmir Sejdiu

Miq të nderuar të Kosovës

I nderuari President Ahtisari

I nderuari Albert Rohan

I nderuari Piter Feith

Të nderuar ambasadorë

Zonja dhe zotërinj,


Kushtetuta është themeli i çdo shteti, prandaj Kushtetuta jonë është një bazë e mirë mbi të cilën është ndërtuar shteti ynë i ri.

Gjithë historinë e saj politike Kosova vendi ynë dhe qytetarëve të saj u është imponuar dhunshëm Kushtetuta . Sot një vit më parë, Kosova miratoi për herë të parë Kushtetutën e vullnetit të vet.

Ishte kulminacioni i një rruge të gjatë për një republikë të re, të përkushtuar për liri dhe rend demokratik.

Shumë njerëz kanë sakrifikuar kaq shumë dhe shumë kohë, prandaj kjo Kushtetutë qëndron si monument për t’i inkurajuar të gjithë ata që luftuan për të drejtat tona dhe për pavarësinë tonë.

Kushtetuta shkruhet që të jetë dokument që nuk e shkel koha.

Ne e shikuam dhe u konsultuam me mendjet më të ndritura të ligjit në këtë shtet dhe në tërë botën, shumë prej të cilëve janë me ne këtu sot.

Por, çka është më me rëndësi, e dëgjuam zërin dhe vullnetin e popullit të Kosovës.

Kushtetuta jonë deklaron qartë se Republika e Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit.

Ajo flet dhe respekton të drejtën e pronës, mosdiskriminimin, mbrojtjen e mjedisit, drejtësinë sociale, lirinë e medies, pluralizmin.

Të gjithë ne, posaçërisht ne që jemi në pushtet më mirë se askush tjetër e kuptojmë se edhe mediet janë partnerë, por edhe kritike në raport me pushtetin. Duhet kuptuar dhe mirëpritur një gjë të tillë. Kjo është dëshmia më e mirë për funksionimin e një shoqërie të shëndoshë, të lirë dhe demokratike.

Prandaj Kosova është shtet i lirë, demokratik dhe paqedashës që do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të saj.

Kosova sot është demokraci moderne evropiane, rritja dhe zhvillimi i së cilës është i paevitueshëm.

Kosova respekton të drejtat e minoriteteve në kuptimin më afirmativ të mundshëm.

Në të njëjtën kohë janë të paevitueshme janë edhe sfidat me të cilat do të përballemi dhe me rrugën e gjatë që duhet ta bëjmë bashkërisht.

Qytetarët e shtetit tonë janë të vetëdijshëm se çdo pjesëtar i shoqërisë sonë, pa marrë parasysh racën, gjininë, fenë apo kombin duhet t’i ketë të drejtat të mbrojtura dhe zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe respektohet.

Këto të drejta dhe ideale janë mishëruar në Kushtetutën e Republikës sonë.

Zonja dhe zotërinj,

Gjithmonë do të kujtojmë datën 15 qershor 2008, si datë në të cilën të drejtat tona dhe Kushtetuta jonë u bënë realitet.

Fryma e unitetit që i ka bashkuar kosovarët për ta arritur pavarësinë, ka mbetur me ne deri këtë ditë të sotme.

E ardhmja jonë, çdo ditë e më shumë është e ndritur dhe e sigurt.

Të shkojmë drejt të ardhmes së bashku, krenar dhe të bashkuar, dhe t’i qëndrojmë besnikë kësaj Kushtetute, që është marrëveshje e përjetshme ndërmjet institucioneve dhe popullit të cilit i shërben ajo.

Faleminderit shumë.

Foto Blerim UKA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nga mbledhja solemne:FJALA E KRYEMINISTRIT THACI Empty Fjala e Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 16, 2009 4:55 pm

Fjala e Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu

Nga mbledhja solemne:FJALA E KRYEMINISTRIT THACI 4_4Fjala e Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, në njëvjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Më lejoni që në emër të qytetarëve dhe të institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës, t’u shpreh mirëseardhjen në vendin tonë Presidentit Marti Ahtisaari dhe Ambasadorit Albert Rohan, të cilët patën rol udhëheqës në procesin e gjatë dhe të vështirë, por gjithsesi të suksesshëm të përcaktimit final të statusit të Kosovës, përkatësisht pavarësisë së saj
Prishtinë, 15 qershor 2009
I nderuari kryetar i Parlamentit të Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi,
I nderuari kryeministër Hashim Thaçi,
Të nderuar deputetë dhe ministra,
Të nderuar ambasadorë të shteteve mike të akredituar në Prishtinë,
I nderuar Përfaqësues i Misionit Civil Ndërkombëtar në Kosovë, z. Piter Faith,Nga mbledhja solemne:FJALA E KRYEMINISTRIT THACI 5_7
I nderuar shef i EULEX-it, z. Ive de Kermabon,
Të nderuar përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve shkencore e kulturore të vendit,
Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës,
Më lejoni që në emër të qytetarëve dhe të institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës, t’u shpreh mirëseardhjen në vendin tonë Presidentit Marti Ahtisaari dhe Ambasadorit Albert Rohan, të cilët patën rol udhëheqës në procesin e gjatë dhe të vështirë, por gjithsesi të suksesshëm të përcaktimit final të statusit të Kosovës, përkatësisht pavarësisë së saj.
Njëvjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës po e shënojmë me një varg të arriturash. Republika e Kosovës, shtet sovran dhe demokratik i të gjithë qytetarëve të saj, është njohur nga 60 shtete anekënd globit dhe me shumë prej tyre ka vënë marrëdhënie bilaterale diplomatike. Kosova tashmë është anëtarësuar në mekanizma të rëndësishëm si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.
Këto janë arritje impresive për vendin tonë në planin ndërkombëtar, por qytetarët dhe institucionet tona kanë arritur rezultate të rëndësishme edhe në planin e brendshëm. Institucionet e Republikës së Kosovës janë forcuar dhe janë funksionalizuar në të gjitha nivelet e pushtetit qendror dhe lokal, Nga mbledhja solemne:FJALA E KRYEMINISTRIT THACI 6_3kurse pluralizmi politik dhe debati i hapur janë ngritur në nivelet e shoqërive të mirëfillta demokratike. Për këtë duhen përgëzuar të gjithë, si partitë që janë në pushtet, ashtu edhe ato të opozitës.
Viti i dytë i pavarësisë dhe i hyrjes në fuqi të Kushtetutës sonë, na gjen me Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila dita-ditës po formësohet sipas standardeve të parapara nga NATO-ja. Po kështu, u konstituua Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, e cila këto ditë është kompletuar edhe me përfaqësuesit ndërkombëtarë, të cilët, bashkë me gjykatësit vendës, do të jenë garantues të respektimit dhe të zbatimit të Kushtetutës në të gjitha fushat e jetës.
Të nderuar deputetë,
Vendi ynë ka dhënë dëshmi të fuqishme se është faktor i paqes, i sigurisë dhe i bashkëpunimit të mirë rajonal. Prandaj, në këtë përvjetor, më lejoni që të falënderoj për punën e shkëlqyeshme mekanizmat e sigurisë, KFOR-in, Policinë e EULEX-it dhe Policinë e Kosovës, që me gjithë sfidat e shumta, kanë arritur ta shndërrojnë vendin tonë në një faktor shumë të rëndësishëm të paqes dhe të sigurisë rajonale.
Institucionet e Republikës së Kosovës janë zotuar se do ta respektojnë me përpikëri Propozimin Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisari, duke implementuar ligje të rëndësishme që dalin nga ky propozim edhe në Kushtetutën e vendit. Këto ligje u japin garanci dhe siguri të plotë bashkësive etnike pakicë se të drejtat dhe liritë e tyre do të respektohen në nivelin më të lartë të mundshëm.
Gjithmonë në këtë frymë, si institucione të Republikës së Kosovës, ne ritheksojmë sërish angazhimin tonë të plotë për marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e lira e demokratike, e veçanërisht me vendet fqinje, me të cilat duam të japim bashkërisht dëshminë se jemi të gatshëm për integrimet e synuara euroatlantike.

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Të dashur qytetarë,
I nderuari President Ahtisaari, ne jemi gëzuar sinqerisht kur kemi marrë lajmin e mirë se Ju jeni nderuar me çmimin e madh Nobel për Paqe. Duke qenë të bindur se kjo mirënjohje prestigjioze ka qenë më se e merituar, ne ju falënderojmë për punën e madhe që keni bërë, për kurajën e rrallë dhe mençurinë me të cilën e keni udhëhequr procesin e përcaktimit të statusit përfundimtar të vendit tonë, Kosovës. Po ashtu, ne ju shprehim konsideratat tona më të larta për punën Tuaj të madhe shumëvjeçare për lirinë e popujve, për demokracinë dhe humanizmin në përgjithësi.
I nderuar President Ahtisari,
Institucionet dhe qytetarët e Kosovës do t’ju nderojnë përherë Ju, si dhe bashkëpunëtorët tuaj, ambasadorët Rohan, Uizner dhe Ishinger, për rolin e pazëvendësueshëm në procesin që mundësoi realizimin e ëndrrave tona shekullore për liri, pavarësi dhe demokraci. Ne ju shprehim falënderimin me urimin autentik të popullit të Kosovës: Qofshi gjithmonë faqebardhë!
Si shenjë mirënjohjeje e institucioneve dhe e popullit të Kosovës, dhe duke u bazuar në kompetencat që me jep Kushtetuta e Republikës së Kosovës, unë kam vendosur, z. President, që t’ju dekoroj me Medaljen e Artë të Pavarësisë, e cila u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj, të cilët kanë kontribuar për Pavarësinë e Kosovës.
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!
Zoti i bekoftë miqtë tanë!
Ju faleminderit!

Raport Nga :Blerim UKA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nga mbledhja solemne:FJALA E KRYEMINISTRIT THACI Empty PRITJA PER AHTISARIN

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 16, 2009 4:57 pm

PRITJA PER AHTISARIN

Nga mbledhja solemne:FJALA E KRYEMINISTRIT THACI 1_8Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, i shoqëruar nga kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka pritur sot në takim Presidentin Marti Ahtisari dhe ambasadorin Albert Rohan, të cilët po qëndrojnë në vendin tonë për të marrë pjesë në ceremonitë e shënimit të njëvjetorit të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Presidenti Sejdiu ka shprehur kënaqësinë e veçantë për takimit me z.Ahtisari dhe z.Rohan, duke i cilësuar ata si njerëz që kanë Nga mbledhja solemne:FJALA E KRYEMINISTRIT THACI 2_3udhëhequr procesin e gjatë e jo të lehtë, me urti të veçantë dhe kurajë, procesin e bisedimeve dhe kanë nxjerrë një rekomandim të veçantë në Dokumentin Gjithëpërfshirës për të ardhmen e Kosovës .
“Ishte kënaqësi për ne që bashkë me kryeministrin dhe kryetarin e Parlamentit të evokojmë zhvillime apo ngjarje nga procesi i gjatë por në të njëjtën kohë edhe të marrim këshilla me vlerë për ecjen e mëtejshme të Kosovës si një shtet i demokracisë moderne dhe i të gjithë qytetarëve”, theksoi Presidenti Sejdiu pas takimit.
“Është kënaqësi e veçantë po kështu se Presidenti Ahtisaari, ambasadori Rohan dhe ambasadori Wissner, i cili objektivisht për shkaqe shëndetësore nuk është në mesin tonë sot, dhe si një ekip me mandat ndërkombëtar kanë shprehur me punën e tyre vlerat bashkëkohëse dhe të arriturat ndërkombëtare që i përkasin edhe zgjidhjeve në procese negociatash por edhe të drejtave dhe të lirive të qytetarëve”, tha në vijim Presidenti Sejdiu, i cili përkujtoi se dje për vizitë në vendin tonë ishte edhe ambasadori Wolfgang Ischinger, i cili ishte këtu për të përuruar këtë përvjetor të rëndësishëm të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Nga mbledhja solemne:FJALA E KRYEMINISTRIT THACI 3_4Ndërsa, Presidenti Ahtisaari, pasi shprehu kënaqësinë e tij që ndodhej në Kosovë, bashkë më ambasadorin Rohan, për të festuar vitin e parë të Kushtetutës së Kosovës, i përgëzoi liderët e vendit për punën e madhe që është bërë, punë kjo e cila sipas Presidentit Ahtisaari është bërë në pajtim të plotë me planin në të cilin e tij.
Kishim një takim shumë të mirë me Presidentin, Kryetarin e Parlamentit dhe me Kryeministrin, në të cilin dëgjuam për progresin që është arritur në vend, dhe unë i përgëzova për punën e madhe që është bërë. Mendojë se puna është bërë në pajtim të plotë me planin në të cilin punuam bashkë, theksoi Presidenti Ahtisaari.
Ai ka vlerësuar anëtarësimin e Kosovës në FMN dhe në Bankën Botërore, si hapa shumë të rëndësishëm për të lehtësuar zhvillimin ekonomik në vend dhe për ardhjen e investimeve të jashtme.
“Absolutisht jo” është përgjigjur në vijim Presidenti Ahtisari në një pyetje nëse ekziston mundësia që, për shkak të kundërshtimit të serbëve, të rihapet dhe të rinegociohet Pakoja i tij për Kosovën.
Pas takimit në kabinetin e Presidentit, në një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës, Presidenti Sejdiu e ka dekoruar Presidentin Marti Ahtisari me Medaljen e Artë të Pavarësisë

Foto:Blerim UKA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nga mbledhja solemne:FJALA E KRYEMINISTRIT THACI Empty Re: Nga mbledhja solemne:FJALA E KRYEMINISTRIT THACI

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi