Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryeministrit Thaci ka probleme me gjuhen shqipe

Shko poshtë

Kryeministrit Thaci ka probleme me gjuhen shqipe Empty Kryeministrit Thaci ka probleme me gjuhen shqipe

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 03, 2010 11:36 am

Kryeministrit
Thaci ka probleme me gjuhen shqipe


Kryeministrit Thaci ka probleme me gjuhen shqipe 64447138-4E5F-4FBD-A914-FA1FB4ED9E39_mw800_s


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi,
bazuar në formularët ku e ka deklaruar pasurinë, shihet se nuk qëndron
kurrqysh me drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Ai, shkronjën “ë” e vendos
aty ku nuk ka nevojë, ndërsa e heq nga fjalët ku duhet, shkruan gazeta
kosovare "Zëri".



Lagjen Arbëria, ish-Dragodan, ku
Thaçi e ka pasur shtëpinë kohë më parë, ai e shkruan “ish-DragodanË”
ndërsa shtëpinë e shkruan “Shtëpin”. Madje këtë të fundit e përsërit
disa herë. Edhe deklarimin e veturës e ka shkruar “Vetur”. Por, jo vetëm
kaq. Në formularët, Hashim Thaçi e ka cilësuar vetën si KryetarË të
Partisë Demokratike të Kosovës, në vend se të shkruhet Kryetar.


Gratë
e politikanëve “të vobekta”


Gruaja e presidentit dhe e
kryeministrit nuk e kanë pasurinë në emër të tyre. Për më tepër, ato nuk
kanë, apo së paku nuk kanë deklaruar të kenë as para të ruajtura në
llogaritë e tyre. Gruaja e presidentit, Fatmir Sejdiu, Nazafete Sejdiu,
sipas deklaratës së presidentit, është e papunë, ndërsa gruaja e
kryeministrit Thaçi, Lumnije Thaçi nuk ka para të ruajtura në bankë, por
edhe nuk bëhet e ditur se ku punon. Por, ndryshe nga gruaja e
presidentit, kryeministri ka deklaruar se gruaja e tij ka të ardhura
vjetore në vlerë prej 15 mijë e 608 euro.

Më e pasura nga këto
zonja, duket të jetë gruaja e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Sevdije
Krasniqi. Kryeparlamentari ka deklaruar se gruaja e tij ka pagë mujore
rreth 600 euro, por nuk ka treguar se ku punon. Megjithatë, zonja
Krasniqi ka një veturë, vlera e të cilës është 11 mijë e 500 euro, por
ka të deponuara në llogarinë e rreth 10 mijë euro. Kryeparlamentari ka
deklaruar se gruaja e tij këto para i ka përfituar nga privatizimi i
ndërmarrjes “Plastika”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi